Ish-ministri i Drejtësisë i LSI: Për "dashnorët" e sondazheve!

26 Dhjetor 2019, 14:37Politika TEMA

Ish ministri i Drejtësisë i LSI Ylli Manjani ëhstë shprehur kundër sondazheve për figurat politike, pasi sipas tij nuk janë korrektë pyetësorët.

Manjani thotë se nuk ka asnjë nevojë për të vertetuar se qeverisja nuk është e mirë përmes sondazhe, gjithçka zgjidhet përmes zgjedhjeve.

Statusi i plotë i Manjanit:

1.Nëse politika përceptohet si pazari i gjësë së gjallë, pra si zgjedhje personazh, pa dyshim që fiton gjithmonë gjëja e gjallë që reklamohet më mirë.

Pra nëse krahasojmë kush është personazhi më interesant, pa dyshim që fiton Ed Rama, i cili si pa brekë si me brekushe nuk ka turp kur del në publik.

2.Nëse gjykohet mbi bazë përceptimi dhe propagande, pra pa mendim e pa memorie, pa dyshim që cilido që nuk është anëtar kësaj qeverie është më i korruptuar sesa vetë qeveria e sotme, e cila ka thelluar borxhin dhe ka firmosur kontrata me shuma marramendëse koncensionesh e shërbimesh publike, pa garë e pa leverdisshmëri ekonomike.

3.Nëse alternativa politike përceptohet gjerësisht se preferon të qeverisë me të njëjtat ligje dhe skema si qeveria e sotme, pa dyshim që kjo e sotmja mbetet më e kuotuar.

Nuk ka shumë nevojë për sondazhe për të vërtetuar këto procese të njohura tashmë…

Prap mendoj se vota është tjetër gjë. Zgjedhësit shqiptarë në rezultanten llogjike ka dhënë gjithmonë mesazhin dhe ndëshkimin e duhur për politikën.

Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje.

3 komente në “Ish-ministri i Drejtësisë i LSI: Për “dashnorët” e sondazheve!”

  1. genci. d says:

    Po disa duhet te punojne te nxjerrin buken e gojes… Sondazhe do bejne, artikuj do bejne. Se per ate paguhen e jo si puna jote qe punon gjashte muaj minister e te paguajne qytetaret per gjithe jeten… Nese te prishin qetesine,
    mbylle internetin dhe pyete Kryetarin tend kur jane zgjedhjet e ardheshme qe te zgjoje..

    1. Sondaggi qe te nxjer fitues says:

      Po’ me sondazhistet cpate,apo nuk te dalin llogarite.Vetem sondazhet qe dalin nga SHQUPI dhe filxhani te duken te vlefshem se Ju nxjerin fitues me 85 perqind Zoti na ruajt nga keta pelivane te pa skrupullt

  2. timo says:

    Sigurisht që sgjedhjet janë sgjedhje e sondazhet janë sondazhe dhe nuk janë e njëjta gjë sepse emërtimet nuk janë sinonim edhe shprehin përmbajtje të ndryshme Z. Manjani por, ato fjalë, do sdo ti, kanë lidhje me njëra tjetrën. Sigurish lidhja është e fortë kur, si sgjedhjet edhe sondazhet janë serioze, që bëhen nga njerëz profesioniste, të aftë dhe të ndershëm. Po aq e sigurtë është që, kur këto proçese apo ky realitet gjykohen nga politikanë apo specialistë të pa aftë si puna jote dhe që mbrojnë interesa vetjake e klanore , “pa mendim e pa memorje “perceptohet kjo që parashtron ti z. Manjani në pikat 1, 2, dhe 3.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje