Dosja e CEZ, PS kërkon kalimin në SPAK: Të merren të pandehur nga Berisha, deri tek i biri Shkëlzeni, Ruli e Bode

27 Dhjetor 2019, 12:39Politika TEMA

Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së Taulant Balla ka rikthyer në vëmendje dosjen e CEZ.

Balla i është drejtuar Gjykatës së Tiranës për shpallje të mos-kompetencës për gjykimin e dosjes “CEZ”, ndërsa ka kërkuar që kjo çështje t’i kalohet për gjykim SPAK.

Teksa depozitoi sot kërkesën Balla tha për gazetarët se për dosjen “CEZ”  nuk është marrë në pyetje dëshmitari kyc Nuel Kalaj.

“Kemi të bëjmë me disa vepra penale  një pjesë e të cilave që nuk mund të jetë më objekt i hetimit dhe gjykimit nga Prokuroria dhe Gjykata e Tiranës, por në SPAK dhe GJKKO, e për pasojë unë si ish-kryetar i atij komisioni jam sot në Gjykatë me përfaqësuesit e Kuvendit. 

Të gjendur në këto kushte ku nuk janë bërë hetime dhe nuk është marrë në pyetje dëshmitari kyc Nuel Kalaj i cila ka tërhequr në ditën për diell 6 mln euro. 

Ai nuk është marrë fare në pyetje. Kjo nuk mund të jetë më një çështje që gjykohet nga Gjykata e Tiranës. Kërkesa jonë i është paraqitur gjyqtarit. 2020 duhet të nisë në GJKKO. Prokuroria nuk ka kryer asnjë veprim hetimor. Nuk mund të mjaftohet me një letër porosi në Kosovë, dhe të mbyllet çështja se ky person nuk gjendet. 

Ai është person me dalje publike në Kosovë. Në këto kushte kjo çështje nuk mund të mbyllet. Bëhet fjalë për të vetmen çështje kur Kuvendi ka dalë me një vendim dhe ashti si parashikon ligji i është dorëzuar Prokurorit të Përgjithshëm dhe sot me ndryshimet e reja duhet t’i takojë GjKKO-së. Reforma në Drejtësi ka garantuar se në Shqipëri të kemi një Gjykatë dhe Prokurori funksionale“, tha Balla.

Dërgimin e Raportit Përfundimtar të Prokurori i Përgjithshëm për fillimin e çështjes penale në ngarkim të shtetasve si më poshtë:

1. Sali Ram Berisha, Ish-Kryeministër dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Mashtrimi”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Refuzimi për të dëshmuar”, vepra penale të parashikuara nga nenet 248, 258, 143, 245/1 dhe 307 të Kodit Penal.

2. Nue (Nuel) Nik Kalaj për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për të dëshmuar”, “Mosparaqitja e dëshmitarit, ekspertit, apo përkthyesit”, vepra penale të parashikuara nga nenet 245/1, 287, 307 dhe 310 të Kodit Penal.

3. Genc Ruli, Ish-Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës/Kryetar i Komitetit të Konsulencës dhe Transparencës, për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, vepra penale të parashikuara nga nenet 245/1, 248 dhe 258 të Kodit Penal.

4. Ridvan Bode, Ish-Ministër i Financave për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, vepra penale të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 248 të Kodit Penal.

5. Për të gjithë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” , vepra penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 248 të Kodit Penal.

6. Për të gjithë anëtarët e Komisionit të Negocimit të Marrëveshjes me CEZ As, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” , vepra penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 248të Kodit Penal.

7. Florion Mima, ish Zv. Ministër i METE, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

8. Enno Bozdo, ish Zv. Ministër i METE, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”; 9. Ledina Mandia, ish Avokate e Shtetit, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

10. Shkëlzen Sali Berisha, për veprat penale “Refuzimi për të dëshmuar” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 307 të Kodit Penal;

11. Bujar Nepravishta, Ish-Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

12. Sokol Ramadani, Ish-Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

(TemA)

8 komente në “Dosja e CEZ, PS kërkon kalimin në SPAK: Të merren të pandehur nga Berisha, deri tek i biri Shkëlzeni, Ruli e Bode”

  1. Kjo kerkese e kuvendit eshte paradoks trashanik, nga nje ane kerkohet padi ndaj Ridvan Bode rakickes, nga ana tjeter emerohet ne banken e Shtetit Shqiptar. O tmerr i verete me keta qe nga nje ana e kallzojne penalisht nga ana tjeter i varin melcite ne qafe. pirdh o pirdh te cfryeni te gjithe sa jeni

  2. JANE VJEDHESIT E MASHTRUESIT ME TE MEDHENJE TE SHTETIT SHQIPTARE

    KTA FUNDERINA PSEUDOPOLITIKANE EDHE ILEYR MUTA
    JANE SHKAKZTARET KRYESORE TE VARFERISE EKSTREME NE SHQIPERI
    SEPSE KANE VJEDHUR PAMERSHIRE MILJARDAT E KTIJ POPULLI
    DHE DUHET PATJETER TE MERREN TE PANDEHUR OSE VEPROHET NE BAZE KANUNI
    ME TE GJITHE KTE
    BANDE A N T I S H Q I P T A R E

  3. JANE VJEDHESIT E MASHTRUESIT ME TE MEDHENJE TE SHTETIT SHQIPTARE

    KTA FUNDERINA PSEUDOPOLITIKANE EDHE ILYeR MUTA
    JANE SHKAKTARET KRYESORE TE VARFERISE EKSTREME NE SHQIPERI
    SEPSE KANE VJEDHUR PAMESHIRE MILJARDAT E KTIJ POPULLI
    DHE DUHET PATJETER TE MERREN TE PANDEHUR OSE VEPROHET NE BAZE KANUNI
    ME TE GJITHE KTE
    BANDE A N T I S H Q I P T A R E

  4. h says:

    Konfiskim hajdutëve të kombit,por jo se e thotë balla por haku i popullit.

  5. canon says:

    Edhe Andis harasani, hajduti i KESHit duhet perfshire. Pse kapeni vetem te Partia Demokratike ?

  6. Ujku Plak says:

    Leshet do ja rruaje edhe SPAK, EDHE DAK por ne vere se eshte vape, jo ne dimer se eshte ftohte. .. . Po nuk u be nje ligje qe :Te gjithe personat qe gjenden ne shkelje te ligjit kur kane nje poste publik tu sekuestrohet e gjithe pasuria qe nuk justifikohet por edhe ajo qe justifikohet, mbrenda dhe jashte Shqiperise. . Atehere populli besone se Shqiperia do te behet

  7. Shinjestra says:

    Edhe po te behet gjyqi ketyre hajduteve me çizme,do denohen me ndonje sherbim prvove dhe kaq.Atyre duhet t’u sekuestrohet pasuria dhe te futen ne burg.Saliu me familjen e tij kane pasuri marramendese,pavaresisht se i kane futur ne vrimen e miut,i kane fshehur atje ku nuk te vete mendja.Megjitheate keta hajdute e mashtrues do rrojne si konta.Shkelzeni dhe dashnorja e tij nuk kane lene vend te botes pa bredhur per qejf me leket e taksave te popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje