VIDEO: Vrapuesi kap reporteren nga të pasmet gjatë transmetimit live

10 Dhjetor 2019, 10:24Lifestyle TEMA

Këshilli i Sportit në Savannah, i ka ndaluar përjetë një vrapuesi të marrë pjesë në gara, pasi ai u kap në kamera duke goditur në të pasme një reportere.

Gjatë një gare vrapimi, Tommy Callaway goditi në të pasme Alex Bozarjian e cila ishte në transmetim live duke raportuar mbi garën.

Në video shihet qartë se gjesti i Callaway e zuri papritmas gazetaren e cila dukej e irrituar, pavarësisht se u mundua të qëndronte e qetë për të vijuar më tej me raportimin.

Më vonë, Bozarjian zbuloi se çfarë kishte përjetuar në ato sekonda.

“Ju më dhunuat, objektizuat dhe më vutë në siklet. Asnjë grua nuk duhet të përballet me këtë në punë ose kudo tjetër! Veproni më mirë.”– shkroi ajo në rrjetet sociale.

Organizatorët e garës u zotuan të identifikonin burrin dhe më pak se 24 orë më vonë u zbulua se ai ishte kontaktuar dhe informuar se nuk ishte më i mirëpritur të merrte pjesë në gara të tilla.

Check out this jerk smacking a @WSAV reporter's ass live on air. And sorry, that's my kiddo making horribly timed weird noises in the background. pic.twitter.com/6tzi6P1Jbo

— Tonya (@GrrrlZilla) December 7, 2019

1 komente në “VIDEO: Vrapuesi kap reporteren nga të pasmet gjatë transmetimit live”

  1. Miti says:

    Ta kishte denoncuar per ngacmim seksual mire do bente.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje