Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë, pas dënimit për shpifje të ish-kryeministrit Sali Berisha, pikërsiht pas padisë që kreu i qeverisë kishte bërë ndaj tij.
Mëngjesin e sotëm, Rama e ka nisur me një citat nga Profeti Muhamet: ‘Kush beson nuk shpif, nuk mallkon dhe nuk flet shëmtuar apo si të ishte budalla’.
Gjykata e Tiranës vendosi dje të dënojë për përhapje lajmesh të rreme ish-kryeministrin Sali Berisha dhe të dëmshpërblejë kryeministrin Edi Rama me shumën 500 mijë lekë si person i dëmtuar nga një shkrim në rrjetet sociale.
Përveç gjobës, Gjykata e Civile Tiranë ka vendosur se Sali Berisha duhet të fshijë nga rrjetet sociale postimin ku shprehej se BE nuk pranon Shqipërinë në familjen e saj, për shkak se Rama përkrah trafikantët e drogës.
Mire eshte te kerkoni falje dhe ju per shpifjet kur ishit ne opozite……
Te zgjodhem ta arrestosh kermen per vrasjet qe ka bere, duke lyer duart me gjakun e ketij populli, jo te besh drejtesi vetem per vanitetin tend te semure!