“Fajësitë i lihen më të dobëtëve”, Rama në burgun e grave: Me reformën në drejtësi kam shumë besim se gjërat do ndryshojnë

28 Dhjetor 2019, 12:13Politika TEMA

Duke folur nga Burgu i Grave në Tiranë, mes grave të dënuara, të cilat përfitojnë nga amnistia e fundvitit miratuar vetëm pak ditë më para nga Qeveria, Rama nuk la pa akuzuar sistemin e drejtësisë.

Sipas tij drejtësia në shumicën e rasteve ka favorizuar më të fortët, më të shkathëtit dhe më të pasurit, burrat në kurriz të grave, që janë dënuar maksimalisht, ndërkohë që dhunuesit e përdhunuesit sipas Ramës kanë marrë dënime qesharake.

 “Më vjen shumë mirë që ne bëjmë këtë amnisti, kemi 56 gra që vuajnë dënimet në burgje dhe dëshironim që të gjitha të përfitonin nga amnistia.

Të them të drejtën mbase kjo nuk është shumë korrekte, për tu thënë publikisht, por unë kam bërë shumë debat me gjithë ekipin e amnistisë sepse do të doja të kishte edhe më shumë ulje për disa prej jush që kanë kryer krime shumë të rënda, jo për të justifikuar vrasjet e burrave, por për një arsye tjetër, për arsyen se unë besoj shumë fort që një grua arrin në atë ekstrem përtej faktit që kryen një krim të rëndë dhe të dënueshëm, ka me siguri 1001 arsye, plagë në mendje dhe shumë kujtime të hidhura në trup që e cojnë në atë pikë.

Fatkeqësi e madhe që kur sheh gjithë historinë e sistemit tonë gjyqësor sheh se në kapitullin e gjyqeve me burrave dhe grave, raporti i vendimeve që shkojnë në favor të burrave me atë të grave është skandaloz.

 Këtu kam parasysh gjyqe që të rreqethin mishin kur lexon dosjet për gra të dhunuara e të përdhunuara me protagonistë që shpëtojnë ose si të pafajshëm ose me dënime qesharake, edhe me përsëritës.

Fajësitë i lihen gjithmonë më të dobëtëve, përballë atyre që janë më të fortë, më të shkathet e më të pasur.

Me reformën në drejtësi kam shumë besim që gjërat do të ndryshojnë, që fëmijët tuaj të jetojnë në një vend me një sistem drejtësi që nuk i bën më fajet dhe gabimet e bëra në këto 30 vjet.

Me kostume e me kravatë (gjyqtarë) kanë dhënë vendime skandaloze, që rëndojnë gratë – tha Rama. (TemA)

6 komente në ““Fajësitë i lihen më të dobëtëve”, Rama në burgun e grave: Me reformën në drejtësi kam shumë besim se gjërat do ndryshojnë”

  1. HARVARD says:

    …foli Ministri i drejtesise, Ed Rama vete…ligjet e reja ne drejtesi do lehtesojne jeten e grave ne burg dhe femijve te tyre….ene atje ka menuar megalomani…ka kohe qe ja kalon Saliut , cudi , kjo eshte me se normale ne Al banistan…
    =
    pra , me nje fjale…i naltmadhnishmi i tregon grave te burgut, se Peshkaqeni gjithmone e ha Peshkun e vogel…
    =
    se i futi ne burg ata qe spaguajne dot dritat por jo Edscobaret e tij me ne krye Floririn …se ne rastin e dyte nuk eshte ai drejtesia…e l esh it…

    1. Rebel says:

      Edhe ti,o Rama keshtu vepron si keta gjyqtaret e prokuroret,se asnjehere nuk ke pranuar kritikat e qytetareve per qeverisjen e keqe,per mbylljen e gojes te qytetareve te ankohen,per korrupsionin etj,etj!
      Ktheja vetes kete kritike dhe mos fol perralla me mbret!
      Ndaj kritikave te popullit ti ose ke heshtu,ose ke perbuzur ose je tallur!
      Dy here te kam shkruar une dhe me harbutllik me je pergjigjur!
      Mbase vjen nje dite te japesh llogati bashke me Berishen,Bashen e Meten per krimet e shumta qe i keni bere ketj populli te mjere!

  2. Zigur Qarri says:

    Edvin Kristaq Rama thote:“Fatkeqësi e madhe që kur sheh gjithë historinë e sistemit tonë gjyqësor sheh se në kapitullin e gjyqeve me
    burrave dhe grave, raporti i vendimeve që shkojnë në favor të burrave me atë të grave është skandaloz”,….hahahahahaha…..
    Kastriot Myftaraj thote:”Edi Rama vjedh thënien e sekretares në gjyqin e divorcit të tij me Matilda Makoçin në 1991: Ti duhesh shpallur
    heroinë që paske duruar këtë monstër, moj grua!
    Batuta e Edi Ramës me një banor të Patosit, “Gruaja jote duhet shpallur heroinë që të duron ty”, nuk mban autorësinë e tij. Kjo thënie
    qenka ngulur thellë në kujtesën e Edi Ramës, që nga gjyqi i divorcit me gruan e tij të parë, Matilda Makoçi, në 1991.
    Kur zonja e nderuar Matilda Makoçi po rrëfente para gjyqit të gjitha të këqijat që ajo kishte përjetuar nga bashkëshorti i saj (i shortit të
    keq të jetës), Edi Rama e ndërpreu duke i thënë gjykatës: “Përse po i tregon kjo të gjitha këto, për të mbajtur djalin? Le ta mbajë se nuk
    e ka me mua por me Kristaqin, tim atë, vjehrrin e saj!”
    Në këto momente sekretares së Gjykatës të pranishme në gjyq, i shpëtoi thirrja: “Ti duhesh shpallur heroinë që paske duruar këtë
    monstër, moj grua!”Këtë batutë Edi Rama e nxorri nga kujtesa 25 vjet më vonë për ta përdorur si Kryeministër./Kastriot Myftaraj
    Debila te”rilindjes”,Kastriot Myftaraj ka deklaruar edhe per Gjyshen e Edvin Escobar D’Rames,se te dy femijet i ka me Ahmet Zogun
    dhe jo me Vlashin,”Gjyshin” shkurabiq.Asnje padi per shpifje nga demagogu,ashtu si ne rstin e F.Lubonjes,qe e akuzon demagogun
    se ka fallsifikuar dekumentat per siperfaqen e Teatrit Kombetare,kur ishte Minister kulture.

    1. Ilir says:

      Si mund te jete njeriu kaq I zellshem ne ndyresi…!? Si mund te jetosh me kaq helm qe ke Brenda vetes o… njeri, qe asnje gjallese helmuese s’mund te te afrohet?! Ndoshta vetem qoftelargu I Vicidolit mund te krahasohet me kete qe vetequhet zigur,nese nuk eshte vete ai…

  3. Doni me per Belulin.. says:

    Ai, i kudondodhuri, dora vete Edi Rama, KM i shqiptareve, ja ka kaluar edhe atij… Robert Camcakizit te librit…

  4. Doni me per Belulin.. says:

    Ai, i kudondodhuri, dora vete Edi Rama, KM i shqiptareve, ja ka kaluar edhe atij… Robert Camcakizit te filmit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje