Artisti amerikan që hëngri bananen e ngjitur në mur, me vlerë 120000 dollarë, nuk kërkon falje: Bëra art

10 Dhjetor 2019, 14:06Lifestyle TEMA
Artisti amerikan që hëngri bananen e ngjitur në mur, me

Vendosja e një bananeje në mur dhe shitja e saj për një vlerë prej 120,000 dollarë, tingëlloi e çuditshme dhe absurde, por jo të gjithë e kuptuan frymëzimin artistik që qëndron pas saj.

Por një artist i uritur, e bëri.

Këtë të shtunë, David Datuna një artist i instalimit dhe performancës, e tërhoqi atë nga muri dhe e hëngri. Qindra shikues ngëln të habitur dhe shtangën në vend.

Por ai kishte argumentat perfekte për të justifikuar veprimin e tij të befasishëm:

‘Nuk kishte fare të bëntë më vandalizmin, ishte një performancë e imja artistike dhe kurrësesi nuk kërkoj falje’, tha Datuna gjatë një konference për shtyp.

Bananja ishte një pjesë e një ekspozite të artistit të njohur italian Maurizio Cattelan, në Art Basel Miami Beach. Artisti njihet edhe njihet për skulpturat e tij sfiduese dhe të jashtëzakonshme.

Datuna e quajti Cattelan ‘një nga artistët më të mirë në botë’ . Por kur e pyetën si ishte e mundër që ai guxoi dhe hëngri artin e këtij artisti, Datuna tha:

‘Në këtë rast, nuk është si kam ngrënë art. Kjo nuk është një banane, është një koncept. Dhe unë thjesht hëngra konceptin e artistit. Kështu që unë mendoj se kjo është gjë e mirë, kjo është kënaqësi, kjo është ajo që e bën më shumë artistike’.

 

 

“Hungry Artist” Art performance by me ? I love Maurizio Cattelan artwork and I really love this installation It’s very delicious ? #artbasel #artbaselmiamibeach #daviddatuna #Eatingabanana #Mauriziocattelan #Hungryartist

A post shared by David Datuna (@david_datuna) on

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje