Ilir Meta tha sot se takimi mes tij dhe djalit të George Soros ka qenë i planifikuar prej kohësh.
I pyetur nëse ka një tërheqje pas akuzave të tij ndaj filantropistit të njohur, Meta e quajti absurd këtë hipotezë.
Ai tha se takimi u kërkua me insistim nga Aleks Soros.
Sipas Metës, ai ia ka përsëritur në sy qëndrimin e tij që ka artikuluar më parë edhe në media.
“Takimi im me Aleks Soros u dramatizua. E dramatizuat këtë takim, unë po e relaksoj pak.
Që Ilir Meta të dorëzohet, kjo është pak si naive, por që Ilir Meta të ketë frikë të takojë dikë dhe t’ia thotë atë që mendon, që ja ka thënë publikisht, e ka për detyrë apo jo?
Aq më tepër kur dikush e kërkon një takim me insistim dhe aq më tepër që unë kam thënë që është i mirëpritur në Shqipëri për çdo gjë, por jo për këto gjëra.
Pra nëse t’i vjen në Shqipëri merresh me aktivitete të ligjshme patjetër, por në qoftë se t’i ndikon për kapjen e shtetit, për të kundërtën e asaj që predikon, atëherë këtu ka përplasje.
Unë i kam shprehur mendimet e mia, për kapjen e drejtësisë, për çështjet e tjera që kanë të bëjnë me lirinë shprehjes dhe medias dhe për shoqërinë civile.
Natyrisht u diskutua dhe për temën e tërmetit dhe kaq.
Nuk ka pasur diskutim aq për Shengenin, as për tema të tjera.
Ky ka qenë një takim i kërkuar edhe në gusht, por unë nuk kam qenë këtu” – tha Ilir Meta.
Në korrik të këtij viti, Presidenti Meta hodhi akuza në adresë të themeluesit të fondacionit “Soros”, Xhorxh Soros, për ndërhyrje në zhvillimet e brendshme në Shqipëri.
Në një koment publik, Meta akuzonte Soros, se qëndronte pas “një komploti të kurdisur prej kohësh për të ushqyer përplasjen civile më 30 qershor, si dhe për të ndikuar reformën në drejtësi”.
Madje e kercenoi se nuk trembej pasi ishte Avni Rustem e Mic Sokol!
Sec me kujton Bep Shiroken ne filmin “Cift i Lumtur”,me kete justifikimin per takimin e tij me Aleks Soros-in:
Ne se behet fjale se,ti nuk pranon t’i japesh vajzen nje djali se,ai eshte i nje fese tjeter,une te godas,te godas.Ne se vajza nuk te ka pyetur,atehere une te shtrengoj doren…
Une i thashe atij e ai me tha mue. Vertete likja i dhjere, por krenar.