VIDEO: Shikoni si shembet në pak sekonda oxhaku gjigand

16 Dhjetor 2019, 10:24Lifestyle TEMA

Oxhaku gjigand i një termocentrali në Kent të Anglisë, është shembur në mënyrë të kontrolluar, katër vite pasi termocentrali ndaloi punën.

Banorët janë zgjuar herët në mëngjes, për të pritur derisa struktura gjigande e gjatë 215 metra, të rrënohet brenda pak sekondave.

Zona përreth u ndalua për qarkullim e makinave për arsye sigurie.

Termocentrali ishte mbyllur më 2015, sepse shpenzonte shumë, në mënyrë që të punonte duke iu përmbajtur standardeve të fundit për mos emetimin e gazrave.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje