Portret – Fatima Mernissi (1940–2015), intelektuale marokene dhe themeluese e feminizmit islamik.
Nga Enver Robelli
Në islam, shkruan Fatima Mernissi, «tërë sistemi mbështetet në imagjinatën se gruaja na qenkësh një krijesë e fuqishme dhe e rrezikshme. (…) Të gjitha institucionet seksuale – poligamia, leçitja, ndarja e gjinive – janë pjesë e një strategjie për të kufizuar pushtetin e gruas».
Fatima Mernissi nuk kërkoi argumente në Perëndim. I gjeti në kulturën dhe traditën e islamit. Ajo shkruan se as Kurani, as profeti nuk ia ndalojnë grave të drejtat e barabarta – këtë grave ua ndalon elita e burrave.
«Ne gratë myslimane mund të marshojmë me kokën lart në modernizëm, duke e pasur të qartë se dinjiteti, demokracia, të drejtat e njeriut (…) nuk burojnë nga vlerat e importuara perëndimore, por i përkasin thelbit të vërtetë të traditës myslimane», shkruante ajo.
Njëherë Fatima Mernissi e filloi në referat me këto fjalë: «Zonja dhe zotërinj, unë jam bizare». Sipas revistës gjermane DER SPIEGEL me këtë ajo dëshironte të thoshte: jam tepër e madhe dhe e hollë për një grua në një shoqëri, ku ideali i bukurisë është të jesh e vogël, jam tepër e zhurmshme për një shoqëri, ku gratë duhet të heshtin, jam tepër e lirë, tepër e shkathtë me retorikë, tepër kryeneçe. Nagib Mahfuzi, nobelisti egjiptian i letërsisë, e ka quajtur Fatima Mernissin intelektualen më me ndikim të botës arabe. Ajo theksonte se mendimi zanafillor i islamit nuk ka të bëjë me shtypjen e gruas. Fatima Mernissi u rrit në një harem në Marok, studioi në Sorbonne të Parisit, doktoroi në Amerikë dhe punoi si profesore në Rabat. Librat e saj janë përkthyer në më shumë se 30 gjuhë.
«Empowerment» – kjo ishte fjala që ajo e përdorte shpesh. Domethënë: t’u mundësohet grave që fatin e tyre ta marrin në duart e tyre. Për këtë ato duhet të jenë luftëtare me pasion. Fatima Mernissi përfaqësonte tezën se mbi bazën e teksteve islamike mund të arsyetohet pjesëmarrja e grave në pushtet, qeverisje, si dhe çlirimi seksual nga zgjedha e patriarkatit.
Fatima Mernissi shkruan se islami e ndien veten të kërcënuar dyfish: «nga jashtë prej jobesimtarëve dhe nga brenda prej grave». Islami «nuk e lufton seksualitetin – për shembull duke e përmbajtur trupin -, por gruan. (…) Ajo është fitna, inkarnacion i një gjëje që s’mund të sundohet».
Çka sinjalizon shamia? Ajo sinjalizon se ekzistojnë dy krijesa femërore: ato që mbulohen na qenkan fetare, të moralshme dhe më të mira se ato që nuk bartin shami. Me një rast Fatima Mernissi ka deklaruar: «Nëse ne gratë i ndezim burrat aq shumë, a nuk do të ishte e përshtatshme të mbulohet shikimi i tyre që ata të mbrohen nga instinktet e veta?»
Kjo është logjikë e mbrapshtë, pa asnjë dyshim, sepse nënkupton që gratë duhet të mbulohen sepse burrat ende nuk i kanë mësuar dhe përvetësuar rregullat e sjelljes së civilizuar.
Po ci botoni shkrimet e ketij palles. Ky te ndryshoje emrin, te behet synet pastaj te mesoje shqipen. Bastard e spiun inserbit.
akoma nuk jeni ngopur me islamin ketu e 600 more arnauta te shpifur
Pordhe me rigon torobelli.
undefined
Bull shit,
Myslimanizmi jeton akoma ne shekujt e mesjetes. Nga na tjeter, myslimanizmi nuk eshte feja e shqiptarit, por fe e futur me forcen e shpates nga pushtuesi turk. Feja eshte dicka personale, por ne rastin tone, ata qe ndjekin myslimanizmin kane nevoje te lexojne historine tone para se te vetequhen shqiptare.
Faleminderit shume per kete artikull emancipues per ata qe nuk e njohin dhe e paragjykojne nje fe, ne kete rast islamin por jo vetem per ata por edhe per ne boten tone shqiptare kjo do tw thote shume pasi per shume kend merret si e mirefillte qe eshte gruaja ajo qe cyt “shejtanin” dhe jo burrat te cilet ne shumicen e rasteve jane te paemancipuar. Edhe nje here shume faleminderit zoti Robelli!
Mos u merrni me keto teori Diva e feminizmit islamik eshte qesharake. Perendimi ka ndryshuar boten dhe gruaja ka rrol vendim marres ne shoqeri kjo thote qe ne Islam thuhet kjo ajo… Shoqerite njerezore u zhvilluan ne menyre edhe te dhimbshme dhenper kete gruaja ka paguar nje kosto te larte, shtypjen, dhunen dhenpercmimin. Jo ne islam thuhet kjo thuhet ajo, atehere perse nuk ndryshon bota arabe??? Flitet dhe konsumohet me shume moral se ne ate qe ka vertet. Perse akoma aplikohet Shhria si e drejtesi islamike? Shoqerite njerezore evolojne dhe pozicioni i mashkullit ne shoqeri ridimwnsionohwt po keshtu edhe te drejtat dhe respekti i femres.
bej pyetjen, komentuesit a e kane lexuar shkrimin, apo vetem titullin?