VIDEO/ Edi Rama iu kthehet politikanëve të Kosovës për "Mini-Shengenin": Dinë çka duan për vete, po nuk dinë çfarë duan për Kosovën!

30 Dhjetor 2019, 18:33Politika TEMA
VIDEO/ Edi Rama iu kthehet politikanëve të Kosovës për

Nga Edi Rama

Dua të flas për Shengenin Rajonal, si një nga prioritetet tona dhe nuk e fsheh dot që më kanë lënduar shumë miq kosovarë, ndjekës të kësaj faqeje, as nuk mundem dot të rri pa ju thënë si fillim, se unë, për asnjë çmim, në asnjë rast dhe për asgjë në këtë botë, nuk e tradhtoj popullin tim, vendin tim, njerëzit e mi. Dhe kur unë them popullin tim, nuk kam parasysh vetëm popullin e Shqipërisë po edhe të Kosovës; kur them vendin tim, nuk kam parasysh vetëm Shqipërinë po edhe Kosovën; kur them njerëzit e mi, nuk kam parasysh vetëm shqiptarët në Shqipëri, po edhe shqiptarët në Kosovë.

Unë tradhtar, o motra e vëllezër nga Kosova? Po si, kur, pse dhe për cilën arsye tjetër në botë përveç arsyes së mosarsyes të atyre që nuk duan të dëgjojnë, nuk duan të lexojnë, nuk duan të kuptojnë të vërtetat e thjeshta të një procesi publik, transparent, politik e ndërkombëtar, të nisur këtu e pesë vjet më parë! Me sa duket të tjerët kanë një zotësi që unë nuk e kam dhe dinë ta luajnë me sukses publik, rolin për mua të neveritshëm të mëmëdhetarit të flaktë, të patriotit të përvëluar, të shqiptarit që digjet për flamur e vret për atdhe, thjesht sapo flitet për shkjaun.

E di që momenti është gjithnjë me ta, kur luhet me emocione e me rrena patriotike) dhe kur plagët e paharrueshme të së shkuarës, preken djallëzisht për të ndezur zjarrin verbues në sytë e njerëzve të prekur nga e shkuara tragjike. Por koha jo, kona nuk është me ta, koha është me të drejtën dhe me të vërtetat që mund të mbulohen apo të deformohen përkohësisht, po kurrësesi nuk mund të treten e të zhbëhen.

Shengeni Rajonal nuk është një Jugosllavi e re, siç thonë ata që nuk bëjnë dot as një qeveri me dy parti, në Kosovën që e duan aq shumë. Sepse mesa duket kur vjen puna tek bashkimi i forcave për ta qeverisur Kosovën, ndarja e karrigeve ka më shumë rëndësi se Kosova e mbetur në udhëkryq, pa strategji e pa qeveri. Po shyqyr që janë të bashkuar bukur mirë madje, pa dallim partie e madje edhe me do ustallarë në Tiranë, për ta hedhur Kosovën kundër “vëllaut të Vuqiqit” në Shqipëri, duke i’a prishur gjakun dhe errur sytë njerëzve në Kosovë, me dokrra patetike e me rrena patriotike. Shengeni Rajonal nuk është as një plan serb për të pushtuar ekonomikisht rajonin, siç thonë disa që Kosovën e kanë fushë për lojën e tyre politike, teksa Kosovës po i’a marrin fytyrën e po i’a tresin respektin në sytë e miqve të paçmueshëm amerikanë dhe europianë, pa të cilët shteti i Kosovës nuk do të kishte lindur dot kurrë. Çfarë mund të jetë më e dhimbshme, se sa t’i dëgjosh ata miq pazëvendësueshëm, të thonë se sot politikanët në Kosovë, dinë çka duan për vete, po nuk dinë çfarë duan për Kosovën!

Shengeni Rajonal nuk është jo e jo, mos e dhëntë kurrë Zoti i shqiptarëve, as ndonjë program a marrëveshje për të amnistuar krimet e regjimit gjakatar të Milosheviçit. Për të harruar Reçakun. Për të pafajësuar agresorin e djeshëm, e për të ndaluar betejën politike me Serbinë për pranimin e realitetit dhe njohjen e Kosovës shtet sovran. Kush i thotë këto e shumë poshtërsi të tjera të këtij rendi, ku hyn edhe poshtërsia e madhe që unë paskam dashur të ndaj Kosovën, ose është krejt i paaftë për ta çuar përpara me sukses betejën politike me Serbinë ose është krejt i nginjur me çka ka përfituar prej Kosovës dhe s’do më hiç, asnjë dhimbje koke për të ardhmen e popullit, se të vetën mbase e ka siguruar ndoshta për shtatë breza. Ose edhe të dyja bashkë ndërsa kush u beson atyre që e mbushin ajrin mes nesh, me këtë soj helmi patriotik, gabon.

Shengeni Rajonal është një domosdoshmëri historike sot, kur beteja jonë por jo vetëm e jona, shqiptarëve por krejt vendeve të këtij rajoni, është zgjerimi i hapësirës së lirisë së lëvizjes për njerëzit, mallrat, shërbimet e kapitalet. Veç ata që s’duan ta shohin a s’dinë të lexojnë, nuk e kuptojnë se Shengeni Rajonal është rruga e vetme për Shqipërinë e për Kosovën, që të thyejmë barrierën kufitare mesveti dhe të garantojmë liri të plotë lëvizjeje mes të dyja të shteteve, për njerëzit, për mallrat, shërbimet e kapitalet. Shengeni Rajonal nuk sjell asgjë të re në aspektin e marrëdhënieve politike mes Serbisë e Kosovës dhe as në aspektin e marrëdhënieve politike mes Shqipërisë e Serbisë, në raport me Kosovën. Qëndrimi ynë në këtë drejtim as ka lëvizur, as nuk lëviz. Ne jemi një dhe kemi të njëjtin qëndrim. Pikë.

Unë besoj fort se Shengeni Rajonal, jo vetëm nuk e dëmton Kosovën në betejën politike me Serbinë, për arritjen e një marrëveshje përfundimtare, të drejtë e të plotë për njohjen saj nga Serbia po përkundrazi, e ndihmon. Kush ndër zotërinjtë që i fryjnë këtij zjarri kundërshtie është kundër Shengenit Rajonal, sepse parasheh pasoja ekonomike negative për Shqipërinë e për Kosovën, thjesht nuk di çfarë flet. Ndërsa kush është kundër Shengenit Rajonal, për shkak të së shkuarës duhet pyetur se si e ndihmoka Kosovën, vetëpërjashtimi nga një nisëm që ka të paktën pesë vjet, që diskutohet dhe dakordësohet përgjatë procesit të Berlinit, ku Kosova ka qenë gjithnjë e pranishme në nivelin më të lartë e ka qenë gjithnjë dakord në tryezë?

Ne, Shqipëria, kemi arritur ta bindim Serbinë, po po, unë kam arritur ta bind Presidentin e Serbisë, që as të mos e kushtëzojë tryezën me asgjë që na ndan ne me Serbinë për Kosovën dhe që e ndan Kosovën me Serbinë, as të mos pretendojë që Shqipëria dhe Kosova, të mos e bëjnë marrëveshjen e lëvizjes së lirë të njerëzve e të mallrave në kufi, në rast se Kosova nuk pranon të bëjë të njëjtën gjë me Serbinë në të njëjtën kohë. Ditën që Serbia nuk do t’i qëndronte kësaj pike themelore, s’do kishte më tryezë ku Shqipëria të merrte pjesë për këtë proces.

Kjo do të thotë që Shengeni Rajonal na jep ne, Shqipërisë dhe Kosovës mundësinë të bëjmë atë që nuk e kemi bërë dot për vite të tëra, sepse jo vetëm Serbia, po as Uashingtoni e Brukseli nuk na e kanë lejuar kurrsesi, madje na janë hedhur në fyt sa herë e kemi përmendur: Hapjen e kufirit mes nesh dhe krijimin e një zone të vetme ekonomike. Tani ndjesë po nëse flasim me argumente e jo me emocione, unë ende nuk e kam dëgjuar një argument të vetëm racional kundër këtij projekti rajonal të mbështetur pa rezervë edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian. Ashtu sikundër ende nuk e kam gjetur në historinë e post-konflikteve të përgjakshme, në Europë e nëpër botë, ndonjë rast kur arritja e paqes ka ardhur me retorikën e luftës e me të sjellurit si në luftë, vite të tëra pasi lufta ka mbaruar e armët i’a kanë lënë vendin politikës dhe diplomacisë.

Bashkimi Europian vitin e ardhshëm do të vendosë 1.2 miliardë euro në mbështetje të bashkëpunimit rajonal. Po edhe pa këtë, rritja e bashkëpunimit rajonal dhe pjesëmarrja e të dyja shteteve shqiptare në këtë dimension të ri bashkëpunimi, është një premisë më shumë që të rritet jo vetëm ekonomia e vendeve tona, por që të përmirësohet edhe klima e përgjithshme e të krijohen kushte më të favorshme për vetë dialogun mes Kosovës e Serbisë. Madje unë personalisht as nuk e dyshoj fare, se sa më shumë ne të përfshihemi, së bashku, Shqipëri e Kosovë, në dimensionin rajonal, aq më shumë fuqizojmë dimensionin e realitetit tonë ndërkombëtarisht edhe në sytë e Serbisë dhe aq më shumë ndihmojmë veten, në rrugën drejt njohjes së plotë e përfundimtare të Kosovës nga të gjithë.

Siç e thashë në fillim, ne nuk kemi kohë për të humbur në asnjë drejtim. Tërmeti ishte një shtysë e fortë për të gjithë ne, që të prodhojmë më shumë energji pozitive e të shpenzojmë më pak energji negative. Mundësitë janë të gjitha për t’u shfrytëzuar, jo për t’u humbur dhe asnjë mundësi për të zgjeruar rrugën e të ardhmes, nuk mund të humbet në emër të së shkuarës”, tha Rama.

37 komente në “VIDEO/ Edi Rama iu kthehet politikanëve të Kosovës për “Mini-Shengenin”: Dinë çka duan për vete, po nuk dinë çfarë duan për Kosovën!”

  1. Epo kjo pune says:

    Ashtu eshte Edi, ndryshe I bie te futemi ne BE me kushtin qe kufiri me serbine te Jete I mbyllur, frike e dilemma nga minishengeni duhet te kete Serbia e jo ne se shqiptaret ndau 1913 e jo Serbin e grekun. Minishengeni eshte kthimi Arberise dhe pastaj futja ne BE kthimi Ilirise se do zgjohen ndjenjat shqiptare kudo ne rajon.

    1. Meritoni says:

      ky KRETENI edhe IVO ANDRIÇIN e citonte ne mes te beogrdit.ky nuk e din as kushe eshte IVO ANDRIQ.
      une si lektyr shkollore e kam pasë vepren e tij “na drini čuprija”,kurre nuk e kam lexuar,sepse profesore na sqaroi se ishte nje shovenst sërbĕ,i cili ka kordinuar reformen agrare ne vitin 1938,ku me dhun jane shpergulur per Turqi 300 mij kosovar.
      ky edhe qelsin e Tiranaes ja dha GORAN BREGOVIQIT,i cili e kompozoi dhe kendonte kengen KALLASHNIKOV,me ket kenge ushtria serbe bente masakra nr Kroaci,Bosne dhe Kosove.
      Kjo kenge ka qene himni i ushtrise serbe,ka qene stimulim per lufte!
      me te gjitha ato te zeza qe i ka ne shqiperi,ky merret me kosove??

    2. Feniks says:

      Po more kryeminister,po,por ti nuk thua kryesoren:
      1-Kush ishte grupi nismetar qe inicioi minishengenin ballkanik dhe a ishin pjesemarres perfaqesues nga te gjitha vendet e Ballkanit perendimor?
      2-Cfare dokumenti iu shtrua perpara qeverive te te gjitha shteteve pjesemarrese te ftuara,qe pasi te njiheshin,t’i benin ato transparente para popullit te tyre dhe te parashtronin vrejtjet apo amendamentet shtese?
      3-A u konsultua Rama me lideret kosovare per qendrimin e pales kosovare,sepse Kosova eshte i vetmi shtet ne Ballkan ,qe ka probleme serioze me Serbine?
      4-Po popullit shqiptar,pse nuk i ka thene gje rreth permbajtjes se kesaj mareveshje strategjike me pasoja afatgjata per Shqiperine,tej afateve dhe interesave te nje partie,qofte kjo ne pushtet,sic eshte PS-ja aktualisht Rama,sikur te ishte pronar i Shqiperise?
      5-Kujt i sherbejne komunikimet arrogante,harbute,percmuese,fyese,tallese,antikombetare te Rames,qe nxisin percarje midis 2 shteteve shqiptare ne Ballkan?
      A e kupton Rama se nje menyre e tille te komunikuari dhe fjalori te perdorur nga Rama ndaj lidereve te shtetit vella te Kosoves mund te jene te pranueshme vetem midis dy shteteve armike gati te shpallin lufte njeri tjetrit?
      A ka njeri ne PS apo qeveri,qe ta keshilloje kete sharlatan,se po luan me zjarrin ne gjirin e kombit shqiptar,te njejte me ate qe beri Berisha kunder Rambujese dhe qe coi ne furnizimin e Milloshevicit me nafte per tanket,qe derdhen gjak ne Bosnje e Kosove duke thyer Embagon nderkombetare,por qe qeveria e Rames as i ka shkuar nder mend ta padise ne Gjykate per krime lufte?
      Edi Rama,NDAL TENTATIVAT E TUA DJALLEZORE per te percare kombin shqiptar per interesat e tua dhe te atyre qe te mbeshtesin ne kete rruge pa krye!

  2. elton says:

    Jo, Nuk e dine kosovaret cfare duan per vete, e di Rama cfare u duhet kosovareve. Boll o lideri i Bllakanit bej 1 gje per Shqiperine se ngeli me e varfra ne Europe.

    1. Meritoni says:

      Xhorxh orwell,ne veprin e tij “FERMA E KAFSHEVE”shume mire e pershkruan karakterin e EMIGRANTIT,SHPELLARIT, MARKO,si dhe vete karakterin e EDI DROGES.
      aty nder personezhet kryesore eshte Derri,prandaj po theme se jeni Derra.
      kjo eshte veper emblematike,vlen te lexohet!

  3. Emigranti says:

    Respekte z KRYEMINISTER Ecni ne rrugen qe keni nisur dhe leri ne nje ane turko-arabet e kosoves…Shengeni Ballkanik do te behet dhe pike nuk e luan as Topi. Kosova te krijoje njehere qeverine e tyre se u bene gaz i botes..Pa Qeveri ! dhe nuk kane te drejte te shajne ofendojne Kryeministrin e Shqiperise sepse kosova te rregulloje njehere punet e saja pastaj te shohe e kritikoje komshinjte.

    1. 23 says:

      Emigrant! Mos e lexooft D’Rama kete qe ke shkruar se do ti mbetet hatri qe po shan vellerit turko arab te D’Rames. Sepse D’Rama po citon edhe vargje kuranore!

  4. Meritoni says:

    paramendone deri ku mbrrin injoranca e ketij njeriu?
    1)nuk ka gjykat kushtetuse
    2)nuk ka medija te lira
    3)nuk ka opozite
    4)nuk ka polici profesionale
    5)nuk mban dotë asnjë palë zgjedhëje të lira
    Shqiperia eshte vendi i vetem ne evropë qe mban zgjedhëje vetem me një parti,dhe per te qene TMERRI edhe me i madhë dalin ne zgjedhëje vetem 13% e popullsise me te drejte vote.
    DROGA,VETEM DROGA DEGRADON TRURIN DERI NE KET NIVEL!

    1. psikopat ,
      shko e bo shpejt Shiringen
      te filloj me fuksionu perseri truri si njeri

    2. Marko says:

      @MERITON O turkoshak merru me ramushin tend dhe lere Edi Ramen se ju kosovaret jeni ne dite te hallit. Pa Shtet pa Qeveri.

    3. lavdosh says:

      Ti e Meriton dhe pseudonimin qe perdor: Meriton degradimin llogjik dhe mendor qe e katandisi kete vend ne kete nivel: gjithe rrumpallistet nje fytyre kane. Mednimi politik, largapamesia dhe idete e E Rames nuk mund te kuptohen nga rrumpallistest dhe shkaterruesit e ketij vendi.

    4. Zigur Qarri says:

      Ekzakt “Meritoni”.

    5. Mosmeritoni says:

      O budalla me pseudonimin ” Meritoni “! Ti jeton ne nje bote tjeter, ne boten e enderrave, iluzioneve dhe perrallave berishiane qe te mbajne te izoluar nga realiteti sepse ty te mungon aftesia aresyetuese dhe morali qytetar. Gjykata Kushtetuese ( edhe per inatin tend e te tjereve si ti ) po ndertohet, media eshte jo vetem e lire por edhe e shthurur ( ti quan media te lire ate te kohes se Berishovicit kur rriheshin dhe burgoseshin gazetaret dhe digjej redaksia e gazetes ” Koha Jone ” ), opozita ekziston por eshte katandisur ne ate gjendje nga keqdrejtimi dhe imoraliteti i vet pasi braktisi Parlamentin dhe votimet me shpresen e budallait dhe maskarajit se do e merrte pushtetin ne tavoline ( nuk ka me qofte ke daja ), policia eshte aq profesionale sa e meriton nje popull si ky i yni dhe nuk eshte fort poshte shteteve me te zhvilluar ( do apo nuk do ti fare burri ), zgjedhjet kane qene dhe jane konsideruar te lira nga gjithe bashkesia nderkombetare ( te pelqen apo s’te pelqen ty kadaif karamahmut ogurllu tusllum pashai ) ndersa mospjesemarrja e partive te tjera ne zgjedhje nuk mund t’i faturohet pushtetit ( pushtetit i faturohet vetem kur e pengon ate me ligj ose me kerbac ). Kaq per sot o budalla i pasherueshem.

  5. tekniku says:

    Deri sa kosovaret dite dhe nate degjojne nje pis pisi si njefare Berat Buzhala dhe nje dore titstesh te Ldk leri te rrine atje ku jane dhe te bejne ate qe ju duket me e mire per shtetin e tyre.Kane filluar te ndjejne nje alergji te madhe per Shqiperine a thua ja u ka kerkuar kush bashkimin me Shqiperine qe per mua eshte me shume nje aspirate idealiste e tyre.Ne se e ndjejne vehten te zote te hedhin balte mbi Shqiperine dhe politiken e saj “paternaliste”lerini te zgjedhin ate rruge qe duan,eshte e drejta e tyre.Edhe nje shtet federativ me Kosoven do te ishte thjesht nje aspirate ,ka shume gjera qe na bashkojne dhe pak qe na ndajne…..

  6. Boston says:

    Shume i sakte.
    Qytetar klasi. Ju lumte

  7. Drejtesia e popullit says:

    Shume flm kryeminister ! Sa me shume publike te behen hollesite e shengenit aq me shpejte “skeptiket” do ti kthehen arsyes dhe interesit te larte kombetare . Sinqerishte ne njerezit e thjeshte e kemi kapur qe momentin e pare kete inisiative qe vetem mirqenie sjelle dhe sidomos clirohen energji te jashtezakonshme ……….ne dobi te faktorit shqipetare . Respekte !

  8. lesh e li says:

    Mire spjegon o shoku, po ata nuk bejne dot spjegime, se as nuk dine e as nuk kane argumenta. Ata thone vetem dy llafe: jeni tradhetar. Pastaj, mbeshtetsit, medja, kafenete, i cojne llafet dere me dere. Ne Jemi lindje, ku liria ende nuk eshte vlere.

  9. John-Etobicoke says:

    Mrtitoni….ti duhet te jesh shume i kulturuar???.
    Hajde debil hajde…

  10. silva says:

    Fantazma e Jugosllavisë e ka mbërthyer trurin e shqiptarit
    Sulmi i kryeministrit të Shqipërisë ndaj partive politike e institucioneve në Dardani, i mbështetur nga analistët mercenarë të televizioneve të Tiranës, me ngjanë në sulmet e Enver Hoxhës e të komisarëve partizanë kundër “kokëderrave kosovarë” , që nuk bindeshin se ata serbët i kanë vëllezër. Partizanët shqiptarë e çarmatosen popullatën tonë, ndërsa u morën vesh të futeshin brigadat serbo-malazeze që bënë masakra ndaj popullatës së çarmatosur.

    Kështu, me neve u armiqësuan, e bënë aleat e shtet mik Jugosllavinë dhe e dëbuan Britaninë e Madhe e SHBA-të.

    Edhe tash komisarët shqiptarë me terror mediesh duan të na e thyejnë kokën tonë të trashë që ta pranojmë kapitullimin ndaj Serbisë , a “minishengenin” e tyre për të mirën tonë, thua se ata e dinë çka është e mirë për ne dhe çka është e keqe. Ata na e dashkan të mirën, kurse ne “kokëderrat kosovarë” nuk e ditkemi.

    Janë të pacipë, të shitur dhe të shpërfytyruara nga urrejtja lukunia e udhëheqësve të emisioneve tematike në televizionet shqiptare dhe portaleve pse nuk e duam Serbinë e Vuçiqit apo cilëndo Serbi. Tërbohen si qentë e çartur a si kuçkat e hallakatura anal-listat , na fyejnë e na denigrojnë pse ne i shohim më përbuzje marrëzitë e tyre serbofile.

    Edhe më tutje mu si partizanët e komisarët e Enver Hoxhës ne jemi ” “kokëderra kosovarë”, meqë me kokëfortësinë tonë proverbiale nuk bindemi që Serbia të na ripushtoj.

    Janë të gatshëm mercenarët e çmendur ta dëbojnë Perëndimin e ta zëvendësojnë me fantazmën e Jugosllavisë mu si Enver Hoxha. Janë të gatshëm ta rrënojnë faktorin politik e shtetëror të Dardanisë që t’ia trasojnë rrugën Serbisë në Durrës e në Shqipëri, mu si e bënë rrënoja faktorin shqiptarë në Maqedoni për t’ia plotësuar orekset sllavëve të Shkupit, apo si i zhvendosën dhe i shkombëtarizuan shqiptarët nga Presheva, Bujanovci e Medvegia, kur Tirana e mori rolin patërnalist, ndërsa në fakt e bëri punën e djallit, ia dorëzoi këto rajone Serbisë si në pjatë të argjend.

    Jugosllavia ka vdekur, thonë “kosovarët kokëderra”, rroftë Jugosllavia, thonë mercenarët shqiptarë dhe budallenjtë e hallakatur. Sado të çirren dhe të ulërijnë natën e ditën bijtë e bijat e Enverit dhe mercenarët e çmendur, Jugosllavia ka vdekur, por derisa të binden ata, neve do të na shkaktojnë shumë dëme e andralla.

    – Nga Gani Mehmetaj

    1. Partizani pa opinga says:

      Ore Gani Mehmetaj!
      Mos mendon ti se familjet e partizaneve qe dhane jeten jashte kufijve te Shqiperise gjate Luftes se Dyte boterore kane vdekur dhe eshte rradha jote te mashtrosh?
      Brigadat partizane nuk carmatoden shqiptaret qe luftonin fashizmin, por Shqiptaret tradhetare te lidhur me SS qe formuan Divizionin “Skanderbeg”.
      Nga ky division famekeq qe kish rreth 6000 luftetare ne perberje, afer fundit te luftes numeronte vetem 3000. E di ti pse? Ai u krijua me idene per te luftuar Serbet dhe Malazeset, por praktikisht komandohej nga Gjermanet qe i kishin kufizuar aktivitetin e tij ne zonat jo Shqiptare. Duke qene se ai u kethye ne nje division tradhetari, shqiptaret e braktisen me shumice dhe ajo pjese qe mbeti (trashegimtaret e tu), u carmatosen nga prindrit e mi Partizane……
      Historia Partizane eshte nje nga historite me te ndrituar te popullit tone sepse e rradhiti ate ne krah te Amerikaneve. Partizanet jo vetem cliruan Shqiperine por kontribuan edhe ne Jugosllavi.
      Fakti qe ty te vjen keq per bashkepunuesit e Fashisteve, nuk te jepe te drejte te shkruash per Edi Ramen…ne shpirtin tend ka vetem urrejtje….

    2. tekniku says:

      Or Gani histeria jote kunder shqiptareve te Shqiperise nuk i zgjidh dot hallet titiste te LDK ku ti militon.Shqiperia ashtu si Kosova eshte shtet me vehte me udheheqresit e saj dhe nuk merr mend nga ty dhe soji jot.Urime per detyren ne Kosovafilm.

  11. slv says:

    Karantina Serbi -Shqipëri nuk mund të quhet minishengen

    Karantina Serbi-Shqipëri nuk mund të quhet minishengen, është karantinë ku i ka futur më të drejtë Bashkimi Evropianë. Vuçiqi e Rama janë mashtrues e delirantë, që ua dinë mendësinë shtetasve të tyre. Por sado t’ia bëjnë qefin njëri- tjetrit (njëri për ta shuar nostalgjinë e shqiptarëve për Jugosllavisë që nuk e përjetuan mbi kurriz, tjetri për të dal në det, që kurrë s’do ta gëzoj) , dy shtetet e tyre janë të izoluara nga Evropa dhe nga bota. Vuçiqi e ka vetëm 100-150 kilometra nga Beogradi Rumunin dhe Hungarinë , por mund t’i shoh vetëm si dhelpra rrushin. Rama dyert e Otrantit notë e me anije klandestine mund t’i kalojë.

    Të dy shtetet me takimet e tyre duan ti bëjnë shantazh Evropës, duke ia shkelur syrin Rusisë, por edhe Evropa ua shkel syrin që të merren me njëra- tjetrën e të mos i bezdisin me kërkesa, sepse serbët e shqiptarët nuk janë të gatshëm të bëhen evropianë.

    Shqipëria nuk pati asnjë hipotekë nga e kaluara, pos komunizmit më mizor në rruzullin tokësor që i la të gjymtë dhe, islamizimit agresiv në dhjetëvjetëshin e fundit, që i shkëputi nga kontinenti. Serbia ka bërë krime në tërë ish-Jugosllavinë, krimet e luftës do ta ndjekin kohë të gjatë. Ka edhe tutelën ruse mbi kokë si makth, që nuk e le të marr frymë. Ndërkaq, flirton me Tiranën me shpresën se do të zhvat ndonjë copë të Dardanisë (Trepçën).

    Vuçiqi dhe Rama mund të sillen si kali në lëmë brenda karantinës Serbi-Shqipëri, por nëpër Dardani e Mal të Zi u duhet të kërcejnë kaladibrançe (mbi njëri-tjetrin).

    Nëpër Dardani e Mal të Zi, Rama e Vuçiqi mund të kalojnë vetëm kaladibrançe.

    – Nga Gani Mehmetaj

  12. Detari says:

    Kosova ti ndaloje te gjitha marredhenjet me albanistanin e Edi hoxh toptanit.

    1. LULJA says:

      Te roni vete shoku se mendja te paska ikur

  13. Zigur Qarri says:

    Edita Tahiri: Idenë për shkëmbim territoresh e solli Edi Rama te Thaçi nga Beogradi.Ish- kryenegociatorja në bisedimet Kosovë- Serbi,
    Edita Tahiri, ka thënë se idenë për shkëmbimin e territoreve të cilën e ka shpalosur Presidenti Thaçi gjatëvitit të kaluar, e ka sjellë nga
    Beogradi në Prishtinë kryeministri shqiptar, Edi Rama. Këtë ajo thotë të ketë zbuluar gjatëkohës sa ishte ende në detyrë për dialogun
    në mes Kosovës dhe Serisë.Emërimi i Gent Cakajt është një veprim djallëzori kryeministrit Edi Rama. Nuk është problemi te individi,
    por te qëndrimet e Z. Rama. Ai është duke kërkuar persona, me gjasa, me prirje për dakordësi në ndryshimin e kufijve të Kosovës”.
    Koha ka provuar,se Edvin Escobar D’Rama nuk e ka problem ta lepije ate qe ka peshtyre,ate qe pohon sot ta mohoi te nesermen si
    gjeja më normale.Mashtrimet mund ta ndihmojn D’Ramen ne Shqiperi,falë makines propogandistike te mediave qe i ka pothuaj te
    gjitha ne dore,por jo ne vendet Perendimore,qe tashme ja kan perplasur deren ne fytyre.Eshte Shengeni rajonal varka e fundit per
    shpetimin gansterit Edvin D’Rama poltikisht?D’Rama eshte karte e djegur,brenda dhe jasht Shqiperise.Per dy ore rrezohet Qeveria,
    aq i madh eshte zemerimi popullor.Jan rregullat e lojes demokratike qe na ka”imponuar”Perendimi dhe frika e opozites te marri
    nje pergjegjesi per nje ekstremitet te tillë,ajo qe i mban akoma ne pushttet pushtat e “rilindjes”.Populli nuk ka më shprese, pasi
    sheh te konsumuara te gjitha mjetet demokratike pa rezultat,prandaj ka zgjedhur si rrugdale emigrimin,braktisjen masive te vendit.
    Kjo eshte vetvrasje kombetare,qe besoj se eshte edhe qellimi final i Edvin D’Rames,nje Shqiperi pa asnje kundershtare.Shengeni
    rajonal” i drogaxhiut,eshte nje fraksion i “Shengenit Europian”.Ç’far sjelle kjo?-asgje.Anija e”rilindjes” dhe drogaxhiu nuk gjejn Port
    ku te ankorohen,e kan hedhur spirancen ne mes te Oqeanit,prandaj e kan parashkruar fundin.Shqiperise ju dhan shancet per
    hapjen e negocitave me BE-ne,por Qeveria e gangsterave te”rilindjes” dhe Kryeministri drogaxhi,deshtuan.Jo vetem kaq,por deshtimi
    i Qeverise shqiptare,u bë shkak edhe per bllokimin e Maqedonise qe e meritonte.Edvin Escobar D’Rama deshtoi privatisht dhe
    politikish ne France.Meqe meti ne Klase ne vendet Perendimore,kerkon te provoje ato Ballkanike.Mini Shengeni(Schengen)rajonal,
    jo Ballkanik,eshte nje huazim,nje plagiature.Qendrimi më realist ka qene ai i Presidentit te Maqedonise,qe drogaxhiu D’Rama nuk
    denjoi ta priste.Koha tregoi,se mospritja e tij ka qene e kalkuluar nga mafiozi yne.D’Rama eshte i produkt i Berishe,por më dinak
    se profesori e tij,per te cilin nuk e fsheh simpatine.

  14. Ajkuna says:

    Monika shkruan me pseudonimin “Meritoni”,

  15. Koba says:

    Ne kete rast me duket Ky fare Meritoni nje drogaxhi i paskrupullte qe nuk po don me kuptue cfare ka rendesi ,ne keto momente per Kosoven e per Shqiperine.Dije mor Legen se pa SHBA dhe BE dhe per 1000 vjet te tjera nuk fitonte Pavarsine Kosova.Ulini kembet ne Toke o Koqevare se na felliqet fare ,me gjoja Patriotizmin e “Flakte” per te pasuruar Vedin.

  16. Koba says:

    Ne kete rast me duket Ky fare Meritoni nje drogaxhi i paskrupullte qe nuk po don me kuptue cfare ka rendesi ,ne keto momente per Kosoven e per Shqiperine.Dije mor Legen se pa SHBA dhe BE dhe per 1000 vjet te tjera nuk fitonte Pavarsine Kosova.Ulini kembet ne Toke o Koqevare se na felliqet fare ,me gjoja Patriotizmin e “Flakte” per te pasuruar Vedin
    PO CFARE KE MO Z:MODERATOR?

    1. joni says:

      Meriton plotesisht dakort me komentin tende.Keto gerkovllafet ketu qe vetem shajne dhe argument te vetmin e kane deshiren per perqarje te shqiptareve dhe formimin e nje federate-confederate jugosllave ortodokse .Kete pune e ka kuptuar shum mire SHBA dhe BE dhe prandaj nuk moren pjese dhe e sabotuan qe te dyja.

  17. Kur jemi ne pozita te barabarta me vendet e ballkanit eshte normale por kur ne nuk prodhojme asgje sepse edhe ato qe kishim i shkaterruam me barbarizem me ne krye cubin Sali and kompani Ekonomia eshte ajo qe dikton . Shikoni pasojat se boll eshte eksperimentuar ne kete vend te varfer dhe me nje udheheqje mjerane ne te gjitha koherat.
    Kosova i vuri taksen Serbit she do vinte nje dite ku ske nevoje per lufte pasi e gllaberon ekonomikisht.

  18. Realisti says:

    O frikacak njeri pa dinjitet pse fshihesh …kur jeni kaq i mencur.
    Shume shpejt Shqiperia do ket gjykaten Kushtetuese
    E te gjitha institucionet e drejtesise se re.
    Sa per liri shtypi ti flet kot …se ketu flitet e shkruhet cfar u vjen ne mendje e nuk denjohet te botohet pergenjeshtrimi kur gjykata verteton shpifjen
    Eshte fat qe Edi Rama eshte ne krye te vendit.
    Shendet e jete Edi Rames.

  19. Labi says:

    Perpara Edo pak me vonese po e kuptove me ne fund,kemi qe ne 1990 qe i shkojm mbrapa Kosoves,ca pame,ne fillim na erdhen kosovaret e UDB qe shisnin ne mes te ztiranes 30 leke nje gote uje,prishen familje dhe na futen disa adete qe nuk i kishim,halli vazhdon,tani vipat kengetare kane filluar te kendojne me dialekt te kosoves,per cfare ,per leke, na u bene patriote ata qe jane vaftisur ne greqi qe femije,u beme te ngeli patriotizmi te motrat Vjollca, per kete jam me Ramen se eshte aty jo per poezi patriotike,por per ti lehtesuar jeten dhe levizjen qytetareve te Shqiperise,se ata nga kosova mbahen Amerikan dhe pin caj tre here ne dite.

  20. LULJA says:

    Te roni vete shoku se mendja te paska ikur

  21. PD , PS , LSI , PDIU , PAA , PAD , LZHK , PR = CRIMINAL BANDS, THIEVES, CORRUPTED POLITICIAN , NARCO - TRAFFICKERS says:

    Kosova bën mirë që ti Shpalli NON GRATA gjithë Politikanët e SHQIPËRISË , pa Përjashtim, sepse kanë 30 VJET që VJEDHIN dhe GRABISIN SHQIPTARËT e VARFÈR me Ridvanë Bodet , me Petritë Vasilët , me Shkëlqimë Canët , me Ardianë Fullanët , me Arben Ahmetët , me Gencë Rrulët , me Tritanë Shehêt me PRESHIN e LUSHNJES në BYTHÈ , Etj Etj Etj Etj Etj , FUNDËRRINA , FEKALE , NAÇO dhe PALAÇO të PD HAJDUTÉRISË , PS HAJDUTËRISË , LSI HAJDUTÉRISË dhe PLAÇKITJES, PDIU HAJDUTÉRISË së DOGANAVE , dhe Fatmir HALE Mediut KONTRABANDISTIT të ARMËVE dhe FISHEKËVE , dhe NARCO – TRAFFICUT !!!! I bëj thirrje gjithë FORCAVE Politike në KOSOVË që MOS të Besojnë Asnjë Parti Politike të SHQIPËRISË , sepse në të Vërtetë këto janë BANDA KRRIMINALE me KRYEHAJDUTË dhe NARCO – TRAFIKANTË , dhe NUK kanë Asnjë Lidhje me Partitë dhe me ZHVILLIMIN e SHQIPËRISË !!!

  22. PD , PS , LSI , PDIU , PAA , PAD , LZHK , PR = CRIMINAL BANDS, THIEVES, CORRUPTED POLITICIAN , NARCO - TRAFFICKERS says:

    Kosova bën mirë që ti Shpalli NON GRATA gjithë Politikanët e SHQIPËRISË , pa Përjashtim, sepse kanë 30 VJET që VJEDHIN dhe GRABISIN SHQIPTARËT e VARFÈR me Ridvanë Bodet , me Petritë Vasilët , me Shkëlqimë Canët , me Ardianë Fullanët , me Arben Ahmetët , me Gencë Rrulët , me Tritanë Shehêt me PRESHIN e LUSHNJES në BYTHÈ , Etj Etj Etj Etj Etj , FUNDËRRINA , FEKALE , NAÇO dhe PALAÇO të PD HAJDUTÉRISË , PS HAJDUTËRISË , LSI HAJDUTÉRISË dhe PLAÇKITJES, PDIU HAJDUTÉRISË së DOGANAVE , dhe Fatmir HALE Mediut KONTRABANDISTIT të ARMËVE dhe FISHEKËVE , dhe NARCO – TRAFFICUT !!!! I bëj thirrje gjithë FORCAVE Politike në KOSOVË që MOS të Besojnë Asnjë Parti Politike të SHQIPËRISË , sepse në të Vërtetë këto janë BANDA KRRIMINALE me KRYEHAJDUTË dhe NARCO – TRAFIKANTË të URRYER dhe NUK kanë Asnjë Lidhje me Partitë dhe me ZHVILLIMIN e SHQIPËRISË !!! RROFTÉ SHQIPËRIA , RROFTÉ KOSOVA !! RROFTÉ gjithë Populli SHQIPTAR kudo në BOTË

  23. Cen says:

    O Pallosh harroje, nuk je kryeministri i Kosoves.
    Desh ti lije menjane. E ke dhi krejt.Nuk besoj se te respekton kush me atje.

  24. Emigranti says:

    I nderuar z.Kryeminister!Eshte fat i madh i ketij vendi qe pasi kur ishe si kreu i Bashkise se Tiranes nje pjese e madhe e mandatit te iku duke shkateruar kasollet buze Lanes e ato te shtrira ne gjithe Tiranen duke e shendruar ate ne Bangladesh!Me marrjen e Kreministrise perseri nje kohe te mahe ia dedikove tereneve ne bregun e detit ku bishat e zaptuan si kurre ndonjehere ku as pushtimi i nje vendi nuk ka permasa te tilla tragjike duke prishur gjithe vijen e bregdetit ku te paparet det menduan se ashte kollajt me ndertue nje ngrehine e me e quejt “toke te xanun” ku dhurate ua kishte ba prijsi i tyre legjendar qe edhe pse kane kaluar 28 vite akoma gjurmet e tij nuk jane zhdukur pasi ai na la nje shoqeri me njerez te ma civilizuar te pa zhvilluar qe i shkonin per shtat shkaterimit te tij!Sot padyshim kush ka sy e veshe shikon ndryshime rrenjesore duke u fshire kjo pamje nga vizualiteti i çdo njeriu ku ku haej,aty piej dhe aty kryeheshin nevojat personale,kjo e pasqyruar me se mire ne buzlanen e Tiranes sikur te qe bytha e thanes!Kush do qytetarine,civilizimin patjeter qe te vlereson per punen e madhe jo vetem per transformimin e qyteteve por edhe qe arrite qe me se fundi te ndash bagetine nga njeriu mirpo imediate per Shqiperine eshte qe mos te bier me kurr ne gremninen e mepareshme te behet njeriu te punohet per te pasi ka shume pune per tu bere sepse ne fund te fundit ai eshte qe do te gezoje e ti mbroje te gjitha keto te mira sot!Eshte Teksa ndigjova pershendetjen T’uaj per kete fundviti qe lam pas ,tek pjesa e Minishengenit cilesove nje thenie e miqeve tane per Kosoven se “Udheheqesit e saj dine ç’ka duan per veti e nuk dine ç’ka duan ^per Kosoven”!Eshte tejet e goditun ky perkufizim ku fondamentalisti populist Kurti se ka mendjen tek perkushtimi ndaj Kosoves por tek ne kendej kufirit ku do me çdo kusht qe se bashku me do cuba kendej qe jane strukur e presin gjykimet per krimet e bera ndaj ketij vendi e populli ,ta destabilizojne perse jo ti vene edhe zjarr Shqiperise duke e çuar ne nivelin e Kosoves e pasketa te ndertojne nje shtet te ri shqipetar ku per emnin e saj eshte vene ne dispozicion njeriu qe shkateroi gjithçka ne kete vend pikerisht per kete ide se nuk duhet te kete “Shqiperi natyrale te madhe” por qi shteti i ri te quhet Dardani e rrenjet te jene pertej ketij kufini qe ekziston sot e jo ketu!Kjo eshte marrezia e ketyre kuislingeve te marrosun qe nuk pranojne kurrsesi qe te hape kufinjte per levizjen e lire te popullit e te mallrave sepse ne kete menyre u prishen te gjitha planet e djalleeueme e historia i vetfshin!Duke perfituar edhe nga niveli i ulet shoqeror ne te dy anet ,ndaj dhe i meshojne me çdo kusht qe “minishengeni “eshte tradheti e njeriut me vizionar te ketij Kombi st per sot por qe disa injorante si kendej dhe andej duke patur interesa te tyre te ngushta i fryjne zjarrit qe do me ndez nje pilives si Albin Kurti i cili nuk bene dot marrveshje per te bere qeverine e Kosoves e eshte i gatshem te beje çdo kompromis per djegje te Shqierise per tiu bashkur korrit te qyqeve qe pasi e bene kerme kete vend dhe i hengren mishin ky u jep garaci ti bluaj edhe kockat me do bashibuzuker te tij duke filluar qe nga nje majmun qe s’le dritare pa dale e pa baltosur figuren e ndritur te T’uajen,nji fare Bukshkala nje “ufo ” i ketij shekulli!Kur ndigjon kete qe i versulet Vjoses ne ate ane e Edit ne kete ane populisti Kurti kenaqet e shtyn kohen i bindun se koha e tij po vjen ,ku per ngushellim vesh pardesyne e kombit pavaresisht se perfaqeson 130000 mije veta qe e kane votuar qe s’perbejne as nje te 15 perqind te popullit votues te Kosoves e jo me te pretendoje te shtrihet edhe me gjere !Se fundemi me lejo z.Kryeminister duke te te uruar nje vit te mbarre per kete qe po vjen e me te begate per Shqiperine ne veçanti ,do te doja te te keshilloja qe pa nje fuqizim te Shqiperise nuk mund e duhet te kete bashkim me anen tjeter te kufirit,pasi ka shume njerez qe jane pa prona,me nje nivel te ulet ekonomik,ku krahas puneve e veprave te medha dedikoini edhe jje hapesier kesaj shtrese sepse pa zhvillimin e tyre shqiperia kurr s’ka per te bere perpara!Mos kini tendencen per te kapur Zvicren ne infrastrukture me nje popull te dale nga mesjeta ku i mungojne elementet me elementare te nje shoqerie te emancipuar !Forco shtetin ligjor duke detyruar ç’dokend e perpara ligjit te jete i barabarte pasi jane hapat e para te tij e mos i dekurajoi qytetaret qysh ne hapat e para te saj por ngrejini besimin se ky vend do te behet sepse ka nje drejtesi te vertete e cila ve ne vend çdo padrejtesi ku se pari duhet te merret me laraskat qe gumezhijne e lene pa gjume popullsine me kra krat e tyre dite e nate duke mos i lene te ndegjojne gje tjeter!Edhe nje here Gezuar Vitin 2020 dhe le te shpresojme qe mundimi Juaj i ketyre viteve te marre rytin e duhur per kete vend qe e bekoi zoti e e mallkuan jenat qe sot jetojne me vila lluksoze ne Durres e shurren e hedhin ne Tirane per te lagur cilindo qe i del perpara!Ke me vehte te gjithe shqipetare intelektuale qe sot jane te debuar nga persekutimi Berishist e qe per fat te keq te ketij vendi konribuojne ne sektore te rendesishem te vendeve qe kane emigruar e qe pamundesia e garancive i bene qe keto resurse te medha qe kane mos ti vene ne sherbim te atdheut te tyre pasi nuk gjejne akoma garancite e duhura per nje jete te denje e te qyteteruar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. Y
    YourDoll株式会社

    ラブドール 高級 DollLover27はストリッパー/風変わりなダンスパーティーガウンを提示します–パート2

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje