Takimi sekret Trump – Lavrov në zyrën ovale

11 Dhjetor 2019, 17:43Bota TEMA

Vetëm disa orë pas ngritjes së akuzave zyrtare, presidenti amerikan Donald Trump u takua me kryediplomatin rus, Sergej Lavrov.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë priti në fshehtësi të plotë ministrin e Jashtëm të Moskës në Zyrën Ovale, ndërsa u rikthye sërish hija e ndërhyrjes në zgjedhjet e 2016-ës.

Administrata amerikane tha se është një rastësi që vizita e zyrtarit të Kremlinit vjen pikërisht në këto momente. Megjithatë gazetarët, kamerat dhe fotografët nuk janë lejuar të marrin pjesë në takimin e Trump me Lavrov. Madje nuk është publikuar as edhe një imazh i vetëm nga Shtëpia e Bardhë.

Ndërkohë, më herët në një konferencë me sekretarin e shtetit, Mike Pompeo, Lavrov mohoi edhe njëherë ndërhyrjen ne zgjedhjet amerikane të 2016-ës.

Ndërsa akuzoi Kongresin se po tenton të prishë marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

1 komente në “Takimi sekret Trump – Lavrov në zyrën ovale”

  1. Babal Henry says:

    Ky takim u njoftua ne te gjitha mediat e botes dhe ishte njoftuar para dhe pas takimit dhe nuk ishte aspak sekret perderisa mesoi per sekretin edhe Tema.
    =
    Mjaft me lajme te rrema Tema e Meros se nuk jemi ne kohen e babaqemos…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje