Donald Trump pranë një procedure shkarkimi pas miratimit të akuzave

14 Dhjetor 2019, 13:24Bota TEMA

Një komision i Kongresit amerikan miratoi dje akuzat kundër presidentit amerikan, Donald Trump, një etapë vendimtare para një votimi historik të procedurës së shkarkimit.

Komisioni Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve miratoi dy akuza të ngritura nga demokratët kundër presidentit amerikan si abuzime me pushtetin dhe pengim i mbarëvajtjes së Kongresit.

Presidenti amerikan, Donald Trump do t’i nënshtrohet javën e ardhshme një procedure shkarkimi gjatë një votimi historik në Kongres ndërkohë që një komision i Kongresit votoi dje dhe akuzat kundër tij.

Dy muaj e gjysmë pas shpërthimit të skandalit ukrainas, Komisioni Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve miratoi akuzat kundër presidentit për abuzime me pushtetin dhe pengim të mbarëvajtjes së Kongresit.

Duke e përshkruar si një ditë solemne dhe të trishtë, shefi demokrat i komisionit, Jerry Nadler premtoi se Dhoma do të reagonte tashmë më shpejt.

Sipas medias amerikane, ajo do të shprehet mbi tekstin në seancën e ardhshme plenare që do të mbahet të mërkurën.

Duke pasur parasysh maxhorancën demokrate në këtë vend, Donald Trump do të bëhet presidenti i tretë në historinë e SHBA-së që akuzohet në Kongres pas Andrew Johnson në 1868 dhe Bill Clinton në 1998.

Ashtu si ata, ai duhet të shpëtojë një shkarkimi, Senati, i ngarkuar për ta gjykuar, duke u kontrolluar nga republikanët duhet të bashkohet rreth presidentit të tyre.

Ky votim është një turp për vendin tonë, por është dhe diçka e mirë për mua”, reagoi Donald Trump, duke theksuar se popullariteti i tij kishte arritur majat.

Rreth 47,3% e amerikanëve mbështesin shkarkimin e tij dhe 45,9% janë kundër, sipas sondazheve të realizuar nga faqja “FiveThirtyEight”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje