VIDEO: Ndaloi të pushonte mes dy këngëve, valltarja qëllohet në fytyrë

9 Dhjetor 2019, 10:15Lifestyle TEMA

Ndalimi i vallëzimit për vetëm një moment, valltares së njohur vetëm si Hina, i kushtoi me plagosje të rëndë në fytyrë.

Kur përfundoi kënga dhe pritej të fillonte, 22-vjeçares që po argëtonte dasmorët në Uttar Pradesh të Indisë, i kërkuan të vazhdonte vallëzimin.

Derisa po qëndronte bashkë me një valltare tjetër në skenë, dikush hapi zjarr dhe e qëlloi.

Lidhur me aksidentin, policia i ka arrestuar dy burra, ndërsa po vazhdon hetimet lidh me krimin.

Mësohet se ajo ka lëndim në nofull, por gjendja saj është në rregull dhe jashtë rrezikut për jetën. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje