Nga Enver Robelli
Kur Edi Rama e citon Ivo Andriqin gjatë një vizite në Serbi, kjo nuk pritet mirë në Kosovë. Në Shqipëri kryesisht heshtet, sepse ndoshta pjesa më e madhe e njerëzve as që kanë interesim të dinë më shumë përse zemërohen shqiptarët e Kosovës. Me gjasë shumë njerëz në Shqipëri nuk e dinë që Ivo Andriqi ka shkruar një elaborat që parashihte zaptimin e Shkodrës nga Jugosllavia mbretërore. Në Kosovë ka reagime të ashpra edhe kur ndonjë autor i Tiranës thotë se Andriqi është shkrimtar i madh. Ky konstatim nuk është sakrilegj. Ivo Andriqi (1892-1975) vërtet është shkrimtar i madh. «E konsideroj Ivo Andriqin si pararendës timin, sepse ai ka qenë aq i guximshëm për të treguar se të gjithë ne jemi nga lënda e njëjtë», thotë Orhan Pamuku. Gjatë një vizite së fundi në Sarajevë Pamuk në një bashkëbisedim me publikun tha se portretet që shkrimtari Ivo Andriq ua ka bërë myslimanëve janë të ilustruara në mënyrë objektive.
Në këtë tekst nuk do të koncentrohemi në prezantimin e biografisë së Andriqit të shkruar nga gazetari gjerman Michael Martens, por vetëm në pjesën që ka të bëjë me Andriqin dhe çështjen shqiptare. (Për pjesët e tjera të librit do të shkruajmë me një rast tjetër). Në vitin 1939 Andriq ishte zëvendësministër i Jashtëm i Mbretërisë jugosllave. Në janar të atij viti në Beograd erdhi për vizitë ministri i Jashtëm i Italisë, konti Galeazzo Ciano. Ai qëndroi një javë në Jugosllavi dhe, mes tjerash, diskutoi me palën mikpritëse këtë çështje: Italia synon të aneksojë Shqipërinë, atëherë si do të sillet Jugosllavia? Ciano premton se Italia e Benito Mussolinit do të përkrahë dëshirën e ushtarakëve dhe politikanëve të Beogradit për të gllabëruar portin e Selanikut. Futja nën kontroll e këtij porti ka qenë një ëndërr jetëgjatë e politikanëve serbë. Sa i përket Shqipërisë, Ciano dhe Mussolini janë të bindur se për aq kohë sa do të jetë kryeministër dhe ministër i Jashtëm jugosllav Millan Stojadinoviqi, Roma dhe Beogradi do të merren vesh për Shqipërinë. Në ditarin e tij Ciano shkruan: «Iu afrova çështjes shqiptare. Stojadinoviqi fillimisht u duk i shqetësuar. Pastaj theu akullin dhe foli për ndarjen e Shqipërisë si rrugëdalje më e mirë».
Pas largimit të Cianos nga Beogradi, për Stojadinoviqin ishte e qartë se italianët do të intervenonin në Shqipëri dhe së shpejti Italia dhe Jugosllavia do të kishin një kufi të përbashkët. Ku do të ishte ky kufi? Kjo ishte çështje me rëndësi për Beogradin. Po aq sa edhe puna e portit të Selanikut: ushtarakët jugosllavë dëshironin të pengonin pushtimin e portit nga italianët. Në kujtimet e tij të botuara më 1963 në Buenos Aires Stojadinoviqi shkruan se në lidhje me të ardhmen e Shqipërisë ishte konsultuar me «qarqet përkatëse. Në radhë të parë me princin regjent, me shtabin tonë të përgjithshëm të ushtrisë dhe me zëvendësin tim në ministrinë e punëve të Jashtme, Ivo Andriq, të cilin e vlerësoj shumë dhe e çmoj tej mase mendimin e tij në të gjitha çështjet e rëndësishme. Ai ishte serb i konfesionit katolik, nga Bosnja, shkrimtar, i mençur dhe i matur në gjykime. Ka qenë kënaqësi e vërtetë t’i lexosh notat e tij diplomatike që i shkruante sipas urdhrave të mi». Nga kjo mund të kuptohet se Andriqi ka qenë zyrtar me ndikim në diplomacinë jugosllave.
Stojadinoviq e urdhëroi Andriqin që t’i përmbledh në një dokument opsionet e ndryshme që kishte Jugosllavia ndaj çështjes shqiptare. Ky elaborat i Andriqit u bë i njohur për publikun tek në vitin 1977, dy vite pas vdekjes së autorit. Elaboratin e publikoi historiani kroat Bogdan Krizman, i cili po ashtu kishte punuar si diplomat jugosllav. Elaborati u botua në një revistë shkencore kroate. Ai është 12 faqe i gjatë, i shkruar me makinë, nuk ishte i parashikuar për botim, por vetëm për përdorim të brendshëm. Ky tekst i Andriqit ka ngjallur polemika, të cilat vazhdojnë edhe sot. Për intelektualët shqiptarë bëhet fjalë për një pamflet të rrezikshëm kundër një populli, popullit shqiptar. Sipas Martens elaborati (apo referati) i Andriqit në pjesën më të madhe është një përmbledhje objektive e marrëdhënieve mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë mes luftërave ballkanike (1912/13) dhe vitit 1939. Të diskutueshme janë ato pjesë të tekstit ku Andriq numëron opsionet e veprimit të Jugosllavisë nëse Italia pushton Shqipërinë. Ai nuk ka iluzion se Shqipëria mund të përballojë sulmin italian dhe shtron pyetjen se si duhet të sillet Jugosllavia në rast të tillë. Andriqi citon kryeministrin serb Nikolla Pashiq (të vdekur më 1926), i cili njëherë i paskësh thënë Andriqit personalisht: «Duam një Shqipëri të pavarur, por një Shqipëri të dobët dhe të palumtur». Andriq shkruan se koha ka treguar që qëllimi i Pashiqit nuk mund të arrihet, sepse «një Shqipëri e dobët dhe palumtur do të ishte e shtyrë të kërkojë ndihmë atje ku mund ta gjejë. Regjimi që u kërcënua nga Italia, na u drejtua neve, dhe ai të cilin dëshironim ta rrëzonim ne, kërkoi mbrojtje nga Italia».
Andriq mendon se nëse Italia dhe Jugosllavia lidhin marrëdhënie miqësore, ato mund të merren vesh edhe për Shqipërinë. Shkurt: Andriq thotë se Beogradi duhet të ketë mirëkuptim për interesin jetësor të Italisë për të mbajtur nën kontroll Vlorën, të kjo pjesë e bregdetit, shkruan autori, Jugosllavia nuk bën të përzihet. Interesi jetësor i Jugosllavisë, sipas Andriq, është të mos jetë e kërcënuar në kufi me Serbinë jugore dhe as me Kosovën (e banuar me shqiptarë), por as nga drejtimi i Shkodrës dhe Malit të Zi. Andriq angazhohet për në modus vivendi mes Italisë dhe Jugosllavisë në territorin shqiptar. Shqipëria, thekson Andriq, është e varur shumë nga Italia, por formalisht ende shtet sovran, gjë që, sipas tij, është në interes të Jugosllavisë. Andriq paralajmëron: nëse Italia do të pushtonte Shqipërinë, ky do të ishte rast precedent që do të shtynte edhe fuqi të tjera të mëdha të shfaqin pretendime në Ballkan. Si ultima ratio Andriq propozon që edhe Jugosllavia të sulmojë Shqipërinë nëse Italia e bën këtë hap së pari. Andriq shkruan se për Jugosllavinë ndarja e Shqipërisë mund të merret në konsiderim si një e keqe e nevojshme dhe e pashmangshme, të cilës Beogradi s’mund t’i ikë, dhe si një dëm i madh nga i cili duhet nxjerrë sa më shumë dobi që të jetë e mundshme, «pra prej dy të këqijave të zgjidhet e keqja më e vogël». Sipas Andriqit në rast të ndarjes së Shqipërisë për Jugosllavinë do të kishte rëndësi të madhe morale dhe ekonomike marrja e Shkodrës me portin e saj. Kjo, vazhdon Andriq, do t’i mundësonte jugosllavëve të kryejnë punë hidroteknike dhe të kenë tokë pjellore për të ushqyer Malin e Zi.
Andriq sheh edhe një përparësi tjetër: nëse Shqipëria veriore do të bëhej pjesë e Jugosllavisë, do të ishin të mundshme lidhje komunikacioni mes Serbisë veriore dhe jugore me detin Adriatik. Me ndarjen e Shqipërisë, nënvizon Andriq, do të humbte një qendër atraktive për pakicën shqiptare në Kosovë, e cila në një situatë të tillë do të asimilohej më lehtë. Në të vërtetë në rast të tillë Jugosllavisë do t’i shtoheshin edhe 300 mijë shtetas shqiptarë, por pjesa më e madhe e tyre, shkruan Andriq, janë katolikë dhe raporti i tyre ndaj myslimanëve shqiptarë nuk ka qenë kurrë i mirë. Kur të krijohen rrethanat e reja, do të ndiqej edhe çështja e shpërnguljes së shqiptarëve myslimanë në Turqi.
Në Serbi Andriq ka gjetur shumë mbrojtës, shkruan Martens. Ata theksojnë se elaborati ka qenë punë e kryer sipas urdhrit të eprorit dhe përmendin faktin se Andriq nuk e ka nënshkruar dokumentin. «Vërtet sot nuk do të dihej se kush është autori nëse në referat të mos ishte gjetur një shënim i shkruar me dorë nga Stojadinoviqi, i cili dokumentin e prezanton si punë të bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë». Mbrojtësit e Andriqit mendojnë se referati ka qenë një «ekspertizë zyrtare» e një punonjësi shtetëror, i cili ishte zbatues i politikës zyrtare shtetërore. Rrjedhimisht, sipas mbrojtësve, dokumenti nuk është shprehje e qëndrimit personal politik të autorit.
Këto teza lënë për të kuptuar se politika e shtetit paskësh qenë diçka absolute dhe e parashikueshme, ndërsa zbatuesit e kësaj politike argatë amorfë dhe të pavullnetshëm të një zhvillimi të pashmangshëm, shkruan Martens. Bogdan Krizman, zbuluesi i elaboratit, që në vitin 1979 i shkroi një kritiku: «A jeni mbase i mendimit se Andriqi nuk ka qenë i pajtimit me tekstin e elaboratit të dorëzuar? Po të mos kishte qenë i pajtimit, ai ka mundur ta riformulojë në çdo kohë, pasi që si asistent ia ka parashtruar ministrit».
Martens shkruan se në gjysmën e parë të shekullit ’20 dëbimet e dhunshme të popullsive kanë qenë një mjet i njohur i politikës. «Andriq u shërbeu qeverive në të cilat nuk mendohej dhe nuk veprohej ndryshe se ç’ishte e zakonshme në atë kohë. Ai u shërbeu atyre si zyrtar i ulët dhe më vonë në pozitë udhëheqëse, gjë që domethënë se ai së paku në heshtje e miratonte politikën e tyre. (…) Andriq nuk i parapriu kohës, por ishte fëmijë i saj – edhe aty kur koha ishte mizore». Në Jugosllavinë socialiste Andriq nuk ka folur kurrë për elaboratin e tij. Ai po ashtu nuk e vizitoi kurrë Kosovën, siç bëri me pjesë të tjera të Jugosllavisë së atëhershme. – Libri «Në zjarrin e botëve. Ivo Andriq. Një jetë europiane» është botuar nga Zsolnay në Vjenë.
(Ribotim)
Sa keq që jemi shumë mbrapa me historinë. ..në periudhën e qoftëlargut enver ishim në izolim të plotë dhe ai i mësoi shqiptarëve ato që atij i interesonin dhe mbas viteve 90 shumica e historianëve të dalë nga bankat e qoftëlargut vazhduan të njëjtin kurs pastaj rolin e historianit filluan ta bëjnë gazetarë apo analist politik por këta gjithmonë të diktuar apo të paguar prej qarqeve sërbo-greke. .nuk e kuptoj arsyen përse Shqipëria nuk nxjerr historianë, ose më saktë unë e kuptoj kështu :përderisa shumica e politikanëve, diplomatëve apo gazetarëve tanë dalin nga shkollat greke atëherë normalisht që ata do të bëjnë ‘papagallin’ pra do shprehen ashtu si i intereson shefit të madh nga Athina apo Beogradi. .rastet dhe shembujt janë të shumëllojshëm që i dini të gjithë. .për shqiptarët të rrojë interneti sepse që andej ne mësojmë shumë gjëradhe kryesisht nga historianë të huaj. .i qëndroj pa lëkundje mendimit se politika media dhe kisha janë të kapur peng nga Athina, pastaj ky nuk është mendimi im por i ish ministrit të jashtëm grek Koxhias. ..mbas dorëhrqjes së tij si ministër i jashtëm i greqisë në Shqipëri askush nuk u
prononcua mbi deklaratat e tij. .pra heshtje ashtu sikurse thotë edhe robelli për çdo skandal veç heshtje heshtje dhe aspak transparencë. .pra nuk hesht vetëm politika por hesht edhe media ndërsa populli si i përgjumur rrotullon dhe zgurdullon sytë në pritje të skandalit apo tradhëtisë së radhës. .
Ne paraqitjen e elaboratit te ANDREICIT nuk shoh nje qendrim racist te tij ndaj shqiptareve.Aty dalin ne pah deshirat e Beogradit per pushtimin dhe coptimin e Shqiperise.Nuk cfaqen nje qendrim perbuzes apo fyes ndaj shqiptareve si njerez dhe karaktere vec etjes per pushtime,asimilime,per toka dhe det.Duke qene ne kuadrin e gjithe pushtuseve te tjere nuk mund ta akuzoj Andeicin si rracist ashtu si ne kete aspekt nuk mund te themi as per italianet apo dhe gjermanet.Ata ishin pushtus,gjaksore,armiq etj.E theksoj anen raciste te Andreicit sepse keshtu na eshte paraqitur por nga referati i tij nuk del vec si diplomat i Beogradit ekspasionist.Napoleoni pushtoi gjysmen e EUROPES POR NUK E BERI PER RRACIZEM DHE GJITHASHTU DIPLOMATI ITIJ I LARTE SHATOBRIAN QE NJE POET I SHQUAR.
Racizem kan treguar dhe praktikuar edhe francezet, edhe gjermanet, e poashtu edhe serbet si nxenes dhe te perkedhelur te tyre. Dihet se shkollaret serb i kan quajtur shqiptart njerez me bishta. Andriqi thjesht ka qene nje paraardhes i Peter Handke, pra nje racist i theksuar me qmim nobel.
@vang
Synimi i Andriqit (e jo vetëm dëshira siç pohoni ju), ishte ndarja e Shqipërisë, asimilimi i shqiptarëve dhe deportimi i tyre në Turqi dhe është vazhdimësi e veprimeve të Millosh Obrenovicit dhe platformës sekrete “Naçertanje” të lija Garashanin, të përpiluar në vitin 1936 për zhdukjen e shqiptarëve.
OK (ola kala)?
ΑRBER : Ndoshta jam me shume se ty kundra serbeve per ate qe u kane bere kosovareve dhe shqiptareve ne pergjithsi por une po diskutoja per referatin e Andricit i cili ka qellim pushtimin ,asimilimin etj etj .Keto i kane te gjithe pushtuesit pa harruar turqit ne vecanti.por aty ,ne referat nuk ka racizem klasik dmth te quhen shqiptaret si populli pa zhvilluar nga pikpamja antropologjike.Ju me permendni te gjitha ato qe une i di shume mire por jane jashte kontekstit tim .LUFTRAT kane qellim pushtues por nuk jane te gjitha si lufta qe u beri Hitleri ebrenjve.Nuk jam aq naiv sa te me permendni nje lloj inferioriteti qe kane ndaj nesh perendimoret
T a …. nanen Andriqi e tan Shkinja !!!
Te besh plane per pastrim etnik nuk eshte rracizim per ty zoterote!?
” Qoftelargu “. Titos e kompani, ja vuri Kufirin tek thana.U dha grushta politikaneve te Beoradit lidhur me stnimet e tyre per Shqiperine.
O ENVER PO C’PUNE KA EDI RAMA ME KOSOVEN
KOSOVA KA HISTORINE E SAJE PARLAMENTIN E KRYEMINISTRIN PROGRAMIN EKONOMIK TE SAJE
FLAMURIN E SAJE .
ESHTE E THJESHTE S’TE PELQEJNE MARDHENJET ME SHQIPERINE MBYLLI SHOKU NUK E KUPTONI QE JENI BERE ME SHUME SE SA TE BEZDISUR JENI FAZEN E URREJTJES.
O Shkëlzen shko e sjkërdhehu me vangun dhe gjith
sojin tuej.
TI QE JE PISHMAN: KUR nuk je ne gjendje te kuptosh ato qe kam shkruar eshte e cuditeshme qe nuk ben debat por fyen. Lexoje dhe nja dy tre here komentin tim dhe pastaj po se kuptove shiko punen tende.
SHKELZEN: Nuk e kuptoj kundershtine tuaj ndaj ROBELLIT .Ajo qe thote ne lidhje me Ramen eshte e vertete.Ne nje fjalim Rama perdori nje shprehje te shkrimtarit serb dhe ju sulen.Te tjerat kuptojini vete por jo per te fajsuar Robellin i cili eshte nje gazetar i zoti dhe jo i rradhes.Nuk kam vene re qe ai te kete ndonje paragjykim per shqiptaret ketu.Ai e ka me ata ne Kosove.
Kosova,Shqiperi e coptuar… per ata qe ” nuk e dine”
Allahile !
O Robell. Po analizat e Andriçit mbeti ti besh zotrote? Ai eshte nje shkrimtar i madh dhe i njofur nga gjithe bota. Nga peshtymat e tua vetem se i ritet vlera dhe lexushmerija. Sa per qendrimin ndaj shtetit Shqiptar te paraluftes dhe te Italise Fashiste ato jane mendime te detyruara nga politika e shtetit qe i paguante rrogen ashtu si ti qe je i detyruar te ndjekesh poltiken e atyre qe te paguajne dhe sikur personalisht te mendosh ndryshe. Tani telenovela ” Rama” shteri keshtu qe sa te meresh me Andriçin, na thuaj ndonje gje per Albinin, apo nuk te lene?
Analizimi I tepert I gjenocidialeve kokekatrore mesjetare eshte humbje Kohe . Gjenerali Bekim Berisha ishte nje njohes I mire I serbeve dhe serbise fashiste .
Ai thoshte se gjenocidialet serbe e kuptojne vetem gjuhen e forces, perndryshe asgje sdo ti ndale .
Ne te njejten kontekst shtetet shqipetare duhet ta kuptojne se rritja e kapaciteteve ushtarake te dy shteteve shqipetare nuk eshte nje luks por eshte nje domosdoshmeri jetike per kombin shqipetare. Kombi shqipetare do te kete nje “fqinjesi te mire ” me serbine primitive dhe gjenocidiale vetem atehere kur kapacitetet ushtarake te dy shteteve shqipetare te arrijne ne standarde te tilla qe ne rast konflikti duhet te jene ne gjendje ta mposhtin serbine fashiste ashtu sic e beri Kroacia trime . Keto perrallat me Andricin dhe vucicin Jane humbje kohe . Mbas nje beteje me forcat speciale serbe te mposhtura ne rajonin e Gospicit ne Kroaci, Bekim Berisha perpara nje televizioni Holandez duke ju referuar krimineleve serbe thoshte : ” ata ishin ketu por ne I shporrem, ata nuk Jane me ketu , ata nuk Jane me asgjekundi, ata nuk Jane me ” .
Ne Mentalität in tend primitiv ka nje arsyetim qe ti mbushin bythen vendeve te industrializuara me parat e nxjerr me shum Mund e Djers dhe te begatojm kto vende qe mbjellin urejtje mes popujve per te imponuar blerjen e shpenzime per Armatime e popullit ti japin Karrin ne goje?
Gjithnje katolicizmi Hedh e mbjell urejtje,ashtu sic prapagandojn edhe sot ekstremi ne kroaci dhe hiqen si popull Mik ndaj nesh,neperke qe leshojn vetem Helm!
Integrimi eshte evolucioni qe i Ben popujt te mendojn e te jetojn Bashke,Pa paragjykime e divergjenca ideologjike,eshte njelloj Kur cibani fillon e perhap Metastaset duhet ilac qe te thahet,se Infeksjon ter bythen!
Ne embargon e Produkteve Serbe behet nje politike qe Produkte tei Serbise te Ken etiketimin e kroacis Mike ne thonjza dhe shitjen e ktyre Produkteve Serbe nga kroacia Mike ne Kosove,por trefishin e cmimit te etiketuar serb?
Pra kjo eshte Embargo e haradinajt Mik i kroacise e kopil per popullit e vet,se keshtu ri ne pushtet!
Aldric ishte paqesor ,ai percolli Idene se Jemi qenje njerezore ku ndryshimi ndermjet nesh eshte te jesh Njeri I mire apo jo,gje e cila ndikon reciprokisht me ngjarjet e fenomenet e Jetes.Orfan Pamuk thote se shqiptaret jane primitiv,aq sa nuk dine te pershendesin njeri tjetrin ne mengjes po pershendeten me sharje te tipit… (per arsye te etikes morale nuk po i permend)i Mos harxhoni energjite tuaja te germoni rreth shkrimtareve,ata I perkasin botes se letersise artistike jo politikes .Do ishte me vlere te thelloheshit ne arsyet pse kosovaret nuk mund te organizohen dot te bejne shtet,por presin mos del ndonje perandori e madhe i merr nen ombrellen e saj.Te pakten Zogu ,megjithe prapambetjen e theksuar dhe dasite,Hodeida bazat e shtetit te pare shqiptare me kushtetute bashkohore.DiktatoriHoxha ju ngjizi shqiptareve ,mgjse artificialisht ,idene e kombit dhe nuk cenoi asnje millimeter vend.Ju jeni kosovar ,ndihmoni veten tuaj ,mos u ktheni mbrapa ne kohe me urrejtje e ligesira qe demtojne vetem ju…
Kërko ndonjë psikiatër të mirë or byrazer, se nuk është turp të kërkosh ndihmën e doktorit kur ke nevojë për të!
enver pergezime si gjithmone je miniere e dijes studiues i etur ke te drejte ne ato qe thua,shqiperia dhe shqiptaret ne trojet ku jetojne jane pa mbrojtie nga shteti ame perkundrazi edushka ramiç njelloj si andriç vuçiç egjithe viçat antishqiptare
Elaborati i cituar është ribotuar në Tirane më 1990 në librin “E vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi”…Gazekarët duhet të lexojnë më shumë që të informojnë më mirë…Tung të tërëve
Ne librat e Andric nuk kam gjetur asgje raciste jo vetem ndaj shqiptareve por as popujve te tjere. Nje nga arayet qe ka bere shkrimtar te madh.
I lexoj me endje shkrimet e tua.Sepse ju Enver pervecse nje gazetar bashkekohor,jeni edhe nje atdhetar i vertete. Ju lumte! Ndersa vepra kriminale e I. Andricit…, eshte e denje per t’u urryer jo vetem nga shqiptaret kudo qe jane,por nga te gjithe njerezit e qyteteruar te botes ne cdo kohe. Duke qene se eshte frymezuar nga shovinizmi serb. Njelloj si V. Cubrilovici dhe sivellezerit e tjere te tij…,qe me vepren e tyre te zeze, jane shnderruar ne armiq jo vetem te shqiptareve,por te mbare njerezimit.
Po ishte nja 4 qillo antishqiptar.
O gazetar toç, po Sa antishqiptar ishte filoni dhe jonSa ishte andtishqiptar.
Analfabet.
Elaborati i Andriçit është ribotuar në Tiranë më 1990 si pjesë e librit me artikuj shkencorë dhe dokumente “E verteta për Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi”…Ata që punojnë në gazeta të çdo natyre është mirë të lexojnë e njohin më shumë…aq më tepër ata që marrin mundimin të “komentojnë” në to…Tung të tërëve dhe Meros posaçërisht!
Ne Mentalität in tend primitiv ka nje arsyetim qe ti mbushin bythen vendeve te industrializuara me parat e nxjerr me shum Mund e Djers dhe te begatojm kto vende qe mbjellin urejtje mes popujve per te imponuar blerjen e shpenzime per Armatime e popullit ti japin Karrin ne goje?
Gjithnje katolicizmi Hedh e mbjell urejtje,ashtu sic prapagandojn edhe sot ekstremi ne kroaci dhe hiqen si popull Mik ndaj nesh,neperke qe leshojn vetem Helm!
Integrimi eshte evolucioni qe i Ben popujt te mendojn e te jetojn Bashke,Pa paragjykime e divergjenca ideologjike,eshte njelloj Kur cibani fillon e perhap Metastaset duhet ilac qe te thahet,se Infeksjoni perballet ne ter bythen!
Kosoava ka qene pjese e Shqiperise dhe i eshte shkeputur zyrtarisht me 1913. Sot Shqiperia ka po aq te drejta ndaj Kosoves sa dhe politikanet injorante te Kosoves, per te njohur Kosoven me Serbine dhe per ta integruar ate ne BE ne fillim nepermjet minishengenit apo sic quhet unioni i ballkanit perendimor.
Dhe kjo ka arsye te forta se perse e kerkon BE.
Ksovaret politikane nuk duan te kuptojne te ardhmen e Kosoves por mendojne se Kosova u dha si dhurate dhe ata mund te bejne cte duan. Ketu gabojne rende se pse e duan ta bejne kosoven Khalifat dhe te izoluar. Kete Shqiperia por dhe BE nuk e lejon.
Serbet si edhe greket kane qene dhe do te jene armiqte mendore te Shqiptarve Ne rastin e ketij plehu Ivo Vicit serb ai eshte nje zjarr-thurres dhe nje anti-shqiptar i formuar teresisht. Mos harrojme asnjehere edhe pse ndodhemi jashte Atdheut se njerezit patriote qe i kane sherbyer deri ne ditet e fundit vendit ishin rritur e edukuar jashte por zjarri i tyre madhor mbrojti Shqiperine nga shkaterrimi . Ismail Qemali dhe shume te tjere si edhe Faik Konica . Shume mekate eshte te harrojme se Shqiptaret gjysherit e stregjysherit tane jane masakruar nga serbet e greket mos valle duhet te flejme dhe te bejme te pa fajshem keta pushtues te ardhur nga Karpatet qe sot me ruset kane politiken e tyre mjafte te holle per interesat e tyre si priori. Politika dhe diplomacia per afrim per qellime paqesore ne shtetet e Ballkanit eshte intelektuale personalisht nuk mendoj qe Edi Rama eshte nje anti -shqiptar faktet tregojne se perpara kurre u ndodh ne Beograd u shpreh serbeve se pa njohur Kosoven fillimisht qe jane Shqiptare si te gjithe nuk mund te kete asnje te ardhme tjeter. E keqja e madhe eshte se me urrejtje dhe zemerim nuk krijohet afrimi i popujve qe jane ne zjarret mijera vjecare . Eshte njelloj si Irani i sotshem dikur Persia gjithmone ikonsideruar si nje shtet radikal islamik por fakti eshte se Franca ka arritur marreveshje politike dhe Amerika sot eshte e bllokuar nga politika . Eshte koha per paqe ajo fillon nga mbrenda nga idete per bashkim .
Na cave b. Duke perkthyer Martens ne shqip. Bej ndonje shkrim vete po munde, copa e injorantit.