FOTOT: Tornado shkatërrimtare në SHBA, 3 viktima dhe disa të lënduar

17 Dhjetor 2019, 20:59Lifestyle TEMA
FOTOT: Tornado shkatërrimtare në SHBA, 3 viktima dhe disa të

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar, pasi një tornado e fuqishme goditi disa shtete jug-lindore në SHBA.

Dy viktima u shënuan në Alabama dhe një në Luiziana, sipas autoriteteve lokale. Moti ekstrem shkatërroi banesa e objekte, rrëzoi disa pemë duke shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Një shkollë në Luiziana u shkatërrua vetëm disa minuta pasi nxënësit u evakuuan, sipas raportimeve të mediave lokale.

Shkolla në qytetin e Aleksandrisë, në jug të New Orleans, u shkatërrua vetëm 10 minuta pasi 18 studentë u strehuan në një kishë aty pranë, pasi morën alarmi, raporton CBS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje