Ulëset e një cirku në Mançester të Anglisë, janë shembur papritmas duke i lënë të lënduar disa persona.
Të pranishmit të gjendur në panik po mundoheshin të largoheshin me shpejtësi prej ulëseve që mbetën të rrënuara.
“Më kishte mbetur dora nën një shufër, e nxora me shumë vështirësi. Tani kam dhimbje në shpinë dhe kokë”, ka thënë një prej të lënduarve.
Raportohet se tre të lënduar janë dërguar në spital, ku për trajtohen për lëndime të lehta, derisa shumë të tjera kanë vetëm dhimbje nëpër trup të shkaktuara nga rrëzimet.
Montimi jo në mënyrën e duhur i ulëseve në formë shkallësh, besohet të ketë qenë arsyeja e shembjes së tyre njëra pas tjetrës. (TemA)