Historia e tyre e dashurisë përfundoi verën e kaluar, por mesa duket nuk kanë mundur që të qëndrojnë larg njëri-tjetrit.
Është fjala për aktoren e njohur italiane, Monica Belluci, dhe të dashurit të saj, Nicolas Lefebvre. 54-vjeçarja dhe artisti francez janë fotografuar së bashku teksa largoheshin nga një restorant në Paris.
Ka qenë e përjavshmja Chi që ka publikuar fotot e Monicas dhe 37-vjeçarin . Mesa duket aktorja e famshme dëshiron që të shkruajë një kapitull të ri në historinë e saj të dashurisë me partnerin 17 vite më të ri.
Kujtojmë se Lefebvre ishte në thelb njeriu i vetëm që kishte fituar zemrën e Monica Bellucci pas divorcit nga Vincent Cassel. Madje ndarja e tyre në korrik ishte si një rrufe në qiell dhe të gjithë u habitën.
Por tani gjërat duket se kanë ndryshuar përsëri. Në fotot e publikuara nga mediat italiane, Nicolas shfaqet teksa puth Monica-n dhe shfaqen të qeshur e të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Monica Bellucci, 1991
eh mi Yllo ,
nuk dite kurr te besh zgjedhjen e duhur
Nga e gjete kte macokun mi bella donna !
E, kush u merakos se cfare ben me jeten private Belluci? TEMA merr kot ndonjehere. Botoni moré lajme me impakt shoqeror, pozitive dhe imkurajues per jeten…
Kur grave ua specifikoni se burrat i kanë më të vegjël në moshë, duhet që këtë ta bëni edhe me meshkujt kur gratë i marrin me shumë vite diferencë, ndryshe është diskriminim gjinor dhe trajtim i diferencuar.