Drejtori i AKBN: Negociatat për detin nuk pengojnë kërkimet në Jon

29 Dhjetor 2019, 20:34Politika TEMA

Shteti shqiptar do të avancojë me kërkimet për naftë në detin Jon pavarësisht mungesës së një marrëveshje me Greqinë për kufirin detar dhe zonat ekskluzive ekonomike. Kreu i Agjencisë Kombëtare të Burimeve natyrore,  Adrian Bylyku, njëherësh pjesë e grupit negociator shqiptar  për marrëveshjen me Greqinë zbulon se gjatë kësaj periudhe kontaktet me palën greke kanë qenë në nivel teknik.

Ardian Bylyku, drejtor ekzekutiv i AKBN: “Besoj që nuk komplikon shumë pjesën e kërkim-zbulimit për arsye se edhe me kolegët grekë ne jemi duke shkëmbyer të dhëna. Mendoj që gjërat duan momentin e tyre. Kemi një basghkëpunim shumë të mirë me kolegët grekë, ashtu sië kemi dhe me pjesën e Malit të Zi. Janë elemente, të cilat zgjidhen nëpërmjet kontratave, ka disa klauzaola që japin mundësinë e bashkëpunimit. 

Mendoj që pjesa e dakordësimit nga pikëpamja “politike” ose “gjeopolitike e kufijve është një element që shkon përtej gjeologjisë, por unë mendoj që kjo nuk do ta pengojë pjesën e zhvillimit të kërkimit në sektorin e hidrokarburit.”

Për kërkimet në detin Jon dhe specifikisht në bllokun 5, shteti shqiptar thotë Bylyku do të ketë ndihmën e partnerëve amerikanë  që do të asistojnë në përgatitjen e legjislacionit të ri për kërkimet hidrokarbure.

Ardian Bylyku,  drejtor ekzekutiv i AKBN: “Mbetet me interes blloku Joni 5 në pjesën offshore dhe në pjesën onshore. Pra interesi për kërkim-zbulim në Shqipëri mbetet i lartë, por nga ana tjetër do të jetë dhe sipas rezultateve që do të paraqesin kompanitë nën asistencën e Deloite-it mbështetur nga Departamenti i Shtetit ne do të fillojmë përgatitjen për  legjislacionin e kërkimit në det, i cili hap një perspektivë tjetër për kërkim-zbulimin e hidrokarbureve në Shqipëri.”

Bylyku sqaron se të njëjtin bashkëpunim si me palën greke shteti shqiptar ka edhe me Malin e Zi në fushën e kërkimit të hidrokarbureve./TvT

5 komente në “Drejtori i AKBN: Negociatat për detin nuk pengojnë kërkimet në Jon”

  1. Kalec Dega says:

    Nga kjo del qe deti nuk eshte i Joni, ishte ne kohen e Dulles po jo ne kohen e Sali-Rames…
    =
    O trADHETAR I rAMES, AI eshte Deti Jone dhe ne kemi te drejte. Sipas teje, edhe pse jo , ne do kerkojme…o hajnat e shitutr arnaute te Albbanistanit

  2. Kalec Dega says:

    Tradhetaret e Ramutit, ai eshte Deti Jone dhe skemi pse te “avancojme” se eshte territir i Shqiperise..apo ja keni shitur, vulosur me firmen e Rames?
    Bandita, vodhet Shqiperine dhe tani po e shisni.

  3. Raimond vlonjati says:

    Negociata per Detin nuk mund te kete me , sepse ka nje vendim Gjykate

    Tani ceshtja te shkoje ne arbitrazh Nderkombetar dhe aty te vendoset

  4. Karaburuni says:

    Problemi eshte se konturet e Bllokut 5 nuk jane ata qe vendosni ju ne website-in e AKBN,, JANE SHUME ME TE MEDHENJ NE DET.
    kJO ESHTE CESHTJA?
    Keto duhen mbrojtur me argumente dhe pala greke kerkon kufijt e ZEE te 2009.
    Mesa uket i kini marre lehte keto probleme!

  5. 17nentori says:

    Sa te vrazhde qe jeni! Ai po e thote troc qe vetem nese gjendet vertete dicka nga kerkimet, atehere do ta rruajme prape per marreveshje politike se kujt i bie ajo qe eshte… nese nuk gjendet gje, nuk kemi pse e rruajme per me shume se cfare eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje