PD sulmon SPAK dhe KLP: Gent Ibrahimi militant i PS. Kraja hetues në komunizëm, Dumani ka takuar Ulsi Manjën

27 Dhjetor 2019, 14:59Politika TEMA

Partia Demokratike ka vijuar sulmet dhe akuzat ndaj kreut të SPAK, Arben Kraja, anëtarit të këtij institucioni, Altin Dumani dhe kreut të KLP Gent Ibrahimi.

Pas sqarimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që tha se të gjithë prokurorët janë më të kontrolluar, PD hedh akuza ndaj KLP, duke thënë se po tenton të mashtrojë qytetarët dhe të devijojë nga e vërteta.

Sipas PD, Kreu i KLP, Getn Ibrahimi është një militant i PS.

Reagimi i PD:

Partia Demokratike dënon përpjekjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të mashtruar qytetarët dhe për të devijuar arsyen e vërtetë të shqetësimit të opinionit publik mbi të kaluarën si hetues politik i diktaturës për Drejtuesin e SPAK dhe për takimin e pajistiifikuar të një anëtari të SPAK-ut me Ulsi Manjën e PS.

Reagime të tilla të dënueshme janë të pritshme nga një organ si KLP, që është nën drejtimin e militantit të PS Gent Ibrahimi dhe me shumicën e anëtarëve të kontrolluar nga pushteti dhe të zgjedhur në mënyrë të paligjshme.

 Prokurorët e SPAK kanë kaluar të njëjtin proces të vetingut, siç kanë kaluar me dhjetëra prokurorë e gjyqtarë të tjerë. Në thelb, kjo është një përpjekje e KLP-së për të mashtruar qytetarët me teknikalitete të panjohura për ta,  në një kohë kur sondazhet tregojnë rënie të besimit të opinionit publik tek vetingu.

KLP kishte detyrimin të informonte opinionin publik, nëse Arben Kraja, Drejtues i SPAK, ka qenë apo jo hetues i regjimit gjakatar komunist përpara viteve 1990 në gjyqe politike?

KLP duhet të mbante qendrim, nëse për të është e pranueshme që në vitin 2020 drejtësia e re të bëhet me hetues të regjimit komunist. Kjo është njësoj sikur drejtësinë në Gjermani ta jepte një prokuror që i shërbeu Hitlerit deri në momentet e fundit para dorëzimit të Berlinit.

KLP ka detyrimin të infomrojë opinionin publik, nëse Altin Dumani, prokuror i SPAK, është apo jo personi në foto, i raportuar nga media që një ditë përpara se KLP e partisë të votonte Drejtuesin e SPAK, kërkonte mbështetjen e përfaqësuesit të Partisë Socialiste Ulsi Manja. Drejtësia nuk mund të bëhet me sherbëtorë të rinj të partisë së vjetër në pushtet.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet t’i shpjegojë opinionit publik se përse alternativa e tij e vetme është të ofrojë vetëm drejtësinë që i duhet PS.

Shqipëria ka kapacitete për të ofruar një drejtësi normale, pa lidhje me politikën, pa lidhje me komunizimin, pa lidhje me Qeverinë. Shqipëria ka juristë, prokurorë e gjyqtarë të kualifikuar dhe me integritet, që mund t’i shërbëjnë vendit në organet e reja të sistemit të drejtësisë. Problemi është se këtë drejtësi nuk e do Edi Rama.

 Edi Rama nuk ka ndërmend të lejojë ndërtimin e një drejtësie më të mirë për shqiptarët, por një drejtësi që i shërben atij, ministrave të tij të korruptuar dhe krimit të organizuar me të cilin bashkëqeveris.

 Partia Demokratike kërkon që, në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe eliminimit të çdo dyshimi për integritetin e SPAK, prokurorët, për të cilët publikisht është vënë në  dyshim integriteti, pavarësia dhe paanshëria, duhet menjëherë të sqarojnë pozicionin e tyre dhe vlerësojnë seriozisht mundësinë për të hequr dorë nga përbërja e SPAK.

Mbi interesin personal dhe politik, në këtë moment, duhet të prevalojë, nevoja për të ruajtur të paprekur imazhin, integritetin dhe besimin tek SPAK. (TemA)

8 komente në “PD sulmon SPAK dhe KLP: Gent Ibrahimi militant i PS. Kraja hetues në komunizëm, Dumani ka takuar Ulsi Manjën”

  1. Qytetari i Thjeshte says:

    Fakti qe PD po i sulmon tregon se jane ne rruge te mbare.
    Kopsituni letrat plerave qe kane 29 vjet qe livadhisin duke vjedhur e shkaterruar cdo gje te mire qe ka ky vend dhe dergojini tek Shullazi me kompani se aty e kane ngordhjen.
    Tik Tak, Tik Tak, Tik Tak, Tik Tak…….
    Koha nuk ndalet, litari po mbildhet per fyti per Berishen, Meten, Ramen, Lulushin e vogel dhe te gjithe mbeturinat komuniste qe e moren ne qafe kete vend e kete popull.

  2. ciu says:

    Normal qe do e sulmojne se mbas janarit i ke te gjithe ne bangen e te akuzuarve veq do zoti e kane doren e rend keta te spakut duke filluar nga pushkatimi deri tek djegja e tyre live para pallatit kultures

  3. Tiranasi2020 says:

    Kete Dumanin e kam pare vet nje dite po shetiste ne bulevard nga ana e kryeministris , kthey koken nga kati dyte dhe beri disa shenj pa kuptim per ne por me siguri kane qene sinjale per Edi amen qe ishte prapa perdes.Ka te drejte PDja.

  4. h says:

    PD.Parti Degjeneratash.

  5. ham hum
    ham hum
    hum ham
    hum ham
    = NA ISHTE NJIHER PARTIA E PEDEREVE DELIQUENTE
    SOT TERRORISTE RRUGESH

  6. Kaloresi i leshtelikes force e pare says:

    Tani e tutje kush shetit para kryeministrise dhe rastesisht ia ben me su dikujt,qofte edhe femer ,quhet militant partie,ikapur,i ngjitur i perdredhur.budallalleqe me thes.

  7. Olimpia says:

    Mao thoshte…kujdes kur kundershtari te lavderon…kur te kritikon je ne rruge te drejte.zDuket ndonje,,shikas,,vullnetar po nxjerr njoftime per dosjet e para te SPAK…Dhe Berisha ka dhene urdher te filloje shpifja ndaj pjesetareve te SPAK.Por kete radhe le te shpresojme qe prokuroret e SPAK nuk do te tremben .Rrogen e kane te mire,9 vite te garantuara,sigurine e jetes po,dhe mbi te gjithe mbedhtetjen amerikano ..gjermane.Kaq mjafton per te filluar shkaterrimin e korporates se krimit te udhehequr nga Berisha…Meta .Kush pa mbreme Meten tek Zheji,ishte nje rrugaceri politike,.Nje president kryerrugac,nje neperke,Zheji rrugac,nje plak i rrezikshem Cela rrugac dhe qershia mbi torte,nje kukull porcelani helmuese Meco.Nje program per leksion ne shkollen e gazetarise ,se si degjeneron media kur behet vegel e mafies politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje