Kryeministri Edi Rama deklaroi se nga 1 janari i vitit 2020 do të nisë revolucioni digjital për qytetarët ku 472 do të kërkohen me aplikime online përmes smartfonit apo kompjuterit.
Teksa ishte i pranishëm sot te “Tech Space” për lancimin e projektit Rama qytetarët do të mund ta ndjekin online ecurinë e aplikimit të tyre dhe do të paraqiten në sportel për të marrë shërbimin në afatin e përcaktuar ligjor.
“Kjo që do të ndodhë është një revolucion. Është e domosdoshme që njerëzit të vihen në dispozicion të këtij sistemi. Nuk është thjeshtë cështja e mundësisë së vetme e aplikimit për shërbime online, që njerëzit të mos jenë të detyruar të vijnë në sportel, por ta bëjnë aplikimin nga shtëpia në telefon.
Ky është blloku i parë, në qershor do të ketë një të dytë, ndërsa në dhjetor të 2020 të gjitha shërbimet, me përjashtim të disave që e duan personin aty. Qytetarët do të aplikojnë dhe do të postojnë online vetëm dokumentet personale, një dokument banke, në vërtetim…Ndërsa ato që janë brenda për brenda shtetit do i merrni ju. Pra, kolona e dokumenteve të shtetit do të mbushet nga brenda administratës.
Nëse vjen një qytetar dhe shtatë dokumente, ia kërkojmë deri sot të shkojë ti marrë. Jam unë që garantoj që dokumentet të futen në aplikimin e tij dhe ai të marrë shërbimin në afatin ligjor dhe të paraqitet në filan datë për të marrë atë që kërkon.
Qytetarët të shpëtojnë nga radha dhe ecejaket. Nëse ia dalim shkurtojmë kohë dhe tension nervor dhe eliminohet mundësia për ryshfet” tha Rama. Kryeministri deklaroi se në qershor do të hyjë online blloku i dytë i shërbimeve dhe deri në fund të vitit 2020 të gjitha shërbimet “me pak përjashtime të paevitueshme dot për shkak të nevojës së paraqitjes së personit për një aplikim.
Kur sot shkohet në Kadastër duhet një mal me dokumente që rri në radhë për;
Certifikatë familjare
Vërtetimin për ushtrinë
Certifikatë martese
Vërtetimin për faktin e dënimit, që lidhet me ish-të dënuarit politikë
Dëshmi penaliteti
Certifikatë lindje
Certifikatë vdekje
Vërtetim për pagesën kalimtare si ushtarak
Vërtetim për ushtrim të aktivitetit privat
Vërtetim si kërkues pune
Vërtetim për pagesën e energjisë
Vërtetim i pagës së papunësisë
Vendim gjykate
Tani nuk shkohet në sportele për 14 dokumente, revolucioni që bëhet është që këto nuk i kërkohen më qytetarit. Unë aplikoj për psh për një vërtetim prone dhe unë kam vetëm këto që janë të miat; Librezë pune, vërtetim page dhe diplomën e shkollës së lartë. Pjesën tjetër që merret brenda shtetit e siguron vetë shteti.
Dhe unë ose shkarkoj e-Albania dhe bëj aplikimin dhe pres, madje kam mundësi ta ndjek statusin e aplikimit tim dhe gjithë punën e bën shteti për mua dhe në fund kur unë jam në afat dhe aplikimi është procesuar shkoj dhe tërheq dokumentin.
Nuk e mban njeri në sirtar që të më fusë në hullitë e ryshfetit dhe marrëdhënia nuk fshihet, pasi institucioni dhe aplikimi monitorohet dhe kur del jashtë afatit është institucioni që kërkon llogari për mua, pse nuk i është dhënë përgjigje. Kjo është baza, nuk do të jetë e lehtë, por kemi shumë besim” tha Rama. (TemA)
Shume mire….teknologjia ka ecur dhe ka i ka ardhur koha por duhet te rrisni kapacitetet e njerezve qe do i trajtojne sepse i paafti prape do e vonoje….punen nuk do e beje komphuteri…..por administrata qe per mua eshte jo ku duhet…..respekte
Edhe per te spjeguar nje rutine te zakoneshme administrative do te dale kryeministri i vendit,sikur mbaruan specialistet e fushes?
A ka pune tjeter me te rendesishme ky njeri,qe merret me kaq vogelsira?
Perfytyroni qe te merrej me kaq pune ordinere Enver diktatori!
Ky qenka super karagjoz!