FOTOT/ Grabitja e shekullit: Vajzës së bosit të Formula 1, i vjedhin 60 milionë euro

16 Dhjetor 2019, 17:59Lifestyle TEMA
FOTOT/ Grabitja e shekullit: Vajzës së bosit të Formula 1, i

Tamara Ecclestone, vajza e ish-bosit të Formula 1, Bernie Ecclestone, ka rënë pre e një grabitje spektakolare.

Ndërsa ndodhej në një udhëtim me vajzën e saj për pushime, grabitësit kanë hyrë në vilën e saj në Londër, që kushton 70 milionë stërlina, dhe kanë marrë gjithë bizhuteritë e saj dhe objektet e tjera të shtrenjta, që sipas “The Sun”, kushtojnë plot 60 milionë euro.

Grabitja mund të konsiderohet si një ndër më spektakolaret në histori, duke qenë se vila survejohet gjithë kohën me kamera dhe për më tepër ka edhe disa badigardë që e ruajnë.

Grabitësit jo vetëm që kanë hyrë në vilë pa u vënë re, por kanë mundur të hapin edhe kasafortat e 35-vjeçares, e cila mbante aty gjithë bizhuteritë e saj me vlerë miliona euro.

Policia tashmë ka nisur hetimet, por për momentin nuk ka asnjë gjurmë të grabitësve.

Vetë Tamara vazhdoi pushimet e saja me vajzën e vogël, pa e prishur shumë terezinë, dhe madje postoi edhe një varg nga Bibla,  që thotë se nuk ka asgjë të fshehtë që nuk do të zbulohet, si një paralajmërim për grabitësit.(TemA)

3 komente në “FOTOT/ Grabitja e shekullit: Vajzës së bosit të Formula 1, i vjedhin 60 milionë euro”

  1. Dan says:

    Ksaji paskan vjedhur edhe rrobat se qeka me brek gjithe kohes

  2. Bosi says:

    Vajza e bosit. Vajza e ish bosit. Vajza kazanit. Vajza e ish kazanit.

  3. Drejtesi says:

    Bizhu 60mil?!! Mire ja paskan bere, ishalla i kane ndare me ndonje fakir…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje