Mali i Zi do të vendosë ushtrinë në kufij për të kontrolluar migrantët

21 Dhjetor 2019, 09:11Rajoni TEMA

Mali i Zi do të vendosë trupa ushtarake në kufijtë e tij, në përgjigje të migrantëve që kalojnë përmes këtij vendi, për të arritur në Bashkimin Evropian.

Afro 8,000 migrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut kanë kaluar tranzit Malin e Zi në vitin 2019 – gati dyfish më shumë se vitin paraprak, ka njoftuar më herët Organizata Ndërkombëtare për Migrim.

“Ushtria do të angazhohet në mbrojtjen e kufijve të shtetit dhe do t’i ndihmojë agjencitë e sundimit të ligjit”, tha të premten Këshilli për Mbrojtje dhe Siguri i Malit të Zi.

Vendosja e ushtrisë në kufij pritet të nisë në fund të vitit.

Që nga fillimi i këtij viti, policia malazeze ka arrestuar 51 kontrabandues të dyshuar të migrantëve.

Ata zakonisht marrin mijëra euro nga migrantët për t’i çuar në BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje