FOTOT: 19 vjeçarja tregon sekretin si humbi 63 kg për një vit

25 Dhjetor 2019, 11:33Lifestyle TEMA
FOTOT: 19 vjeçarja tregon sekretin si humbi 63 kg për një vit

19 vjeçarja që humbi 63 kilogram për një vit dhe realizoi ëndrrën për të veshur vellon e bardhë, tregon metodën se si humbi peshë.

Josie Desgrand nga Queensland në moshën 16 vjeçare kishte 127 kg, shkruan Daily Mail.

Ajo për një vit ka arritur të humb 63 kg, falë një diete strikte të ndjekur nga ajo.

Dieta e saj përfshinte largimin e konsumimit të sheqerit dhe çokollatave.

Për tre vite Josie kishte një mënyrë jetese e cila përfshinte shumë sheqer dhe ushqime të ndryshme në masë të pakontrolluar.

Ajo kishte vendosur më në fund që t’i nënshtrohej një diete strikte dhe falë përkushtimit dhe vendosmërisë kishte arritur që të humb 63 kg.

Josie ka inkurajuar të gjithë që dëshirojnë të humbin peshë të ndjekin ëndrrën e tyre dhe të arrijnë peshën e dëshiruar. (TemA)

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje