Qiellgërvishtëset njujorkeze me xhama miqësorë për… zogjtë

15 Dhjetor 2019, 13:49Lifestyle TEMA

Qyteti i Nju Jorkut po përgatitet të miratojë një ligj që kërkon që të gjitha ndërtesat e reja të xhamit të jenë miqësore me zogjtë.

Kompania Apple po ndjek shembullin e qyteteve si San Francisko ose Okland, Kaliforni, të cilat kërkojnë xhama të dukshëm për zogjtë.

Sipas ”New York City Audubon”, një organizatë jofitimprurëse që merret me ruajtjen e shpendëve, 90 000 deri 230 000 zogj vriten çdo vit në qytet nga përplasjet me ndërtesat prej xhami.

Sipas ligjit të ri, të paktën 90% e pjesës së jashtme të 23 metrave të para të ndërtesave të reja do të duhet të bëhen nga materiale të dukshme për zogjtë.

Një shembull në këtë drejtim është Javits Center, qendra e madhe e kongreseve në Nju Jork, e quajtur edhe “Crystal Palace”, sepse është plotësisht transparente.

Sipas medieve amerikane, masa ka mbështetjen e këshillit të qytetit, prandaj besohet se do të miratohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje