Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, deklaroi në studion e Ditari në A2 se “Partia Demokratike nuk i dëshiron zgjedhjet e parakohshme”, pasi, sipas tij, “nuk jep shenja” dhe “nuk po rrit presionin ndaj qeverisë”.
“PD bën sikur kërkon zgjedhje të parakohshme, por nuk i do. Nuk jep shenja që kërkon zgjedhje. Nuk po rrit presionin ndaj qeverisë, e ka me nge këtë punë”, tha Patozi.
Koordinatori i Bindjes Demokratike nënvizoi se koha i ka dhënë të drejtë kësaj partie, e cila mori pjesë në zgjedhjet e 30 Qershorit.
“Nuk jam penduar aspak. Neve na dha të drejtë koha sepse thamë që zgjedhjet do të bëhen dhe nuk do të ketë konflikt. Kështu ndodhi.
Të tjerët duhet të pendohen sepse bënë zgjedhjen e gabuar. E vetmja zgjidhje në rend demokratik, pavarësisht problemeve, janë zgjedhjet”, tha Patozi.
Në lidhje me Reformën Zgjedhore, Patozi u shpreh: “Reforma Zgjedhore do të jetë arnim i këtij sistemi, me implementimin e disa rekomandimeve të OSBE\ODIHR, nuk pres asgjë të re.
Bindja Demokratike ka prezantuar një platformë serioze që i jep zgjidhje problemeve të mëdha që sot vendi për shkak të keqqeverisjes.
Shqipëria duhet të dalë jashtë kryetarokracisë, që është gjeneratori i korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin. Duhet të shkojmë në një sistem ku qytetarët kanë mundësi të zgjedhin”.
Kur u pyet mbi hapjen e Partisë Demokratike, Patozi u përgjigj shkurt: “Ftesa e PD-së nuk ka të bëjë me ne. Jemi parti tjetër politike, jemi shtëpi më vete”.
Sa të ketë në radhët e saj një kryegangsteri i pd leshelis Flamur Herman Geringun komandant i naziskineve të Mamurrasit PD leshitdhise nuk vijnë në pushtet sikur të bëhen zgjedhjet çdo 6 muaj. Pa hequr këtë bandit që përdori naziskineve të Mamurrasit për të djegur me molotov kryeministrine nuk ja fal populli shqiptar këtij horri bllokimin e Unazës së madhe me Klevis Kerrici i Faros fytyra me e urryer e planetit dhe Edhjet Brahimkari dhe Lindita protoduari me tufce që Kakariste çdo natë dhe në mëngjez u tregon përrallën e mëngjezit sharebajgave të leshitlikes.