"Pavarësia e një shtrige dhe zinxhiri i roleve gjinore"

8 Dhjetor 2019, 20:40Lifestyle TEMA

Nga Zhaklin Lekatari 

Gruaja e pavarur ka qënë e rrezikshme në çdo epokë.  Ndonëse ka një vizion idilik  të epokës prepagane, gjinia femërore nuk ka qënë pothuajsë kurrë e lirë nga gjykimi i burrave, hiq këtu disa momente të rreme.

Edhe vetë emri femër ka një kuptim negativ në latinisht, vjen në fakt nga “ a fe et minus”, i pa fe.

Shtriga ishte një ide, një provokuese e burrit të shenjtë, e larguar nga zinxhiri i roleve gjinore.  Një vizion mitologjik që nuk përshtatet plotësisht me asnjë profil historik. Në të vërtetë ajo ishtë një grua e zakonshme, një e popullit, që ia kishte prishur dikujt, dhe e kishin denoncuar për inat. Si Rukie Rama, gjatë kohës së komunizmit.

Bukuri dhe dituri, në atë kohë ishin një binom që të çonte drejt vdekjes së sigurt. Mjaftonin pak prova për të akuzuar dikë për magji, gjatë një kohe të tmerrshme e gllabëruar nga murtaja dhe zija e urisë. Heretikët ( ata që janë larg udhës së zotit), ishin valvula e shfryrjes së komunitetit dhe loja e preferuar e klerikëve dhe shoqërisë së lartë. Në një kontekst seksofobik, tortura ishte mënyra më e mirë për të shfryrë perversionet. Në fakt  Djepi i Judës ( mjet torture), parashikontë lidhjen e të akuzuarve  me litarë dhe vendosjen e tyre sipër një trau në formë piramide prej druri ose metali. Me lirimin e litarëve, trupi lëshohej mbi piramidën, maja e të cilës penetronte anusin apo vaginën. Dënimi ishte një shfaqje vetëm për sadistët që paguanin torturatorin për të qënë prezent.

Shtrigat ishin krijesa tepër seksuale. Djalli bënte vazhdimisht seks me to për të pretenduar favoret e tij gjatë magjive. Ai merrte krijesën e tij nëpërmjet dy vrimave në pjesën e fundme të barkut. Për këtë arsye, të akuzuarit kontrolloheshin, pikërisht për të gjetur shënjat të cilat kërkoheshin sipas një manuali identifikimi. Shtriga dilte para publikut e zhveshur dhe e lyer me vaj, sipër një fshese. Simbolizmi është i thjeshtë dhe i dukshëm. Ajo është një e përdalë që kalëron burrin duke e bërë të ketë ejakulime gjatë natës.

Elementi më tërheqës për publikun që dëgjonte rrefimet, ishte sabba. Një mbledhje e natës, ku burra dhe gra bashkoheshin seksualisht, nën drejtimin e Djallit. Sabba ndodhte çdo ekuinoks ( baraznata) dhe solstik ( diellndalimi) si festat pagane të mbjelljes dhe korrjes. Por, metodologjia e zbatimit i ngjan më shumë ritit pagan që ndodh gjatë majit, gjatë të cilit kishte bashkime seksuale për të nxitur pjellorinë e tokës.

Shtriga e ditëve së sotme duket sikur ka dalë nga guva e mallkuar, sepse tashmë pritet pozitivisht. Filmat dhe serialet e ndryshme e kanë shndërruar në një personazh te besueshëm, Sabrina apo Maleficient. Tashmë shtrigat e ditëve të sotme janë personazhe që dijnë të duan, pra njerëzore si të gjithë ne. Megjithatë, në përditshmërinë tonë, gruaja e vetme dhe e pavarur ende shihet me dyshim. Ndoshta është lezbike, ngrënëse burrash, gore apo sterile. Një njeri pa projekt jetësor që  refuzon fëmijë dhe martesë. Janë të gjitha ndjenja të zbehura nga paragjykimi dhe nga një mentalitet që është mësuar të shohë gruan vetëm si makinë riprodhimi. Shpesh herë këto janë persona me karakter të fortë, plot energji, të motivuara, me jetë seksuale të pavarur, të vështira për t’u menaxhuar nga partnerë që ushqejnë një ndjenjë të fortë inferioriteti.

Nëse përshkrimi i përshtatet mënyrës apo qënies suaj, mos kini frikë të ndiheni të lira, mos kini frikë të ndiheni shtriga.(tabu)

4 komente në ““Pavarësia e një shtrige dhe zinxhiri i roleve gjinore””

  1. Martin Iden says:

    Lexojeni artikullin origjinal ne: fioreavvelenato.wordpress.com
    “L’indipendenza di una strega”.
    Zonjushe, te pakten titullin e keni ndryshuar paksa, ne krahasim me nje uebsajt tjeter. Edhe une nuk po ndryshoj shume: ?
    Perkthyesit kishin vlere te madhe….para me teper se 1 shekulli. Edhe nje studenti te shkrete nuk i lejohet eseja, nese perveç citimeve nga autore te ndryshem dhe fakteve, nuk jep edhe mendimin dhe konkluzionet e tij. Nejse, secili mbijeton me ate qe mundet. Po ama edhe kaq dembele nuk shkon.

  2. Ilir says:

    Mos kini frike as qe te quheni kurva. Ky eshte qellimi i ketij shkrimi… te modernizoje apo… emancipoje ato femra te reja qe Jane te lekundura ne kryqezimin e dy rrugeve. Te behen bashkeshorte te nje burri, te ndertojne familje e te lindin femije qe garantojne vazhdimesine e qenies njerezore dhe shoqerise?! Kjo eshte nje zgjedhje qe kerkon doza te forta ALTRUIZMI e PERGJEGJESIE ndaj femijeve, qe do te thote ndaj te ardhmes, dhe kerkon femra me… ATTRIBUTE, femra qe nuk mendojne thjeshte… vetem te kenaqin veten, me rebelimin e Tyre ndaj shoqerise njerezore me te metat e saj. Rruga e dyte pastaj, eshte rruga e veteplotesimit, veterealizimit vetekenaqesise. Ne djall vafte shoqeria, njerezimi me gjithçka! Veshtiresia me e madhe e rruges se dyte eshte tek plasja e cipes ne fillim… Guxoni pra… Plaseni cipen ne cdo kuptim, thyejeni akullin dhe bashkojuni rrugetimit ne te cilin duket se… s’do te jeni te vetme dhe… sa me shume, aq me mire. Mundesisht te gjitha femrat, te gjitha me nga nje… Fshese me bisht te madh… si ato qe kane qejf shrigat. Tranzicjoni 30 vjecar duket se do te zgjase edhe nja 20 vite. Ujerat e turbulluara duan kohe te kthjellohen.

    1. Martin Iden says:

      Je shume i mykur, Ilir dhe nuk i kupton fare tendencat e reja qe kerkon koha. Ja, lexo emrin tend dhe i ke thene te gjitha. ? Tani pa shaka: komenti yt me pelqeu shume dhe jam dakort 85% me ty. Ama duhet te kesh njefare moshe, qe ta shohesh kuptimin e jetes më gjere. Ne papjekurine e rinise nuk vjen dot vetiu dhe nuk ka problem, eshte rrjedhe normale.
      Koherat, i dashur, koherat. Jane te pashmangshme keto qe ndodhin. Kane filluar qe ne vitet 80 (thuhej se filmat “Rambo” u krijuan per t’i ridhene guxim meshkujve nga yryshi i femrave qe kerkonin barazi). Jam shume dakort me kete, ama, sepse femrat e emancipuara (vertet te emancipuara) jane shume te rendesishme, jane ato qe do t’i japin bazen kryesore femijes. Ama barazine e plote e shoh edhe tek femrst qe punojne mekanike dhe minatore, jo vetem drejtuese. Ndryshe nuk eshte barazi. Per mua ama barazia eshte relative, jo e prere me thike. Fiziologjikisht dhe fizikisht jemi ndryshe, pike.
      P. S. Se e zgjata shume. E kisha ne fakt ne artikull….perkthyesen (se shkruese nuk eshte). Kopjet e keqija i kam shume inat.

  3. Martin Iden says:

    Lexojeni artikullin origjinal ne: fioreavvelenato.wordpress.com
    “L’indipendenza di una strega”.
    Zonjushe, te pakten titullin ta kishit ndryshuar. Perkthyesit kishin vlere te madhe….para me teper se 1 shekulli. Edhe nje studenti te shkrete nuk i lejohet eseja, nese perveç citimeve nga autore te ndryshem dhe fakteve, nuk jep edhe mendimin dhe konkluzionet e tij. Nejse, secili mbijeton me ate qe mundet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje