Hysaj te Roma? Fonseca: Nuk komentoj, është akoma lojtar i Napolit

20 Dhjetor 2019, 11:29Sport TEMA

Trajneri i Romës Paulo Fonseca ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes në transfertë ndaj Fiorentinës, ku ndër të tjera është pyetur edhe për një transferim të mundshëm te klubi verdhekuq, i mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj.

Ky i fundit nuk gëzonte besimin e Ancelottit dhe duket se nuk shihet si titullar as nga Gattuso, ndaj që gjatë verës ka këmbëngulur për t’u larguar nga Napoli dhe kryeqytetasit janë një nga destinacionet e mundshme.

“Hysaj është një lojtar i Napolit momentalisht dhe për respekt të klubit të tij, nuk dua të flas për të sot”, deklaroi Fonseca, duke lënë të kuptohet se ka një negociatë mes dy klubeve, që mund të konkretizohet në janar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje