Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka udhëtuar për në Hagë ku do të intervistohet Prokuroria e Specializuar për krime të luftës në Kosovë, me seli në Hagë.
Para nisjes, Veseli u ka thënë mediave në Prishtinë se “Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe”.
“Por, të njëjtën kohë është edhe një moment ndërkombëtar për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës e të popullit tonë, luftës së ushtrisë tonë”, tha Veseli.
Ngjashëm me ish-komandantët dhe ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe Veseli tha se ndihet krenar për luftën e UÇK-së.
“Dua ta them se me asnjë gjë nuk e ndërroj atë pjesë të jetës sime krenare. Historia e UÇK-së është historia e popullit tonë për liri dhe pavarësi”, tha Veseli.
Veseli ishte paraparë të intervistohej më 4 dhjetor, mirëpo siç kishin thënë nga zyra e Veselit, intervistimi ishte shtyrë për 10 dhjetor për shkaqe teknike.
Deri më tani, Dhomat Speciale kanë ftuar për intervistim rreth 100 persona, ndër ta edhe disa nga ish-figurat e larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që pas luftës ishin dhe janë pjesë e skenës politike të Kosovës.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorisë Speciale janë përgjegjëse për hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera penale, që lidhen me akuzat e ngritura në një raport të Këshillit të Evropës, më 2011.
Në këtë raport flitet për krime të pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në periudhën prej vitit 1998 e deri më 2000.
ZOGU NUK ISHE TI AS RAMBUSHIN E AS THACI QE DETYRUAN SERBET TE TERHIQEN NGA KOSOVA PO NATA NFAJ MOS I JEP MERITA VETES KUR NUK KE
Krenar qe e kryeson listen e te akuzuarve!!! Me ne fund ngelaqat po kthehen tek rrenjet e veta.
undefined
Jeni patriot i madh komandant.ju lumtë,hallall
Pavarsia nuk fitohet as me radikalizëm e as me terrorizëm por me nje kulture te mirfilltë rajonale per te kujtuar se gjenerata juaj eshte e pafajshme ne nje realitet te ri e jo ate te vjetër duke qen me shum realiste se sa hipokrite ne realitetet historike!
Popujt integrohen e behen pjesë e nje realiteti te ri dhe jo inateve e tekeve te sekularizmit oriental ne Kulturen europiane!
Gjithnjë lufta e pushtetit e menyra e te menduarit ne ideologji ju kanë len ne nje prapambetje shekullore!
Po jeton ne Europe duhet te mendosh si europian e jo si orjentale! Se ndryshe do te shtrydhesh nen vetvete e do te gjesh paqe me kedo se shumica mendon ndryshe nga ai oriental!!!!
Mos u Beni mercenare te interesave pertej Atlantikut ne qendër te Europe’s?