VIDEO: Çmendet polici i shkollës, përplas në tokë dhe tërheq zvarrë nxënësin

17 Dhjetor 2019, 10:42Lifestyle TEMA

Një polic shkolle në Karolinën e Veriut është pezulluar pasi është kapur nga kamera e sigurisë duke përplasur dhunshëm në tokë e duke tërhequr zvarrë një nxënës.

Incidenti ka ndodhur javën e kaluar. Në video shihet polici me nxënësin që po ecin qetë në dukje, por papritur polici e kap djalin, e kthen me kokë poshtë dhe e përplas në tokë.

Më pas, e kap sërish nga toka dhe e përplas për herë të dytë.

Videoja përfundon me policin që tërheq zvarrë djalin dhe del nga pamja e kamerës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje