FOTOT: Në qytetin fantazëm, me vetëm dy banorë

25 Dhjetor 2019, 10:18Lifestyle TEMA
FOTOT: Në qytetin fantazëm, me vetëm dy banorë

Little Bay Islands, është një qytet i vogël në lindje të Kanadasë.

Qeveria iu ka dhënë afat banorëve të qytetit, që deri më 31 dhjetor të largohen, pasi do të ndërpresë shërbimet, duke nisur nga energjia elektrike, uji, shërbimi i tragetit etj.

Qeveria synon të kursejë 20 milionë dollarë gjatë dy dekadave të ardhshme me ndërprerjen e shërbimeve ndaj këtij qyteti, kryesisht me linjën e tragetit.

Të gjithë banorët, më saktësisht 71 banorë të këtij qyteti, kanë nisur të largohen, me përjashtim të një çifti, që kanë ardhur aty 10 vite më parë dhe kanë ndërmend të shpenzojnë 50 mijë dollarë, pas ndërprerjes së shërbimit nga ana e qeverisë.

Mike dhe Georgina Parsons janë të vetmit që do të qendrojnë aty.

Ata thonë se situata duket pak sureale dhe se qyteti është bërë shumë i qetë, por nuk e kanë problem të jetojnë vetëm.

Shkretimi i qytetit vjen pasi banorët votuan unanimisht në fillim të këtij viti për t’u zhvendosur, pas viteve të tëra të përpjekjeve të dështuara.

Shtytja për një kohë të gjatë për t’u zhvendosur ngadalë e copëtoi komunitetin, që mezi mbijetonte pas mbylljes së një uzine e cila i mbante me punë.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje