Nga Bledi Lumani
Në rrëfimet e tij për vitet kur i shërbente Sali Berishës si badigard, Izet Haxhia kujtonte edhe një moment me Edi Ramën, kur hipur në një makinë, kapardisur me disa tropojanë të tjerë, i kanoseshin e kërcënoheshin duke qeshur, se do ta rrihnin.
Nuk e di si ka reaguar Rama, një djalë qyteti “frikacak”, siç kanë qejf ta përshkruajnë kundërshtarët e tij të djeshem e të sotëm, por me siguri që është frikësuar, sepse në ato vite, Izeti me shokë të rrihnin vërtetë.
Dhe e rrahën në fakt. Vetë Izeti, apo SHIK-u, siç pretendon ai, tani pak rëndësi ka.
Vetë Rama ka folur një apo dy herë për këtë ngjarje, duke bërë përgjegjës SHIK-un, ndërsa Sali Berisha, i akuzuar se qendronte pas dhunës barbare, e mohon, duke thënë se ai ka qenë një krim pasioni.
Sot ajo duket një histori e largët, por në betejën politike, të pafuqishëm për ta sfiduar Ramën, frymëzuesit e dhunës së atëhershme, iu janë rikthyer disa herë kërcënimeve.
Berisha, kur përgatiste “revolucionin” për rrëzimin e Ramës, e mbyllte me ndonjë thirrje për tërheqje zvarrë, apo për fund të tmerrshëm të tij.
Në përfytyrimet e tij, duket se e shihte Ramën edhe njëherë të masakruar barbarisht, si atëherë kur fotot e tij i gjakosur dhe i trembur, qarkullonin në ato pak gazeta të kohës.
Tani, ashtu të gjakosur e të dhunuar, duan ta shohin ca argatë mediatikë, këtej e matanë kufirit, por këtë radhë të rrahur nga duart e fuqishme të Ramushit.
E proklamojnë me krenari forcën fizike të Ramushit dhe frikën që duhet të ndjejë Rama përballë tij, për ta banalizuar gjithë debatin e këtyre ditëve, pas helmit që kanë hedhur mediatikisht, duke trazuar jo marrëdhëniet mes Ramës e Ramushit, se ato dihet si janë, por mes vetë shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës.
Rama në fakt, e meriton një të rrahur të mirë, por jo siç e përfytyrojnë këta, me grushta, leva e zvarritje.
E meriton për arrogancën me të cilën është sjellë ndaj politikanëve të Kosovës, Haradinajt e Kurtit në veçanti, pasi pavarësisht mendimit e marrëdhënieve personale me ta dhe pavarësisht sjelljes dhe prapaskenave të këtyre të fundit, duhet të ketë etikën e modestinë e një kryeministri, që me veprimet e tij, mund të trazojë ndenjat e një kombi të ndarë në dy shtete, që edhe pa ‘provokimet’ e tij, janë boll të trazuara.
E meriton sepse pas 6 vitesh si kryeministër, pavarësisht përgjegjësisë apo jo, të qeveritarëve të Kosovës, shqiptarët e të dy anëve nuk kanë mundur dot të rrëzojnë kufijtë, as ata fizikë, as ata ekonomikë, e as ata kulturorë.
E meriton, se këto 6 vite ka më shumë foto e takime me “vëllaun” e tij serb Aleksandër Vuçiç, se sa me “vëllaun” shqiptar të Ilir Metës, Ramush Haradinaj.
Por më së shumti, e meriton për qeverisjen e tij në Shqipëri.
6 vite nga zgjedhja e tij si kryeministër, shumë pak gjëra kanë ndryshuar për mir,
Shqiptarët janë po aq të varfër e të pashpresë, se një ditë mund të bëhet më mirë, me përjashtim të atyre pak “oligarkëve” që Rama u betua se do t’i luftonte kur ishte në opozitë, dhe që pa e kuptuar, po e “bashkëqeveris” këtë vend pikërisht me ta, duke iu dhënë edhe ato pak “llokma” pasurie që kanë mbetur.
Ndaj po, e meriton një të “rrahur” të mirë, por jo me grushta e leva, siç e imagjinojnë kundërshtarët e tij, por me votë.
Vetëm se, për fatin e keq, ata që ka përballë, meritojnë një të “rrahur” edhe më të madhe!
Me kot e ke Bledin Dumani! Ti nuk shikon atom qe ka bere Rama sepse i ka syte mbyllur. Ty te duken si ato cka ka bere Rama per te gjithe shqiptaret. Harrove te thuashb se me shume fotografi me Vucic ka Hashimi dhe Rramushi dhe jo Rama. Por, hale si puna e juaj nuk mund te shikojne ndryshimet qe Rama ju ka bere ne ndertimin e shtetit i cili ishte katandisurv ne rrumpalle ku shumica nuk paguanin as uje e as drita dhe ku shumica vodhi dhe zuri tokat me te mire fals vetem sepse kishte muskuj. Rama po nderton drejtesine qe do tju sjelle drejtesi shqiptareve dhe i ka bere te korruptuarit, vrasesit, dhe vjedhesit te dridhen. Ramushi eshte nje fshatar genjeshtar qe sulmoi vellau e tij te UCK-se z. Hashi Thaci dhe as qe e kishte problem te sulmonte Ramen qe kur e rrasen ne burg ne France fliste me Presidentin Macron ta nxirrte jashte. Rama eshte patriot dhe piunetor dhe ai po lufton per ne. Sa per voten, ne do te rrahim ty dhe te gjithe zuzaret dhe do tju flakim ne koshin e plehrave. Rama do te jete aty derisa te kete fryme dhe force te punoje. Cfare pret nga lumjanet e lacjanet! Te gjithe bandite! FALEMINDERIT RAMA qe punin per Shqiperine dhe shqiptaret! Keta maskarenj qe te sulmojne vafshin ne ferr te gjithe! Meritojne Saliun e 1997 qe tju shkerdheje gjithe ckane dhe ti coje ne gop te semes!
Edhe une jame dakod me komentin e me siperm.Rama eshte punetor i madhe dhe po punon per te miren e shqiperise.
Jam 100% me ty zoti autor por, kam frike se e gjithe kjo eshte loje! Po, po, loje!
Kush do te shkoje te votoje, kur opozita eshte deshperuese, krejt e pashprese, zhgenjyese, etj,??!!
Pra, do te shkojne ne votime vetem militantet!!?? – jo qytetaret njerzit e mire.. dhe kjo eshte drama, kjo eshte situata zvarritese ketu ne kete vend e ideuar qysh 30 vjet me pare…!!
Me vjen shume keq per vendin tim
Rama tha se do më gjykojë historia. .pra i pëlqen që të mos e gjykoj kush njëherë për njëherë por të kalojnë nja 150 vjet e pastaj të shkruaj historia nëse Rama ka vepruar mirë apo gabim…është për tu habitur që një km merr guximin dhe jep një përgjigje si kjo përpara popullit. .kjo është një tallje e pastër. .tallet ky çorapekuqi dhe ka të drejtë që tallet sepse shqiptarët nuk kanë dënuar asnjë politikan duke filluar që nga qoftëlargu enver e deri tek ky çorapekuqi i fundit ..ajo rrahja me votë është 5 me hiç edi ka nevojë që ta ‘edukoj ‘ dikush dhe ti tregoj se shqipëria nuk është prona e tij apo e kristaqit që të bëj edi si ti dojë trapi. .kryeministri duhet të jetë rezultativ të bashkoj popullin dhe të jetë transparent ..asnjë nga këto karakteristika nuk ka çorapekuqi. .fakti që nuk kemi opozitë nuk do të thotë se ky duhet të livadhisi
Ty Bledi nuk te mjafon prononcimi i Rames qe tha se me tu krijuar qeveria e re e Kosoves do te ulem me ta per te biseduar rreth problemeve te zhvillimit, apo shkruan se duhet shkruar. Ata akoma nuk kane nje qeveri dhe nje KM. Ai qe ishte nuk mbushte dhe mire u be qe u largua.
Prandaj merri fjalet mbrapsht ne se do te jesh serioz dhe i besushem qe je i paaneshem.
Te lumte Bledi.
Ne nga laberia themi:
O balo te hengert tenja
Se e ke te keqen brenda!
Problem i math mor vella! Ke te e heqesh e ke te vesh?! Shqiptaret jane ne pozicion te zgjedhin te keqen, apo te keqen me te madhe. As qe behet fjale per te miren. Problemi me i math eshte se edhe populli nuk e kupton kete. Ndare e percare midis partive, populli eshte kethyer ne nje idjot pa shprese, pa forme dhe pa ngjyre.
Shko o palo gazetar e kexi e mesi cka bere Rana ne keto 6 vjet…Mori nje shtet te shkaterruar nga monstra Berisha…me i kile groshe, 1 kile oriz dhe 2 pale cizme ne rezervat e shtetit o kurve gazetar…pi oastron llymin nga drejtesia o oalaco gazetar lummin qe ty as te shlonte ne mendje ty e askukt tjeter…i ndtyshoi pamjen quteteve te vdekura e te piste qe na la krimineli Berisha mor palaci gazetsr mor kazan.
normal qe ramiç ka me shume takime me vllaun vuçiç se me vllaznit e tjere shqiptar te kosoves,sepse me vuçiçin jane arkitekt te nfryshimit te kufijve ne kosove jane greko-sllavo ortodoks plus qe jane te dy duke punuar kunder interesave te shqiptarve e shqiperise veçse ramiç eshte me i perfshire se vuçiç sepse ky i vodhi votat edhe prap do t’i vjedhe ky eshte problemi qe problemet nuk mbarojne kurr je shqiperi nen qeverisjen e edvin ramiç argatit te serbise zografit bis ,prandaj duhet te ngrihen gjith shqiptaret kudo qe jane ose ndryshe ta durojne ramiç ,me kthim vizash me vjedhje droge krime kryetar drejtor deputet kriminela e hajdute,o vdekja a liri
Ne nga Tirona themi dro do bohet me mire. O bled lumpeni mor yahoo
Té lumte i ke kapur dhjaksat me presh ne bythe si tan shehu po nuk vajti saliu ne lushje por tani cim garipi duhet te vej né lushje e te bej cubin ti mari dhe shoket. Po eshte shume e vertet qe rama ska ber asgje 6 vjet vetem i ka ren defit per cdo gje krasohet me saliun turp saliu eshte nje pler mesjetare ky duhet poshteruar me vot si saliu me 1 million shuplaka ngeli ne tv si deniro her komedi her dram me gjith ate pitkiin et irons.
Rama nuk eshte pergjegjes per sjelljen e Ramushit dhe udheheqesve Kosovar , edhe ti ne shkrimin tend i trajton me keq nga afo qe shkruan per Ramen ,Rama te kete kujdes kur flet dhe i ofendon kosovaret se eshte vellaj madh se Ramushi me shoke le te llapin ca te duan ze jane te papergjegjshem.
Ka ik ajo kohe, keta nuk rrahin kan ma, vetem nje gja munden ti bajn Rames, ti hane ……..
Per kulturen dhe edukaten time e respektin qe kam per lezuesit e gazetes Tema, nuk shkruaj fjalen e fundit.
O bole analist, se kupton qe kerkon te rrahesh Ramen per rramushin, por prap rama nuk hakmeret kundra jush, ashtu sikur thua qe berisha e rrahu ramen, ky ehte fati yt dhe kercenimi i lire qe ju me mediat kerkoni.
Kosovaret nuk duan as njeri tjetrin.
Qe me 6 tetor , nuk po krijojne akoma qeveri.
Edhe me njeri tjetrin e kane me te hedhur.
Koalicione qe nuk zbatohen, per interesa vetjake.
Shikojne e fajesojne Shqiperine, per gjendjen e tyre.
Me 25% te votave, duan te krijojne qeverine.
Tek ne qeveria eshte votuar me mbi 50%.
Ky eshte ndryshimi.
Mos na krahaso me Kosoven se si krijohen institucionet.
Lerini keto analiza idiote.do te jemi 2 shtete 1 komb.s ka me mire dy vota gjithandej.kjo puna e 1 shteti con uje ne mulli te tjeter kujt. Nuk e dij nese behet me dashje apo nga mungesa e visionit.njesoj eshte.
Dakort.Berisha rahu Ramen dhe Edi Rama po na reh,po na shtyn,po na peshtyn te gjitheve.
Edhe une jame dakod me komentin e me siperm.Rama eshte punetor i madhe dhe po punon per te miren e shqiperise.
Cka jane keto shpifje,kur ka thene se Ramush H.do ta rrahe K.M.Rama.Ju te gjithe qe perhapni thashetheme te tilla
duhet te pergjigjeni penalisht.Une askund nuk kam lexuar se kryeministri ne detyre z.Ramush H.i eshte kercnuar
z,K.M.Rama.Ne kete rast te gjithe shpifesve z.Haradinaj ka te drejte juridike ti akuzoje si shpifes dhe perbaltjes te
intergritetit te tij moral dhe kete duhet ta beje qe njehere e pergjithmone te ndalen keta placo gazetare qe po e keperdorin lirine s shprehjes si gazetare.
Rames tashi do i hyj nje hekur i nxet ne bythe se e ka me te leht te bej minishengen me serbet se sa me kosovaret.
Mero botoi komentet e njerzve mos i censuro se ngele duke botuar vetem ato te klimaxave,