VIDEO/ “Last Christmas”, mbushen tre dekada e gjysmë nga kënga hit e fundvitit më e preferuara e Krishtlindjeve

15 Dhjetor 2019, 18:14Lifestyle TEMA

15 dhjetorin e vitit 1984, do të transmetohej për herë të parë ajo që u kthye shumë shpejt në njërën prej këngëve më të preferuara të Krishtlindjeve.

“Last Christmas” nga George Michael dhe Andrew Ridgley konsiderohet sot si një nga këngët më të dëgjuara të periudhës së festave të fundvitit.

Për të kremtuar 35 vjetorin, këto ditë është publikuar një variant i përpunuar i variantit fillestar, i cili vjen në edicion të kufizuar.

Kënga do të sherbejë edhe si kolonë zanore e filmit me të njëjtin titull të realizuar së fundi, ku roli i protagonistit i është besuar aktores së njohur, Emilia Clarke.

E publikuar për herë të parë përpara tre dekadash e gjysmë, ajo doli asokohe e dyta në klasifikime, ndërsa renditjen e pushtoi “Do They Know It’s Christmas” e grupit të bamirësisë, “Band Aid”, ku kishte marrë pjesë edhe vetë George Michael.

Por “Last Christmas” arriti të thyente një tjetër rekord, dhe sot konsiderohet si kënga më e dëgjuar që nuk arriti kurrë të pushtonte vendin e parë në klasifikime. Siç duket, ndonjëherë renditja nuk tregon gjithçka!

1 komente në “VIDEO/ “Last Christmas”, mbushen tre dekada e gjysmë nga kënga hit e fundvitit më e preferuara e Krishtlindjeve”

  1. askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten......[PLATO] says:

    gezuar ramazonin do te thoshte dikush……………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje