Tit Vasili i LSI në "version" rozë: "Zogu i Tiranës" verteton kauzën tonë, SPAK të mos i shmanget çështjes më kritike në Shqipëri

29 Dhjetor 2019, 12:49Politika TEMA

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se edhe në votimet moniste të 30 qershorit, u blenë votat. Sipas tij, dosjet 184 dhe 339 duhet të hetohet nga SPAK dhe të mos zvarriten siç bëri Arta Marku.

Vasili shprehet se këtyre dosjeve i shtohen edhe përgjigjem për “Zogun e Tiranës” dhe Dajana Shabanit.

Reagimi i nenkryetarit te LSI:

Blerja e votave eshte themeli i shkaterrimit dhe kapjes se shtetit ligjor.

Blerja e votave eshte mburoja politike e korrupsionit pa fre.

Blerja e votave blen drejtesine dhe mbron kriminelet me pushtet.

Ne pergjimet e fundit del qarte se si 30 qershori ishte nje kellire politike dhe pergjimet e te famshmit Zogu i Tiranes dhe Dajanes vertetojne sheshit blerjen e neveritshme te votes per te legjitimuar votimet moniste te Edi Rames.

Te vertetat jane sheshit, jane publike, po bubullojne dhe njeherazi me to dita dites po shperbehet e po shkretohet Shqiperia sepse qeverisin hajdutet e kriminelet e votave ne pushtet deri ne krye te qeverise e te parlamentit.

Krimi elektoral ku është vërtetuar se qe nga Kryeministri e deri tek ministrat, deputetë, drejtorë, shefa policie etj jane provuar nga përgjimet e dosjes 184 dhe 339 si autore te tij,duhet te hetohen nga SPAK-u sepse është objekt i SPAK-ut, ndryshe cdo fjale eshte demagogji boshe.

Nëse SPAK i bën bisht hetimit te krimit elektoral qeveritar ashtu sic beri prokuroria e Arta Markut, qe i coi dosjet ne Diber, kujt i duhet më ky SPAK?

Nje SPAK qe do ti shmanget çështjes me kritike ne Shqiperi ku qeveria dhe krimi te bera njesh grabisin voten me para e kercenime gjithfaresh pushtetin e qytetareve, eshte nje SPAK, qe vdes pa lindur ende.

Hetimi i krimit elektoral eshte prova e te vertetes per SPAK per te ndare ne se ai zbaton ligjin apo zbaton ligjin e rilindjes.

Populli nuk do ta lejoje,por populli po vezhgon me zemerim shperthyes edhe “drejtesine e re” dhe SPAK-un se si po vepron ajo dhe a do te jene zbatuese te kushtetutes dhe ligjit apo do te jene masha ne duart e Edi Rames dhe rilindjes dhe do te zbatojne ligjin e kusareve.

5 komente në “Tit Vasili i LSI në “version” rozë: “Zogu i Tiranës” verteton kauzën tonë, SPAK të mos i shmanget çështjes më kritike në Shqipëri”

  1. USA says:

    Ashtu tkeqen daja ho mo tit jepi kon termet termet te pastrojme ca leke me cun dhe ne dhe ju he mer tit llapa.

  2. eshte Tit Vasili apo Mona
    qe i ka bo oferten per Treshe
    ktyre zorraxhinjve te medies

  3. Labi says:

    Kush eshte zagari Mones kush e gjen?

  4. Sali fallxhorja says:

    Zogu i Tiranes dhe pellumbi i sames do e rrezojne Edi bolen. O sa turp me qene ……… votues i ketyre legenave.

  5. Lik says:

    Sa mire e ben goren ky Titi..duhet te paguhet mire nga thesi I Familjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje