Ilir Meta i hakërrehet mediave: Për gjysmë ore nxorrët se isha çmendur, më keni lënë vetëm

27 Dhjetor 2019, 08:15Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta nuk i ka kursyer kritikat ndaj mediave.

I ftuar në emisionin “360 Gradë”, Meta u shpreh se presidenti po i bën të gjitha kundër Ramës dhe po e lufton fort atë, po mediat e kanë lënë vetëm.

“Mos prisni çdo gjë nga presidenti. Sepse kur presidenti ngre zërin, ju thoni u nxeh.

Presidenti çon letër, se mund të goditemi nga tërmeti, për gjysëm ore del në media, se u çmend presidenti.

Kjo është përgjegjshmëria e presidentit dhe përgjegjshmëria e tyre.

Presidenti po i bën të gjitha, po ju e keni lënë paksa si vetëm presidentin”, tha Meta.

5 komente në “Ilir Meta i hakërrehet mediave: Për gjysmë ore nxorrët se isha çmendur, më keni lënë vetëm”

  1. eli-tiv says:

    Mos i bej te gjitha o gjithcka…bej vetem Presidentin ..

  2. Vladimir says:

    Bej filma, o Ilir, bej!
    “Gazetat” shqiptare dhe kanalet televizive nga mengjes ne darke, qe te gjithe me nje ze te vetem, “grusht bashkuar” rreth LSI, vetem shajne e peshtyjne qeverine me epitete te padegjuara ne ndonje vend tjeter.
    Nuk ka vend ne bote ku “shtypi” te jete kaq unik, ne sharjet, “argumentat” dhe temat e trajtuara.
    Duket qe dalin nga e njejta dore dhe paguhen nga i njejti pronar.
    Na bie te presim deri sa t’ju mbarohen leket Ilirit dhe Monikes qe te shpresojme te kthehet shtypi ne rrugen e zotit.
    Dhe per si per tu tallur, del presidenti dhe na i qorton çunat se e paskan lene vetem!!!

  3. Rimi says:

    Per termetin ks te drejte……cmasa u moren? U tallen? Kush kishtedetyre te merte masa e u tall duhet te meret prokuroria. Sa per Meten nuk ma ndjen…..es pjese e kesaj politike lesh e li eshte qe 28 vjet….

  4. Korabi says:

    Ju e quani veten ,dhe de jure ini president i vendit,por de fakto nuk jeni president i vendit,si ruajtesi i unitetit te vendit, si figure mbi te gjitha palet, por de fakto nukjeni president ,por ne rolin e kryetarit te opozites. E ketu kemi shume fakte qe vertetojne kete ,pra te qenit kryetar i opozites e jo mbi palet.

  5. Presidenti asnjehere nuk eshte vetem, eshte i rrethuar nga luksi i cfrenuar dhe nga lingotat e florinit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje