Ambasadori i Polonisë: Rruga për në BE duhet të jetë e hapur, duhet një prespektivë e qartë për Shqipërinë

26 Dhjetor 2019, 16:18Politika TEMA

“Bashkimi Europian nuk mund t’ja lejoj vetes një pike boshe në hartë, që mund ta shfrytëzojnë aktorë të tretë si Rusia për të shpërqëndruar vëmendjen e Brukselit”, deklaroi ambasadori i Polonisë në Shqipëri, Karol Bachura, duke folur për procesin e hapjes së negociatave.

I ftuar në një studio televizive, ai tha se një hapësirë me rreth 500 milion banorë si Bashkimi Europian, nuk duhet ta ketë problem të pranojë 18 milionë që janë në Ballkanin Perëndimor.

I pyetur se si e konsideron influencën ruse në Ballkan, ai tha se “kjo është një nga arsyet që e shikojmë të paplotë Bashkimin Europian pa Ballkanin”.

“Nuk besoj se mund tja lejojmë vetes një hapësirë boshe në hartë, që mund të përdoret nga aktorë të tretë, për të tërhequr vëmendjen e Brukselit dhe shpërqëndruar Brukselin. Si një komunitet me rreth 500 milion banorë që BE-ja është. Ne mund t’ja lejojmë vetes anëtarësimin e 18 milionë banorëve”, tha ai.

Bachura tha se “si një komunitet me 500 milionë banorë, kam dyshimet e mia se mund t’ja lejojmë vetes një hapësirë boshe në kontinent që mund të sjellë tensione dhe situata për vetë shtetet anëtare”.

“Në këtë aspekt mendoj se rruga për në BE dhe dyert e saj duhet të jenë të hapura. S’mund të jetë një derë që nuk hapet. Por duhet një prespektivë e qartë dhe ju si Shqipëri dhe vendet e tjera në Ballkan, keni mbështetjen tonë të madhe”, tha ai.

Ambasadori dha fakte interesante për raportet mes vendeve tona, ndërsa u ndal te raportet ekonomike duke thënë se shkëmbimet tregtare shkojnë në 75 milion euro me një trend në rritje.

Sipas tij pritet një rritje e turistëve polakë pritet të jetë në 2020 kur do të fillojnë fluturimet direkt mes Varshavës dhe Tiranës.

“Besoj sa ka potencial të jashtëzakonshëm, që duhet parë më tej dhe zhvilluar. Unë besoj se në momentin që vendosim një fluturim direkt mes Polonisë dhe Shqipërisë me linjën tonë kombëtare LOT vitin tjetër, kjo do të sjellë jo vetëm më shumë turizëm por edhe biznes”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje