VIDEO: Shikoni si një grua tenton të rrëmbejë foshnjën në karrocë

17 Dhjetor 2019, 12:28Lifestyle TEMA

Një grua është munduar të largohet nga një dyqan në Spanjë me një foshnje, të cilën për pak sekonda e kishte lënë të vetmuar e ëma e saj.

Për fat të mirë ishte pjesëtari i sigurimit të dyqanit që e vërejti gruan duke u larguar me foshnjën në karrocë.

E dyshuara i afrohet djalit të vogël në Roquetas de Mar, dhe pas një “bisede” tenton të largohet me të nga lokali.

Ajo madje e shtyn karrocën sikur të mos kishte ndodhur asgjë, por sigurimi e ndal dhe i kërkon që të mos lëviz derisa shfaq e ëma e vogëlushit.

E dyshuara është arrestuar nga policia dhe më pas e dërguan në spitalin psikiatrik për t’iu nënshtruar disa testeve që do ta përcaktonin gjendjen e saj mendore.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje