"Rama-Millosheviç dhe Berisha-Bulatoviç", dy fotografi dhe një e vërtetë

27 Dhjetor 2019, 18:06Politika TEMA
"Rama-Millosheviç dhe Berisha-Bulatoviç", dy fotografi

Sali Berisha ka publikuar një foto montazh ku ka modifikuar portretin e presidentit Aleksandër Vuçiç, duke vendosur fytyrën e të ashtëquajturit “Kasapi i Ballkanit”, Slobodan Millosheviç.

Por nëse kjo fotografi është e rreme, po postojmë një më origjinale, meqë ish- kryeministri Berisha e mban veten për patriot, ndryshe nga tradhtari Edi Rama.

Më poshtë po risjellim një moment nga takimi i Berishës me ish-kryemnistrin malazez, Momir Bulatoviç i cili ishte një ndër bashkëpunëtorët e Millosheviçit.

Berisha bashkëpunoi me të për shkeljen e embargos së OKB-së në lidhje me furnizimin e Serbisë me karburante, municion e armë, në vitet kur ky shtet ushtronte gjenocid barabar ndaj popullsisë së Kosovës.

Fakte të rëndësishme për shkeljen me qëllim të embargos nga Sali Berisha, gjenden në një libër të vitit 2006, të ish- presidentit Bulatoviç me titullin“’Rregullat e Heshtjes”.

Aty, ai flet për një marrëveshje verbale mes tij dhe presidentit të Shqipërisë Berisha për shkeljen e embargos së OKB-së.

E rreme: 

E vërtetë:

E vërtetë:

10 komente në ““Rama-Millosheviç dhe Berisha-Bulatoviç”, dy fotografi dhe një e vërtetë”

  1. Tom says:

    E gjithe politika shqiptare=Sllabodan dhe palloshevic jane

    1. Raimond vlonjati says:

      Po po , por Bullatovic u shkeput nga Miloshevici me kohe ,
      ndersa ky Vuci edhe sot flet pro Miloshevicit

  2. Tropoja says:

    Cfare merreni akoma me kete lloj cope mishi me dy sy?! Kur ndonjehere te vetme ky gomar e zog gomari ka folur dhe eshte sjelle si zotni, si burre shteti apo si intelektual? Gjithmone ordiner, kafshe, intrigant, orjental, fshatar, hajdut, psikopat, spihun pas vrimave te celsit.
    Sa injorant, aq edhe i paafte, i paqendrueshem dhe denlukuent. Sa here la pushtetin, u desh nderhyrja e superfuqive te shpetonin Shqiperine nga humnera ku e hodhi nje idjot i tille shpellash. Njehere me 97 dhe heren tjeter me drejtesine mafjoze gjingjoniste qe na la peshqesh.
    Me gjithe ata qe pushkatoi, zhduku e vrau me te birin ne Gerdec, sot duhet te ishin te dy bashke duke u kalbur nen dhe si qener.

  3. populli says:

    ,Edhe një 5 milion lekë tjetër dëmshpërblim me vendim gjykate për Berishën, nëse Rama do e padisë dhe këtë herë.

  4. Aules says:

    NUK E KUPTOJ PSE-PSE-PSE të gjitha mediat dhe gjith gazetarucët e quajnë ish kryeministri berishoviçin dhe jo ish president???
    Mund të ma sqarojë ndonjëri?

  5. Arbër says:

    Si Saliu ashtu dhe Rama, ne garë se kush po tradhton me shumë vëllezërit shqiptarë të Kosovës! Po të tjerët ku janë?

  6. Arbër says:

    Rama-Millosheviç dhe Berisha-Bulatoviç dy fotografi dhe një e vërtetë, te dy tradhtar te popullit shqiptar!

    1. Dardani says:

      Or Arber, kshu mashtrusish si puna jote mblidhen nji hale ke shqupi kur ka protest. Ju e dini se berisha eshte aq i qelbet sa nuk mbrohet dot as nga ju. Keni gjet stilin tani te thoni edhe Edi si ai eshte, po ne fakt jane vite drite larg njeri tjetrit, o mashtrusa. As kjo s’ju ecen se ju ka dale boja me kete stil.

  7. likefloriri says:

    Po foton me milloshevicin mos e ka ngaterruar berisha me foton e tij. Se per ate foto u vra i ndjeri qe e filmoi. Po si nuk ka fare turp ky njeri (nqs e quan veten te tille)? Po te pakten te mos hape probleme te tilla. Po sigurisht gjuha vete atje ku dhemb dhembi. Berisha pavaresish se i mohon por nuk i harron krimet qe i ka bere ketij populli, por rama me duket se po i harron krimet e berishes.

  8. Lida Al says:

    Foto shume e bukur. Edi Rama me mjeker, qe ka disa muaj qe e ka vene, me Miloshevicin qe ka disa vjet qe ka vdekur. Fantastike! Tani Rama nje gjyq tjeter per nje 500 mijeshe… JO, nje milion, si perseritje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje