Nëna braktis foshnjën dhe e hedh në pus mbeturinash, një grua bëhet shpëtimtare në minutat e fundit

19 Dhjetor 2019, 16:07Lifestyle TEMA

Një 24-vjeçare është arrestuar pasi foshnja e saj u gjet e hedhur në një pus mbeturinash në qytetin grek të Kalamata.

Foshnja, vetëm disa ditëshe, u gjet të mërkurën nga një grua në zonë që e dëgjoi duke qarë.

Jeta e foshnjës ishte në rrezik pasi kamioni i mbeturinave do vinte më vonë për të zbrazur koshat.

“Foshnja ishte me fat në fatkeqësinë e saj, pati një vonesë të kamionit që mbledh mbeturinat,”- tha kryetari i Komunës së Kalamata, Thanassis Vassilopoulos. “Kamionët e plehrave nuk ngarkojnë vetëm mbeturinat, ato i kompresojnë.”

Gruaja që gjeti foshnjën, Vassiliki Tsoni tha se fëmija ishte futur brenda një qese. Fëmija u dërgua në spital dhe pritet të shërohet.

Policia konfirmoi më vonë se nëna e foshnjës, nga Gjeorgjia, u arrestua për tentativë vrasje.

1 komente në “Nëna braktis foshnjën dhe e hedh në pus mbeturinash, një grua bëhet shpëtimtare në minutat e fundit”

  1. MH says:

    Ajo nuk asht nene.Po Kurve.
    Populli ka shprehjen per kurven e thon:Te shkyej si kurva kopilin.
    Kjo nuk e ka shkye por e ka hedhur ne kazan te plehrave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje