Provokoi apo jo Mustafa Nano me Berishën e së kaluarës komuniste?

27 Dhjetor 2019, 09:22Politika TEMA
Provokoi apo jo Mustafa Nano me Berishën e së kaluarës komuniste?

Ishte apo jo provokim ajo qasje e fundit e Mustafa Nanos në “Provokacija”-n e tij, pra ajo me kujtesën e faktit se Berisha vjen nga një e kaluar komuniste, e pakomentuar fort, e shmangur deri diku, nga vetë ai e PD, e sigurisht kurrë e mohuar?

Nano e sillte në kujtesë në funksion të kërkimit të një standarti, nga PD e të tjerë “afër saj”, e kjo pas reagimit ndaj së kaluarës së Arben Krajës si prokuror, njeriut që është në krye të SPAKU-ut.

Jo vetëm nga titulli i Talk Show-it të tij, Nano ka qenë gjithnjë provokues. Si i tillë u bë faktor në media, dhe kështu vijon, e jo vetëm për çështje politike. Ato fetare kanë qenë e janë ndër më të preferuarat e tij.

Por në rastin konkret nuk ka ndonjë provokacion. Nano i është qasur një teme që në fakt, pas gati 30 dekadash ekzistencë të PD-së, sot, kur ajo është më në rënie se kurrë; më e tkurrur, më e atrofizuar, më pa shpirt e pa frymëzim, deri dhe me identitet të diskutueshëm, çështja e Berishës, asaj çfarë përfaqëson ai dhe ndikimi ndër vite në PD, shijet, shenjat apo njollat që la e po lë, duhej të ishin një debat më vete.

Madje duhej të ishin dhe një debat shoqëror. Kjo për faktin se epoka post-komuniste shqiptare, e shoqëruar me një entuziazëm të paparë shoqëror, u mishërua pikërisht me PD, si parti me rol historik, e cila do bëhej promovuese e instaluese vlerash e modelesh suksesi.

Pas gati tre dekadash, këto shkaktojnë vetëm nënqeshje të hidhura. E për këtë, mjaft të shohësh katandisjen e PD-së, e cila, më e pakta, pasi ka humbur disa shtresëzime shoqërore si elektorat, mes tyre dhe një pjesë të zëshme të elitës intelektuale, e ndërkohë edhe pjesën qytetare, përpëlitet në ekzistencën e saj duke marrë oksigjen mbijetese deri dhe nga LSI-ja e Kryemadhit apo vetë Meta, si dhe nga partiza me kryetarë të dështuar.

Dhe Berisha ka rolin e tij në gjithë këtë. Por askush në PD nuk guxon ta “kruajë” këto lloj koreje; askush nuk ka kurajon të vërë në diskutim produktin e tij politik, identitetin gjithashtu, standartet morale që ka instaluar, dhe frymën e tij ende në veprim.

E mbi të gjitha këto, askush, as dhe një me backraund persekutimi komunist në këtë parti, ose me identitet të djathtë të kulluar – siç është përshembull Tomor Alizoti – as që guxon të merret me atë që në thelb është drama më e madhe PD-së që në ngjizje, është paradoksi i saj, duke qenë njëherësh dramë e Shqipërisë dhe paradoks gjithashtu; pra fakti që një njeri me të kaluar komuniste prej më shumë se dy dekadash, morri udhëheqjen e të parës parti anti-komuniste. E kjo, pa asnjë ditë disidencë, e nën hije dyshimi konspirativ.

Berisha, si çdokush, ka patur të drejtën të ndërrojë bindjet e veta politike; të kthehet nga komunist në demokrat, para ose pas ndërrimit të sistemit, por ai assesi nuk mund të vihej në krye të një partie anti-komuniste, me misionin e një ndërtimit të një Shqipërie demokratike.

Nga kjo çmenduri, përballë së cilës kanë heshur në radhë të parë kasta e të persekutuarve, e ka pësuar më pas e gjithë shoqëria. Ka ndodhur kjo praktikisht e moralisht. Praktikisht, PD nuk u bë kurrë e djathtë dhe nuk veproi kurrë si e tillë. Mjafton fakti se si rrodhi fati i të persekutuarve të ish-regjimit ndër vite, që sot duhet të ishin një kastë shoqërore potente, ose si shkoi fati i ish-pronarëve.

E nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Berisha, politikisht jo e jo, por dhe sociologjikisht, nuk kishte asnjë lidhje me të djathtën, siç dhe nuk ka. As i persekutuar, as pronar tokash, as përfaqësues i ndonjë sage familjare të bujshme, por përkundër kësaj një model i kulluar i “njeriut të ri”, ai s’mund të qe zgjidhja për këto dy kategori, në mos të djathta klasikisht, sigurisht anti-komuniste.

Por mbetet e pashpjegueshme pandjeshmëria e tyre për ta pranuar si produkt qartazi i majtë, më saktë, për t’u gënjyer. Ky kaos e ky identitet i shformuar në lidershipin e PD-së, provohet pikërisht sot, ku del në pah dhe amoraliteti politik i instaluar nga kjo parti, duke vepruar me dy standarte. Këtu vë kujën për “bijtë e etërve” në pushtet, e këtu vijon të udhëhiqet nga “njeriu i ri”; këtu sulmon të kaluarën komuniste të çdokujt që s’është në vathën e saj, e këtu mban ish-komunistin si busull orientuese. Ja këtë tha Nano provokatori.

Dhe i vetmi reagim i erdhi nga Gent Strazimiri, ndër të rrallët të djathtë të PD-së nga trashëgimia familjare, i cili e quante Nanon provokator, e çfarë nuk e quante tjetër, por që nuk guxonte ta mbronte nominalisht Berishën. Në asnjë rresht. Vetëm me Nanon, fillim e fund të një statusi në FB.

Dreqi e morri, duhet t’i thoshte dy fjalë për Berishën. Por fakti që s’i thotë, është aprovim në subkoshiencë i asaj çfarë ka qenë e është Berisha: një komunist që s’mbrohet dot. As vetë Berisha s’e ka bërë kurrë këtë për veten e tij. Por çështja është se nuk fjala ngushtësisht për fatin e tij; është fjala për fatin e PD-së, e rrjedhimisht për fatin e Shqipërisë.

P.S. Siç mund të shihet në foton kryesore, aty është Mustafa Nano me Berishën këtu e 20 e kusur vite të shkuara, si vartësi me eprorin, pasi i pari drejtonte degën e PD-së së Skraparit. Pra, edhe vetë Nano e ka pranuar atëbotë të konvertuarin e orëve të fundit. Eshtë mirë ta sqarojë dhe ai një ditë këtë, se mbase hedh sadopak dritë mbi ngjizjen më të çuditshme e të allasojshme në ndërrimin e sistemeve, duke patur më pas ndër vite një efekt dramatik. (Tesheshi)

8 komente në “Provokoi apo jo Mustafa Nano me Berishën e së kaluarës komuniste?”

  1. ciu says:

    Please hiqeni zeron se e bete 300 vjecare pd dhe po flutoron bashuci me berishen

  2. Aleksander says:

    Mos na humni kohe tone me parti qe nuk eksiston ma.
    Flas per PD.
    Po nuk fitohen zgjedhjet ne 2021 me çunin e balliut e me lulash bashen o zotri.

  3. H says:

    Shqiptari më i pastër , ka zgjeben.

  4. Petrit says:

    Po mor njeri pa fytyre e pa identitet.
    Sepse Po te ishe burre do te shkruaje te pakten nje emër.
    Nejse.
    Kjo eshte nje hustori tjeter sepse njerezit e vegjel e pa identitet moral kane frike edhe nga vetja te duken.
    PO.
    PROF DR SALI BERISHA ka qene anetarë partie.
    Ashtu siç ishin shume na shqiptarët.
    POR PROF DR. SALI BERISHA nuk eshte kriminel siç ishin baballaret tuaj komunistë.
    PROF DR SALI BERISHA eshte njeriu me i ndershem i kombit shqipëtar.
    PROF DR SALI BERISHA eshte njeriu me atdhedashes i kombit shqipëtar.
    Ndersa mustafa nano nuk ka asnje lidhje as me njerun normal e as me gazetarin.
    Ky i shkreti nuk la gazetë e as televizon pa kaluar e prapeseprap ngeli nje vemje.
    Nuk behet gazetaria me skop-e siç mundohet ta beje muti(muçi).
    Vdekje deri ne çelizen e fundit te fares se keqe komuniste

  5. Shinjestra says:

    Sali Berisha,e mbaroi qellimin e tij kriminal duke hipur ne krye te PD-ke,partia e pare antikomuniste,i cili i sherbeu UDB jugosllave me devotshemeri.Porosia e UDB-s ishte qe te shkaterronte nga themelet shqiperine,te zhdukte uzinat,fabrikat,kombinatet gjigande qe punesonte me mijra punonjes,prodhonin mallra te domosdoshme,shkaterroi bujqesine,arsimin kulturen,shkaterroi ushtrine.Keto porosi te agjentures Jugosllave,Saliu i realizoi.Por ai arriti edhe qellimin tjeter,shkaterroi PD-ke qe ajo sot eshte kthyer ne nje shoqat civile me emrimin nga Saliu,Lulzim Bashen si besnik i tij dhe bashkepunetor.Saliu ka shume gjynahe,qe edhe varja ne litar nuk i demshshperble dot.

  6. ZIGUR QARRI says:

    Te lumte goja Petrit! Idhulli yt, pr dr S B etj etj me te vertet qe eshte nje gjarper i madh. Sikur Edi Rama ti beje thirrje dr pr Sali Berishes qe te behet nje cope zv ministri, apo nje cope drejtor drejtorie ne ndonje ministri, atehere do shikosh se pr dr S Berisha, te nesermen do shprehet se Edi Rama eshte shqiptari me i madh i kohrave dhe se PD, gjate qeverisjes se vet ka vepruar ne menyre antishqiptare. Per kete veme bast, ti me ndershmerine, atdhedashurine, e profesor doktorit tend, dhe une me zelliin tim prej Ziguri

  7. Olimpia says:

    Shinjestra,vertet anarkofashisti tribali Berisha e kreu misionin e tij ,shkaterrimin total te Shqiperise.
    Per artikullin…Cdo me thene qe ish te perndjekurit duhet te ishin nje ,,kaste e fuqishme,,,Nuk kuptoni ne radhe te pare qe ne Shqiperi nuk ka patur nje te djathte historike.Ka patur pak industri primitive dhe disa borgjeze dhe intelektuale me formim gjysamak.Nderkohe kishte nje klase feudale orientale, qe zoteronte pasuri te medha ,nje numer te vogel proletaresh,nje fshatarsi te varfer shumica dhe pak te mesme,disa shkolla te mesme,nje injorance dhe mjerim te pafund.Kjo ishte Shqiperia e 44.,s.
    Ne periudhen 44..90 Shqiperia doli nga epoka primitive ne kohen moderne ne kuptimin e plote te fjales .Duke bere nje kapercim te tille, natyrisht nen nje sistem shtetror te quajtur socialist ,me zhvillimin industrial,bujqesor,arsimor ,shkencor,u krijua klasa punetore ,inteligjenca teknike ,shkencore,E gjithe jetà shoqerore dhe politike ishte e centralizuar.Pra si rrjedhoje,ndersa bazat e popullit te majte ishin gjera e reale ,e djathta minimale historike pothuaj humbi cdo egzistence,Sepse prona ishte gati e gjithe shtetrore.Prandaj PD me masivitetin e fillimit nuk mund te ishte e djathte Ajo ishte thjesht nje grupim heterogjen masiv anarko…tribal fashistAshtu sikurse nazizmi dhe fashizmi u krijua nga ish socialiste te shnderruar ne mbrojtes te kapitalit ekstrem,ashtu edhe ,,komunisti,,Berisha dhe grupi i tij u shnderruan ne anarkofashizm primitiv shqiptar .Synimi ishte shkaterrimin dhe vjedhja e Shqiperise .E realizuan .Nderkohe borgjezia e re e krijuar ne keto 30 vite eshte totalisht PA IDE, PA program,,PA lider,e korruptuar me pushtetin politik te te gjithe kraheve.Kohet e fundit ka disa zera po eshte pak.Kerkohet investim politik,ekonomike dhe organizim per krijimin e nje te djathte moderne europiane.

  8. Piro says:

    Ky rast tregon sa i korruptuar eshte shteti. Te gjithe behen bashke, te gjithe shkelin ligjn per te vjedhur, Presidenti, kryeministri, ministrat etj. Prandaj rasti duhet hetuar dhe te gjithe te rrasen ne burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje