Në Britaninë e Madhe, BoJo (Boris Johnson) u votua sepse, iu pëlqen apo jo shumëkujt, pjesa më e madhe e popullit britanik dëshiron daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.
Dhe britanikët kanë qenë të gatshëm të votojnë qoftë edhe atë, Johnsonin, një “të marrë” në dukje por i vetmi që mund ta çojë deri në fund këtë sipërmarrje kolosale.
Ndërsa Corbyn nuk u votua, për shkak se udhëheqësi i laburistëve u pa si asgjë më shumë se sa një nostalgjik i moshuar i të majtës së një herë e një kohe, u akuzua për antisemitizëm dhe bëri një premtim, sipas të cilit do të taksonte praktikisht të gjithë. “Anyone, but Corbyn” (Cilindo, përveç Corbyn-it), ishte parulla që u mbështet nga shumica e britanikëve.
Ajo që po bëhet gjithmonë e më e qartë është se, shpresa e shumëkujt për një Bashkim Evropian më të fortë, është thjesht një ide e atyre që nuk munden apo nuk duan të kuptojnë drejtimin se ku po shkon bota e sotme. Për ta kuptuar këtë nevojitet që të kthehemi pas në kohë, në vitin 2016, i cili ishte viti që praktikisht e ndau kohën e çështjeve ndërkombëtare në “para” dhe “pas”.
Në qershor të atij viti, Britania e Madhe zhvillonte zgjedhjet për largimin apo jo nga një Evropë, ndaj të cilës e kishim parë sa pranë aq edhe larg. Përpara ditës së madhe të vendimit të britanikëve, askush nuk besonte që do të votohej për Brexit. As edhe sondazhet.
Të cilët do të gabonin për së dyti po atë vit disa muaj më vonë, kur parashikonin fitoren e Hillary Clintonit përballë Donald Trumpit. Por të kthehemi në Britaninë e Madhe, ku rezultatet e referendumit të Cameronit treguan se shumica e britanikëve nuk dëshironin të vazhdonin të qëndronin në BE.
Ishte një rezultat tronditës për Londrën, por edhe për BE. Këta të fundit zgjodhën strategjinë e demonizimit të Brexit dhe interpretimin si një rezultat i frustrimit të atyre që jetonin në periferi, klasës nën nivelin e mesëm dhe të lënduarve prej globalizimit. Por edhe pse me kalimin e kohës u bë e qartë se nuk ishin vetëm këta, elitat vazhduan që të demonizojnë një rezultat të papëlqyer mbi të gjitha për ato vetë.
Vota e javës që kaloi pro Boris Johnsonit ka konfirmuar edhe një herë dëshirën e britanikëve. Një votë e cila mund të konsiderohet fare mirë edhe një tjetër shuplakë e fortë ndaj Brukselit, institucionet e të cilët po perceptohen si gjithmonë e më mbytëse.
Dhe në qoftë se elitat që punojnë në pallatet e pushtetit të Brukselit nuk do të dijnë ta lexojnë mirë këtë votë dhe të vetëkorrigjohen, atëherë Bashkimi Evropian do të gjendet në telashe serioze. Dhe faji nuk do të jetë i BoJo-s. Faji do të jetë i atyre që nuk po kuptojnë se më shumë Europë, nuk është ajo çfarë po kërkojnë njerëzit sot. (bota.al)
jeni gabim, te shofim ca do bej ky idioti tjeter, nje gje esht e sigurte qe kur skocia te ndahet nga anglia, ky idioti te gjej vend dhe te futet.
Votimi i Jonson u bë sepse BE dërgoi ultimatum se nëse brenda 31 Janarit nuk miratoni marrëveshjen,do dilni pa marëveshje nga BE.
Që dotë thosh që britanikët të mbeteshin si Robinso Cruzotë modernë në ishull!
Edhe për të shkuar në Francë,35 Milje larg duhet të rrinin në rradhë për Viza!
Brexit tregoj se sa populli i atij vendi eshte larg realitetit, disa breza te rinjsh kujtojne se vendi zhvillohet neper bare ,kafene dhe duke harxhuar parate e te pareve te tyre. Ata fluturojne me presh por pasojat e keti vendimi do ti marrin kur te kene kaluar edhe pak muaj mbas daljes zyrtarisht.NUk eshte me ai popull i cili ka sakrifikuar ne dy luftra globale dhe ka dale fitimtar. Brezat e rinj sot ajne turur mbas disa veseve te cilat bota i ka plage . Fakti qe njerezit me mend nuk e donin kete dalje e tregon se sa larg dhe sa eshet thelluar hendeku midis atyre qe mund te quhen pa frike KOK BOSH por qe fatkeqesisht bejne shumicen dhe njerezve me mend qe tani kane dale si pakice. Te shpresojme qe ky hendet mos te kete edhe per Europen te njetin zhvillim.
Shume i saket Bllokmen, si ketu ne Gjermani vetem koke boshet e mbeshtesin AFD, se njerezit qe kane pak ose shume informim e thone me bindje dhe ze te larte qe Gjermania pa te huajt eshte e mbaruar, dhe une e besoi kete se i shehe te huajt ne pune te ndryshme, qe i bie punohet, prodhohet , paguhehen taksa, tatime etj. . . . . .Shikoni Shqiperin ka 30 vjete qe injoranca e dominon administraten, sa vjene me keqe behet, sa here nderrohet pushteti te njejten praktik ndjekin perkrahin militante idiot, te pa Afte, dhe rezultati degjenerim
Boris Jonson si Enveri po izolon britanine nga pjesa tjeter e botes. Nuk shoh asnje avantazh te britanikeve me mbylljen e kufijve, doganat dhe aplikimin e vizave. Idiotesi e papare qe ka pikembeshtetje vetem mendjemadhesine britanike qe gjoja nuk kemi nevoje per askend.
Ser,
Koment shume i sakte. Brexit me fund te keq per UK.
Çfare vlere ka?
Nese Irlanda e Veriut i bashkohet Republikes, dhe Skocia del e pavarur, atehere anglezet qe votuan Brexit do shikohen nga e gjithe bota si driteshkurter.
Fati i keq i Britanise qe ne krye te Partise Laburiste ishte nje marksist idiot.
Shume i saket Bllokmen, si ketu ne Gjermani vetem koke boshet e mbeshtesin AFD, se njerezit qe kane pak ose shume informim e thone me bindje dhe ze te larte qe Gjermania pa te huajt eshte e mbaruar, dhe une e besoi kete se i shehe te huajt ne pune te ndryshme, qe i bie punohet, prodhohet , paguhehen taksa, tatime etj. . . . . .Shikoni Shqiperin ka 30 vjete qe injoranca e dominon administraten, sa vjene me keqe behet, sa here nderrohet pushteti te njejten praktik ndjekin perkrahin militante idiot, te pa Afte, dhe rezultati degjenerim
Anglezet jane mosperfilles ndaj botes tjeter dhe si te tille jane edhe populli qe di vetem nje gjuhe: gjuhen angleze, pranadaj ate qe ka bere ne shekuj duhet ta provoje tani; bota ti vere kufirin tek thana. Ne menyre te veçante Europa se ja ka pase me hile edhe kur hyri; as ne Shengen, as ne euro, pra e ka pase te paramenduar mire: gjithmone kunder Europes.
Eshte koha kur me parate e Moskes po vijne në pushtet spiunet e KGB-se.
Kjo situate po lind Hitlera e Musolina te rinje.
Popujt duhet te jene vigjilent.
Paqja eshte në rrezik.
Lideret shqiptar qe nga 1990 qe shkaterruan mbrojtjen dhe ushtrine shqiptare do te denohen teper rend pa perjashtim.