Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka refuazuiar që të marrë pjesë në takimin e radhës për mini-Shëngenin, i cili do të mbahet në Tiranë, e ku do të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev.
Në një status në Facebook, presidenti i Kosovës ka thënë se derisa Serbia vazhdon të mohojë krimet e kryera ndaj qytetarëve të Kosovës dhe nuk e njeh Kosovën si shtet, iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta.
“Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, mikun tim Edi Rama, e falënderoj për ftesën për pjesëmarrje në takimin rajonal të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Si President dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, edhe një herë shpreh mirënjohjen më të lartë për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Shqipërisë.
Mbështetja dhe bashkëpunimi reciprok ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është i natyrshëm dhe i përhershëm. Mirëpo, për dallim nga Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës vazhdon edhe më tutje të ketë pengesa serioze në konsolidimin e shtetësisë së vet.
Fatkeqësisht, pengesa kryesore vjen nga Serbia, e cila në të gjitha format dhe mundësitë, në mënyrë të vazhdueshme minon përpjekjet tona për konsolidimin e shtetësisë sonë.
Serbia ka kryer gjenocid kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe sot jo vetëm që mohon krimet e kryera, por vazhdon të mos e pranojë ekzistencën e shtetit tonë. Në një situatë të tillë, thirrjet dhe iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta. Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk e njohin shtetin e Kosovës.
Kjo nënkupton se këto dy shtete nuk duan fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Kosovën. Prandaj, për aq kohë sa nuk do të ketë njohje reciproke me këto shtete, nuk mund të këtë përparim në aspektin e bashkëpunimit rajonal.
Fundja, Kosova synon anëtarësim në NATO e BE dhe jo të bëhet pjesë e iniciativave eksperimentale rajonale, që janë rezultat i paaftësisë së BE-së për t’ia hapur dyert e anëtarësimit shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Në fund, dua të theksoj se rrethanat që e kanë pamundësuar pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në takimin e parë të mbajtur në Novi Sad dhe në të dytin të mbajtur në Ohër, nuk kanë ndryshuar.
Si rrjedhojë, unë si President i Republikës së Kosovës, në emër të institucioneve shtetërore refuzoj pjesëmarrjen në takimin e tretë të këtij formati rajonal që mbahet në Tiranë. HTH”- shkruan Thaçi. (TemA)
Dakort me te gjitha qe Thaci shpreh por, deri kur do te vazhdoje Kosova me kete strategji tej – IZOLIMI nderkombetar. Dakort qe Gjaku, nga krimet, Uje nuk Behet, por, Gjaku u derdh nga Kosovaret per Demokraci, jo per Izolim. Sepse duke mbetur te Izoluar fiton, ne bote, gjithnje Serbia. 3 me 0, ne tavoline. Ndeshja dhe fitorja behet ne fushen e lojes, jo ne dhomat e zhveshjes lojtareve, e izolimit. Hajde ne Tirane dhe perplasja ne sy serbit, qe, ta marre vesh Ai e gjithe bota, dhe, le te largohet Ai serbi nga loja. le ti mbetet serbit topi ne by… . Kurse ju – ia lehtesoni poziten serbit – shpallni krenar vetperjeshtimin!!!. Nuk e di kush ju keshillon z. Thaci por, mos harroni se Shqiperise te Enverit, ja hengri koken IZOLIMI. Te mesojme nga gabimet, jo ti perseritim ato mekanikisht. Te mesojme duke u treguar krijues, largpames, pra, duke perbuzur metafiziken, dogmat, castin, qejfmbetjet, interesin vetiak pushtetar, etj, etj., etj. Politika eshte lufte, por, me mjete paqesore. Dhe ne lufte … .
Or zoti ‘fshatar’ ku e pe izolimin e Kosovës zotrote ? Thaçi është pozicionuar shumë drejt dhe me shumë dinjitet. .ky ‘rilindasi’ynë po bën lapanjozin (për të mos thënë tradhëtarin) duke ju qurravitur valles së vuçiçit, veprimi i tij jep mesazhe tepër negative mbi rolin dhe figurën e faktorit shqiptar në Ballkan. .fshatari çfarë do t’i përplasi Thaçi Vuçiçit në fytyrë? Thaçi ato që pati për t’i thënë Vuçiçit ja tha në 1999 me kallash ja tha si burrat. ..këtu në forum ka shumë militantë të PS apo PD të cilët janë të verbuar dhe shikojnë vetëm ngjyrat e partisë dhe jo interesin e kombit ka edhe kaqola si puna jote që nuk dinë ta deshifrojnë mesazhin e Thaçit. .të kemi mendime të ndryshme këtu në forum është më se normale por nëse nuk jemi të aftë për të kuptuar thikën pas shpine që Rama po i ngul Kosovës atëherë kot që replikojmë. .e ripërsëris qëndrimi i Thaçit është dinjitoz.. sërbia e ka humbur Kosovën në 99 dhe e ka humbur me luftë dhe nuk ka asnjë shans që vuçiçi me aleanca të errëta të ushtrojë presion mbi Kosovën. ..Kosova do të ulet ball për ballë me sërbinë si dy shtete sovrane, ed hundmielli po të ishte burrë duhet t’ia bënte të qartë vuçiçit që Kosova është djepi i Shqipërisë dhe jo i sërbisë dhe janë sërbët ata që duhet të luteshin për tu ulur në bisedime me shqiptarët dhe jo e kundërta..një fjalë e urtë popullore thotë :po fjete me qentë do gdhihesh me pleshta. ..prandaj sa më larg qenërve sërb. .mos e duartrokisni ed toptanin kur ngul thika pas shpine shqiptarisë sepse e kurajoni, përçmojeni sharlatanin ‘rilindas’ përçmojeni ta izolojmë sepse nuk mund të luaj me fatin e shqiptarit. .vëllezërit tanë janë kosovarët dhe jo sërbët ,loja e edit është shumë e rrezikshme dhe e fëlliqur ,Haradinajn e quani kokëtrash po ashtu edhe Albinin edhe Thaçit ja gjeni ndonjë epitet ju militantët e edit por nuk vazhdohet kështu. .
VAZHDONI QENDRONI TE IZOLUAR PASI SERBIA KA KRYER KRIME E JU CFARE KENI KRYER ?
DJALI THACIT ME PASAPORTE SHQIPTARE LEVIZE LIRSHEM NE EUROPE POPULLI I SHKRETE I IZOLUAR
Rasti i Thacit eshte pak me kompleks se problem i Hajredinaj. Dihet qe Thaci ishte gati te nenshkruante marreveshjen me Serbine sipas orjentimeve Amerikane. Duke qene se kjo marreveshje nuk i konvenonte Evropes(lexo Gjermanise), ajo shfrytezoi Hajredinaj. E perpunoi ate me idene se ai eshte shpetimtari i Kosoves dhe e ate paralajmeroi se Thaci nuk po e pyeste. Kaq deshi Hajredinaj. U konsultua me Saliun qe i dha mendimin te vinte taksen 100 perqint ndaj Sebise. Gjithe e dine historine se si plani Amerikan u hodh ne ere. Plani “Gjerman” mori vrull. Shumica e mentalitetit Kosovar e mbeshteti Hajredinaj dhe kjo eshte gjeja me e keqe qe I ndodhi problemit Shqiptar. Momentalish politikanet e Kosoves jane ne gare me njeri tjetrin per tu hequr “patriote”. Ketu futet edhe Thaci qe eshte trembur shume nga primitivizmi Kosovar. Nacionalizmi primitive Kosovar terboi edhe Merkel qe ja futi thiken mbas shpine Hajredinit. Ajo hapur urdheroi qe taksa te hiqes, por Hajredinaj tashme kishte idhull Salen. Deklaratat e Sales qe Hajredinaj po mbronte Kosoven dhe Thaci ishte spiun i Serbeve, ja qorolepsen plotesisht llogjiken Hajredinaj. Hajredinaj dhe Thaci i humben zgjedhjet, si rezultat i politikes Amerikane dhe Evropiane, por muteria ka mbetur ne Kosove. Mentaliteti i gabuar herojve dhe patrioteve shqiptare ne kohe paqe eshte kethyer ne forcen levizese te Kosoves. Qe te mos zgjatem shume mendoj qe pikerisht ne kete situate Thaci mendoi te thote jo per tu hequr edhe ai si “armik” i Srbise. Trimat e Kosoves tashme jane shtuar si krimbat mbas shiut. Lajmet qe vine nga Kosova jane vetem lajme te trimerise. Rrahin gjoksin kur duhet te vrasin mendjen. Degjojne Salen kur duhet te degjojne Ameriken. Historia vazhdon dhe shprehja e Bismarkut po mer prap kuptim, sot me Kosoven….
Bravo Zoti Thaci,nje pergjigjje te kulturuar per kete gjirhologun.Ky joni kerkon qe armikut qe te ka vra dhe djege dje dhe sot te thote ,jo une por ti me ke vra ,ti thuash mik?
O Thaci po pse ju jeni shtet dhe shkoni zeni vendin tuaj si shtet. me argumemrin tuaj ju po vetepejashehni dhe ata me te drejte thone kosova nuk eshte shtet. ju duhet te ishit perballe me serbin qofte edhe ne ndeshje sportive jo me me nje takim ne nivel kryeministra. turp per argumentin qe uleni koken perball Serbise