Pamjet tronditëse të kamerave të sigurisë tregojnë se si një grua në një parking në Saint Paul, Minesota, u tërhoq dhunshëm me makinë kur një hajdut tentoi t’ia marrë çantën nga dora.
Gruaja 52-vjeçare u përpoq ta mbante çantën e saj, por hajduti e tërhoqi atë dhunshëm deri te makina e tij.
Ai më pas u fut brenda makinës, duke bërë që gruaja të bllokohej nga çanta e saj tek rripi i makinës.
Pastaj hajduti lëvizi shpejtë me makinë e tij duke e tërhequr atë zvarrë për afërsisht 70 metra.
Fatmirësisht, ajo nuk u lëndua rëndë në këtë incident të tmerrshëm. (TemA)