Mentor Nazarko: Ja pse Albin Kurti mund të firmosë së afërmi një marrëveshje me Serbinë

14 Dhjetor 2019, 09:28Rajoni TEMA

Gazetari Mentor Nazarko, njohës i realitetit politik të Kosovës, shprehu bindjen se në prill mund të ketë një firmosje prej tij të marreveshjes me Serbinë.

Në “Provokacija”-n e Mustafa Nanos në ABC Neës, Nazarko vlerësoi komunikimim politik të Kurtit kohët e fundit, duke nuhatur aty pikërisht atë që pritet të ndodhë në një të ardhme të afërt.

Kam vënë re disa shenja shumë interesante në komunikimin e tij politik që kë të kuptohet se një lloj firmosje edhe mund të ketë. Intervistat e tij kanë qenë të jashtëzakonshme, veçanërisht këto të fundit: ka thënë dy gjëra që duhen mbajtur shënim, e para: po ne mundemi brenda afatit të prillit që më është kërkuar nga SHBA të firmos një marrëveshje ku të ketë një pikë, të ketë mos sulmim midis dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë.

Në fakt është shumë po të nënshkruhet ajo, por po u hap rruga që të nënshkruhet një marrëveshje që s’ka vetëm një pikë, por ka disa pika. E dyta ai ka thënë që: shiko unë nuk janë kundër idesë së së rishikimit të territoreve, por mbasi Serbia të na njohë ne si shtet”, tha Nazarko.

“Janë dy elementë të rinj në atë diskutimin e tij, natyrisht , kur po them këtë ai nuk ka thënë që do ndajmë gjysmën e Kosovës. Ai ka thënë për rishikim ose për shkëmbim pasi Serbia të na njohë. Këtu është një pikë që unë kam një qasje që dialogu është një urgjencë. Marrëveshja është urgjente sepse Kosovës i kursen energji të tepërta, siç është sigurimi i njohjeve”, gjykon Nazarko.

5 komente në “Mentor Nazarko: Ja pse Albin Kurti mund të firmosë së afërmi një marrëveshje me Serbinë”

  1. likefloriri says:

    Po ku shkoj gjithe ajo retorike e kurtit kunder serbise dhe pavaresise se kosoves, apo ishte sa per tu bere km??? Po a do te pranohet nga ramushi kjo politike, po populli kosovar a thua do te pranoje kete km???

  2. Shkelqimi says:

    Ndoshta ky njeh kosoven po nuk njeh serbin nuk njeh ameriken qe te shete per 24 ore nuk njeh rusin qe po e armatose serbin nuk njeh francen dhe luften e pare boterore ku mbreti serbe shkoje personalisht ne beteje per te perkrahur serbet qe luftonin krahe frances ky nuk nazarko nuk njeh historine .
    Jane 30 mije kurde te vrare ne Syrie qe perkrahen ameriken dhe per 24 ore i abandonuan iken sa kosovare jane vrare per ameriken zerooooooo cfare interesi ka amerika te kosova zerooooo
    Serbia eshte shtete i fuqishem me aleate dhe aleanca te ndertuara prej kohesh .
    Nese kosova nuk shpalle referendum per bashkim dhe qe shqiperia ta pranoje referendumin qe do te jete e veshtir dhe me pasoja nga politika e jashteme kosova se shpejti do ti ribashkohet serbise me nje status te vecante .
    Historit me rambushin me kallashe dhe trimerit e cajtorevenuk te lene te ecesh para .

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Mirë ke menduar ti ‘shkëlqimi’ por nuk ke menduar kryesoren. ..pra që të kërkosh referendum duhet të kesh një shtet të kompletuar dhe të pavarur që as Shqipëria nuk e ka dhe as Kosova nuk e ka pra nuk është kaq e thjeshtë të kërkosh referendum sepse ekzistojnë disa ekuilibra apo vija të kuqe të cilat ti diktojnë fuqitë e mëdha, a jemi ne kaq të fortë sa tu themi SHBA se është e drejta jonë për vetëvendosje dhe do bëjmë referendum? sigurisht që jo pra ky është realiteti që ne kemi kularin në qafë dhe jemi të detyruar të bëjmë si të na thonë dhe asnjë veprim me kokën tonë, thuaj shyqyr që interesat tona përputhen me ato të Amerikës në këto momente sepse ndryshe sërbët dhe grekët do na kishin ndarë midis tyre, jemi një shtet pa ushtri apo jo?përse nuk na sulmon kush ?se pret urdhër nga amerikani ..pra ky është realiteti dhe është i pa negociueshëm. .më në fund edhe Albini e kuptoi ‘realitetin’ dhe uli tonet. .mos u habisni kur Albini të nënshkruaj marrëveshje me sërbinë dhe mos e shani për antishqiptar se ai nuk është i tillë por nuk ka rrugë tjetër, ndryshe e pret ajo që pësoi Haradinaj. ..pra ishte kundra marrëveshjes dhe ia gjetën ‘ilaçin’ e rrëzuan nga qeveria dhe e çuan dhe në Hagë madje pra të gjithë patriotët shqiptarë të Kosovës po përballen me Hagën si shantazh për atë që vijon. .mesazhi është i qartë prej SHBA : nuk jeni ju por unë që bëj ligjin në Kosovë. .presidenti Thaçi e ka kuptuar drejt fuqinë e amerikanëve. ..pastaj nuk është edhe aq e keqe marrëveshja e ndërrimit të territorit me sërbinë sepse ne nuk e kontrollojmë veriun e Kosovës dhe as nuk kemi për ta kontrolluar ndonjëherë kështu që opsioni më i mirë është ndërrimi i territoreve pavarësisht se ato territore dikur kanë qenë të banuara nga shqiptarët. .ky është realiteti është pak i hidhur por duhet pranuar sepse nuk ka rrugë tjetër. .

  3. mik says:

    Nazarko flet sikur u bane te gjitha ato qe thote ai !! Po prit more Nazarko te bahen nje here e masandej fol.
    Edhe komentet duhet te bahen ne baze te asaj qe asht ba, e joi ne baze te asaj qe flitet.
    Pasta, profili i Nazarkos nuk asht absolutisht i besueshem. Me qeverine e Kurtit, Nazarko ka humbur vendin e punes.

  4. KL says:

    Shkelqim, je shume i njeanshem ne shkrimin tend, qe te ben te gabosh ne analize. Nuk eshte e vertete qe Kurdet luftojne per Ameriken. Nuk pretendoj qe e di historine e tyre mire, por ashiqare, Kurdet luftojne per vehte. luftojne per shtetin e tyre sepse jane ndare midis shteteve te tjera te rajonit. Ne kete aspekt (te drejtat e njeriut) ata mbeshteten nga Amerika….
    Problemi I Kosoves eshte krej ndryshe. Amerikanet I dhane shtet Shqiptareve, jo vetem per “te drejtat e njeriut” por sepse interest e tyre perkojne me tonat. Pra parashikimi yt qe Amerikanet do na lene ne balte, eshte jo vetem naiv. por edhe dashakeq. Ata nuk na lene ne balte, sepse aty perplasen interest e Rusit, Evropes dhe Amerikes.
    Po ta shikosh situaten me kujdes, Amerika dhe Rusia u morren vesh qe Serbia ta njihte Kosoven nen platformen e Thacit. Ne thelb kjo platform ishte thike ne shpine per Evropen sepse do hapte problem te tjera ne Bosnje. Pra do hapte problemin e “Serbise te Madhe” dhe “Shqiperise se Madhe”.
    Merkel shfrytezoi gomarllekun e Hajredinaj dhe ai hodhi ne ere kete plan. Ne realitet Hajredinaj u mbeshtet nga shumica e popullsise Kosovare, gje qe per Amerikanet ishte nje mesim se me Shqiptaret duhet nje rruge tjeter. Mitetet e tyre si trimeria dhe heroizmi kane perparesi mbi llogjiken dhe dhelperine.,, Ata u terhoqen perkohesisht nga ky plan dhe po e lene Merkelin ta zgjidhi kete pune. Merkeli jo vetem qe nuk eshte e zonja ta zgjidhi por na dyndi me dacka nepermjet Frances….Amerikanet veshtrojne dhe shtuan edhe nje te deleguar tjeter per tu kordinuar me Gjermanine…Nga ana tjeter ashtu si thote edhe Zhaku i Pamposhtur shkembimi territoreve midis Kosoves dhe Serbise eshte jo vetem rruga e vetme por edhe rruga qe do sjelle bashkimin tone kombetar. Amerika ka interes te math qe ushtria e saj ne Kosove dhe Shqiperi te dislokohet ne “Shqiperine e Madhe” sepse ne jemi populli me pro Amerikan ne bote…
    Perfundimish ti Skelqim perfaqeson naivitetin shqiptar qe nuk sheh se Evropa na e ka me hile dhe jo Amerika.
    Ndoshta urren Ameriken se nuk beri te njejten gje per Kurdet qe beri per ne. Praktikisht ti mbron Gjermanine dhe jo Shqiperine. Nuk di se ku eshte inetersi mbarekombetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje