FOTOT: Turqia zbulon projektin gjigand të “Kanalit të Stambollit”, do shmangë ngushticën e Bosforit

16 Dhjetor 2019, 10:55Lifestyle TEMA
FOTOT: Turqia zbulon projektin gjigand të “Kanalit të

Turqia planifikon të ndërtojë një kanal gjigant, i cili do të bëjë të mundur që të shmanget ngushtica e Bosforit për anijet e shumta që e përshkojnë çdo ditë.

“Kanali i Stambollit” është parashikuar të kalojë përmes kryeqytetit turk dhe pritet të ofrojë lehtësime për trafikun detar të anijeve midis Detit të Zi dhe Detit Marmara, në veçanti trafikun e cisternave nëpër Bosfor.

Kanali 45 kilometra i gjatë, që pritet të ndërtohet pjesën perëndimore evropiane të qytetit, parashikohet të rrisë kapacitetin ditor deri në 160 anije.

Qeveria turke thotë se me këtë projekt synon të eleminojë rreziqet që i kanosen ngushticës së Bosforit, qoftë nga aksidentetet apo mbingarkesa, megjithatë, në Turqi kanë nisur kundërshtitë e para nga opozita, e cila paralajmëron për dëme të mëdha mjedisore me ndërtimin e kanalit të ri.

8 komente në “FOTOT: Turqia zbulon projektin gjigand të “Kanalit të Stambollit”, do shmangë ngushticën e Bosforit”

  1. PORTI says:

    Ne shqiperi nuk jane te zotet te bejne nje port te sakte siç ka gjithe bota dhe nga ku dalin miliona fitime.
    Porti i Durresit , – tha Rama para disa kohesh, kontrollohet nga tre familje ……., por vetem kaq

    1. inxhinieri i pallateve te termeteve 30 balleshe says:

      me cfare te ndertoje shqiperia ? Ku e ke ekonomine ?

    2. kulla bjeshkeve says:

      45 km kanal qe do pershkroje kryeqytetin turk!!!! Kryeqyteti turk ndodhet ne mes te Anadollit dhe eshte Ankara dhe me sa di une nuk ka dete,,,A ka seriozitet ne dhenijen e lajmeve ,apo hajde futja dava mileti.A e dine qe ne kohen e regjimit komunist per kete lapsus gazetari do pushohej nga puna.

  2. Tigri I Maleve says:

    Ja cfare ben Turqia, hàllall i qofte.

    Mire qe i kemi aleat dhe gezojme respekt te madh andej, se e Shqiperi vetem vidhet dhe emigrohet populli vendas.

    Nuk jemi as 10% e asaj qe duhet te ishim.

  3. enea says:

    Ne jemi vend i botes se trete. Nuk doli nje politikan qe ta doje kete vend. Populli eshte dele e keshtu me rradhe.

  4. I drejti says:

    Perderisa shkrimi flet qe ndertimi do te behet ne pjesen europiane, mendoj qe eshte fjala per Stambollin dhe jo Ankarane.

  5. vilson naci says:

    kur eshte shpallur Stambolli kryeqyteti i Turqse ???????

  6. Shpetimi Debatik says:

    O tema kush eshte krueqyteti i Turqise ?.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje