Njuhuni me 6 shenjat që tregojnë se e keni humbur respektin në zyrë

24 Dhjetor 2019, 17:36Lifestyle TEMA

Mungesa e respektit mund ta tregojë veten në shumë mënyra në zyrë.

Kjo mund të burojë nga kultura organizative, ose thjesht nga disa “vezë të këqija” në vendin e punës. Nëse bashkëpunëtorët tuaj nuk ju respektojnë, atëhere do të duhet ta mësoni këtë gjë para se se të ndaloni.

Je subjekt thashethemesh

Ok. Thashethemet janë pjesë e pothuajse çdo zyre. Kjo është jeta.

Gjithsesi, nëse jeni në mënyrë konstante pjesë e “mullirit të zhurmës” kjo atëhere është një problem. Si në rastin kur kolegët po flasin për jetën personale ashtu edhe për atë profesionale. Kjo është një shenjë që nuk po merr respektin që meriton.

Të injorojnë

Kjo është një formë e fshehtë e mungesës së respektit. Gjërat duket se janë mirë me kolegët,por ti e ndjen se thjeshtë nuk po dëgjohesh. Askush nuk e dëgjon atë që thua në takime. Kjo cilësohet si “teknika e shpatullës së ftohtë” që mund të dëshmojë se ju nuk shtoni vlerë bisedës ose se ju i bëni bisedat sikletosëse ose depresionuese.

Të vidhen idetë

Nuk ka gjë me frustruese sesa ku ke një koleg që merr meritat për punën tënde. Kjo mund të ndodhë jo domosdoshmërisht për qëllime djallëzore. Gjithsesi nëse bëhet zakon, është një shenjë që nuk po të respektojnë në ambientin e punës.

Autoriteti juaj në mënyrë konstante vihet në pikëpyetje ose nuk merret parasysh

Me politikën e zyrës, atë që është, mbase do të duhet të konkurrosh me të paktën disa kolegë për të arritur pushtetin në rrjedhën e karrierës suaj. Por nëse autoriteti juaj vihet vazhdimisht në pikëpyetje apo kritikohet  mbase duhet të mbash shënim veçanërisht nëse kundërshtarët janë në të njëjtin nivel ose poshtë jush në hierarki. Kjo është një shenjë që kolegët nuk ju marrin seriozisht aspak.

Koha juaj nuk vlerësohet

Kur ju respektoni njerëz, ju nuk humbisni kohën e tyre por kohën tuaj.

Mos bëj pyetje që mund t’u përgjigjesh vetë, mos planifiko takime që ju nuk keni nevojë dhe mos merr shumë kohë për t’u kthyer të njerëzit.

Në këtë rast,e kundërta është gjithashtu e vërtetë: kur ju nuk respektoni dikë, ju nuk e shihni kohën e tyre si të vlefshme.

Punonjësit që ju ndërpresin dhe mezi presin të shkarkojnë punën e tyre te ju janë mosrespektues për kohën tuaj të çmuar.

Të gënjejnë

Kjo është shumë e dukshme. Nëse kolegët nuk kanë vullnetin për t’u thënë ju të vërtetën ata me shumë gjasa nuk ju respektojnë realisht,pavarësisht motiveve.

1 komente në “Njuhuni me 6 shenjat që tregojnë se e keni humbur respektin në zyrë”

  1. Burgajeti says:

    I gje te verteta konkluzionet qe jane hedhur ne kete njoftim…
    Nga pervoja personale:
    E para:
    Eprorit tim i bera nje diskutim problemor,i cili u pelque nga referimi me kuadrot ne vartesi…
    Mbas dy tre ditesh,eprori me theret ne zyre dhe kerkon te dije se,cfare po beja me porosite qe dha a,(sikur ishin te tijat dhe jo timet),i ne mbledhje…
    E dyta:
    Ne marredhenie me vartesit kam ndeshur ne nje rast specific.Nje pror tjeter,por kete rrdahe pensionist,por me autoritet te larte dhe prepotent kur sihte ne detyre,qendroj ne pritjen e populit qe do beja une.
    Kur isha duke bere pritje,vjen ne ekonomiste ,varteja ime dhe me thote se:keni dhen nje urdher te gabuar.Perse eshte I gabuar e pieta?
    Ma shpjegoj sipas mendimt te saj.Me bindi dhe I them:Anulloje urdherin tim dhe veproni sic me shpjeguat ju.Me tha faleminderit dhe Iku…
    Ky pensionisti prepotent I dikurshem,menjeher me tha:Gabove!
    Perse I thashe une?
    Po ja ku vajti autoriteti yt?
    Ta shpjegoj pak ne menyre banale I thashe:
    Kjo shoqja,po ngjitete shkallet per te erdhur tek une.Nje shok I saj po zbriste shkallet…
    Ku vete e pyeti ai?
    Ja po vete tek ai,(gomari,me falni per fjalen),i cili ka dhene nje urdher te gabuar…
    Tani I them pensionistit prepotent,ka dy zgjidhje”Ta refuzoj shpjegimin e saj dhe te ngul kembe si mushka e te “ruaj” autoritetin dhe tjetra,te pranoj mendimin e saj…
    Cfare do ndodhte ne te dy rastet.
    Kjo ne rastin e pare e inatosur po zbret shkallet,ai shoki po ngjitete shkallet..
    He si dole e pyet ai?
    Kjo i thote:Gomar ishte,gomar mbeti,se ja shpjegova ai prap ne te tijen…
    Tani ne rastin tjeter ,kur pranova shpjegimin e saj dhe ndryshova mendimin.
    Kjo perseri zbret dhe ai shoku ngjitet. E pyet ai shoku,he si dole?
    Nuk qenka aspak gomar,ja shpjegova dhe e kuptoj dhe ndryshoj mendim…
    He si thua,me ra apo u ngrit autoriteti.U habit dhe u dorezua,sepse kur ishte ne detyre,nuk kish bere vaki te mos behej e tija…
    Si keto ka dhe shume raste te tjera qe bejne fjale per respect dhe humbje autoriteti….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje