Meqë në atë grup kishte shqiptarë nga veriu, por edhe nga jugu, avokati kalonte lehtësisht nga një dialekt në tjetrin në varësi të personit që kishte përballë.
Çudia u bë më e madhe kur, pas pak ditësh, pata një korrespondencë në email-e me të. Shqipja e tij ishte nga më korrektet që mund të bëhej. Shqipja e shkruar zyrtare pa asnjë cënim dialektor në drejtëshkrim. E pyeta se si shpjegohej që ishte kaq i saktë në gjuhën shqipe, qoftë në dy dialektet kryesore, qoftë edhe në shqipen e shkruar zyrtare dhe përgjigja e tij ishte kjo:
“Unë jam nga Manastiri dhe tradicionalisht në atë qytet flitet një shqipe e pastër dialektore dhe shkruhet shqipja zyrtare. Mësuesit e gjuhës shqipe në shkollat e Manastirit nuk toleronin asnjë deformim të gjuhës së shkruar shqipe të versionit të Kongresit të 1972-shit. Në Maqedoni për dekada me radhë të shkruarin e saktë të shqipes e kemi parë si një mjet të ruajtjes së identitetit tonë kombëtar”.
Po kaloj në temë tani.
Quhet “Gegnisht”, por në ditët tona është një përzjerje e tipit “tallava” e të gjithë mënyrave të të folurit e te te shkruarit në hapësirën urbane dhe suburbane nga Shkumbini e lart, çdo nëndialekt krahinor, çdo e folur katundi, kodre, mali, çdo e folur lagjeje dhe fisi.
Të gjithë pretendojnë se po flasin e shkruajne “Gegnisht”.
Sa më e deformuar shqipja e tyre aq më “Gegnisht” u tingëllon
Ekspansioni i muzikes dhe kengeve bashkekohore kosovare e coi kete deformim te “Gegnishtes” ne zenit.
Nje tallava gjuhesore qe sot flitet e shkruhet ne trecerekun e hapesires mbareshqiptare.
Bëhet fjalë më shpesh për një “gegnishte” analfabetësh, neglizhentësh, injorantësh apo njerëzish me arsim të cunguar, këtej dhe andej kufirit të Shqipërisë londineze. Të gjithë pretendojnë se po flasin e shkruajnë “Gegnisht”. Sipas tyre çdo gjë e shkruar që nuk ngjason me toskërishten apo versionin e shqipes zyrtare është automatikisht “Gegnisht”.
Kurrë ndonjëherë nuk ka qenë Gegnishtja kaq e bastarduar.
Mendoj se ka ardhur koha të unifikohet Gegnishtja, përndryshe do të katandiset si variant gjuhësor tallava jo vetem i shqipes, por i vete Gegnishtes se Mjedes e korifenjve te dikurshem te atij dialekti magjik.
Nëse diktatura e konsideroi Gegnishten si një vejushë që, pasi ia vrau me perdhune prinderit, e la të jetonte në izolim total, në ditët e sotme Gegnishtja po trajtohet si një e përdalë të cilën mund ta pallojë cilido, sidomos nga Shkumbini e lart.
E kam thënë edhe herë të tjera, “gegnishtja“e sotme sidomos ne poezi është bërë perçja e mediokritetit. Vargje të cilat nëse i kthen në gjuhën shqipe zyrtare nuk kanë asnjë vlerë artistike, por që abuzojnë me tingëllimën poetike që ka ai dialekt, qoftë edhe në versionin bashkëkohor “tallava”.
Do t’u dridheshin eshtrat në varr Mjedjës, Fishtes, Shirokës e Koliqit nëse, falë teknologjisë, do mund t’u përcillnim poezitë në “gegnisht” të pasardhësve të tyre.
Gjuha zyrtare e shkruar shqipe e dalë nga Kongresi I 1972 mund të jetë e kontestueshme deri në zhbërje për padrejtësinë që iu bë Gegnishtes në favor të Toskërishtes, me shkaqe më shumë politike, se sa gjuhësore. Ka shume prova e shembuj qe e mbeshtesin kete padrejtesi te atij kongresi.
Por duam apo nuk duam, deri sot, ne atë variant të shqipes së shkruar kemi të pranuar zyrtarisht.
Dhe ka veç një shqipe të shkruar.
Siç ka veç një anglishte te shkruar, një gjermanishte të shkruar e kështu me rradhë.
Nuk është as shpkje shqiptare e as perversion komunist unifikimi I dialekteve në krijimin e një gjuhë të përbashkët të shkruar.
Çdo gjuhë ka disa dialekte, ndonjëherë edhe qindra dialekte, por ka veç një version zyrtar kur bëhet fjalë për gjuhën e shkruar.
Një gjuhë shkruhet vetëm në versionin e pranuar zyrtar, por mund të flitet në cilindo dialekt sipas preferencës.
Shqiptarët pa dallim dialekti apo përkatësie territoriale, shqiptarë të Shqipërisë londineze, shqiptarë Kosove apo Maqedonie, shqiptarë nga veriu apo jugu, të gjithë janë të detyruar të mësojnë të shkruajnë gjuhën zyrtare shqipe.
Kur shkojnë jashtë vendit ata mësojnë gjuhën zyrtare të shkruar të atij vendi dhe jo dialektet e atyre gjuhëve.
Shqiptarët duhet të mësojnë të shkruajnë gjuhën zyrtare shqipe.
Mendoj se duhet të jetë e detyrueshme me ligj që askush nuk mund të marrë diplomën e shkollës së mesme, nëse nuk kalon testin e gjuhës së shkruar shqipe.
Për të folur le të flasin në atë dialekt apo zhargon të shqipes që iu pëlqen.
Dhe pasi të mësojnë te shkruajne gjuhën zyrtare shqipe atëhere le të shkruajnë edhe në versionin e gegnishtes së Mjedës, Fishtës, Koliqit e mjeshtrave të tjerë që atij dialekti ditën t’i zbulojnë melodiozitetin dramatic nëse kanë aftesi ta bëjnë kete gje..
Gegnishte dhe jo tallava “gegnishteje”.
Shkurt, qarte, sakte e bukur. Respekte per autorin
Deri me sot nuk kam lexuar nje arsyetim kaq te plote,te sakte e llogjik te perdorimit te gjuhes shqipe se sa kjo qe ben i nderuari Artan!
Le ta lexoje kete shkrim edhe znj.Shkreli meqenese ka marre flamurin e mbrojtjes te gegnishtet si gjuhe zyrtare!
Se mund te dalin sot edhe ca te tjere qe mund te kerkojne qe te ndryshojme alfabetin e te perdorim ate arab,kinez etj
Shkon Edi Rama ne veri e fillon te flase gegnisht pastaj shkon ke pilli nones vet ke Aneta.
…o Artan,
Gjithcka e ke thene e treguar bukur, por kur edhe e pranon, ashtu si miku yt maqedonas,
Kong resin e drejtshkrimit, del edhe ti, spas zakonit te sotem, pak si disident i gjuhes.
Hiq dore nga ato huqe, te ngelesh me vlere.
Sipas normes (te Mjedes dhe te gjithe te tjereve) duhet shkruar “gegerisht” dhe pastaj lexoje si te duash.
Nje Idjot si Ty, motra apo vellai i “Stresit” dhe te tjere si ky Hajdar ende jo pishtar, te shkruash me Pordhe , malokshe, labçe apo kinezçe, eshte normale + politike ?
Se mutra qensh si Ty, jane qe drejtojne, prandaj Zoteria qe shkruan e shume te tjere po largohen nga vendi. Hajt robt per “kanun” te shkofshin…
SAKTE. Kosova duhet te shpalle Gegnishten si gjuhen e saj letrare dhe ta beje te detyrueshme ne shkolla.Ska logjike qe kosovaret te imponohen te flasin Toskerishten.S jane nen pushtim.
Alban ,
kjo qe shkruan zotrote eshte nji injorim qe i behet Reagullave te ji Kombi .
I sherben percarjes jo te qenit kompakte si komb ,
jane zera djallezore qe mbaj larg frymen e bashkimit .
Nuk ka Diktature e Bote qe te ndryshon dot ty etj Dialektin tend ,prandaj boll shkruni brockulla
rrugesh ktu .
Mesoni te tregohei pak me mend ne koke dhe trajtoni problemet seriozishte
jo ne ate fryme qe ijektoj Djalli vicidolit kto 30-vjet edhe ne Kosove .
Unifikimi dhe te folurit ne Gjuhe Standarte ciladoqofte ajo ,
tregon qyteterim dhe Unifikim te nji Kombi johalabake e mesjetare
prandaj lero budalliqet me terma te tille percares si psh “pushtime”
Un se quaj veten te pushtuar nga Gjuha Standarte Shqiptare edhe pse jam Shkodran,
pra ju jei te Pushtuar ne TRUT TUAJ nga Djalli e nga ata qe ju perdorin duke ju shndruar ne tipa trushplare
qe i sherbejn ndarjes se kombit si u vepruar me Kombesite qe u shpiken ne Shqiperi mbas
gjasme Demokracise e ne n frymen e saj .
Qellimi ishte shperberja e Kombit Shqiptare e aspak liria e rracave gjasme e komuniteteve dhe krahinave ,
qellimi ishte dhe eshte mbajtja te percare Shqiptaret .
@Shkodran
As une si shqiptar i Kosoves nuk mendoj si Albani, por as si ky idioti tjeter me nofken “Hahah! Pse ky ….”. Nuk duhet rënë pre e provokimeve të ndonjë shqipfolësi. Disa prej tyre janë këtu me mision të caktuar, për nxitur përçarje ndërmjet shqiptarëve!
Ja mo Shkodran ja the, po kujt ja the? Sot viktimizimi eshte bere mode. Kur nuk arrij dicka, fajin e ka tjetri. Sa per ndricim Kryetar i Kongresit te Drejtshkrimit te Gjuhes Shqipe ishte nga Kosova, ndaj t’i lene keto dengla se gjoja u sakrifiku nje dialekt ne fsvir te tjetrit.
O popull shihni te punoni se duke u qare e ankuar, te gjatin do merrni.
Shkrimi me i dobet ne bote.
Ti nuk kuptohesh fare qe nuk qenke shkodran. hahahaha
Baskia ,
nashiiiiiiiii hihihi ,
sa kom qiesh maj naqe m’knaqe
humor shkadre maj ti.
yyyyyyy shka pa don ti prej shkadranit
shka pa lyp maj ta marrsha .
a ke ken n’zall t’kirit ,
a ke pa naj shpend ,
e ring e ring etj etj qe s’na i lejo edukata u ula ciftelin
a pa don me m’pa kartn identita -e ?
noooooooooooo ti sbaglia al grosso
Baskia,
nashiiiii ,
hka met’than !
spo guxoj met’skjaru asi fije,
sepse sja vlen.
ktu asht ba si hani berdyshit .
shkruj e komento shka po ta don
porse ktu Mroderatoret jane teper dembela e nuk postojn asigja
baj taman si me keen han jo medie.
@Alban
Një kërkesë e tillë është tërësisht e papranueshme dhe e dëmshme dhe do të ndihmonte shovinistët serbë në synimet e tyre, për t’i paraqitur shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë si dy popuj të ndryshëm. Mu për këtë qëllim, neve shqiptarëve të Kosovës na quajnë “shiptari” ose “shiftari” kurse ata të Shqipërisë “albanci”.
Në Kosovë, në përdorim zyrtar duhet të mbetet gjuha e shqipe e standardizuar.
Ne, fatkeqësisht as gegërishten nuk e përdorim si duhet. Atë e kemi bastarduar edhe më tepër, duke futur në përdorim shumë fjalë të huaja, të cilat i kemi deformuar duke ua humbur kuptimin e tyre edhe në gjuhën burimore, si p.sh. „repovatë” ose “unë repovati” (bëjë muzikë “rap”), “ofinger” (Gjer, “Aufhänger”), „fellne“ (Gjer. “Felgen”), „shangarepa“ (Srb. „šargarepa“), „apet“ ose „apetsiapet“ (Srb. “opet”), “kerefekte”, etj.
Pershendetje Artan, ne kete rremuje totale te gjithaneshme, ja vlen te lexojme gjera me kembe ne toke.
Te folmet mbare shqiptare jane thesare qe duhen ruajtur si nje pasuri ku mund te drejtohemi sa here do kemi nevoje te pasurojme gjuhen tone letrare, por gjuha zyrtare eshte kjo qe eshte e duam apo s’e duam.
Respekti per vetveten parasegjithash eshte respekt per Kombin dhe per Gjuhen e perbashket, krahas familjes, krahines, besimit, bindjeve te cilat i kemi sejcili te vetat.
Shqipja e njesuar u vendos te shkruhej dhe mesohej ne shkolla nga gjuhetaret e Kosoves dhe Shqiperise ne vitin 1972.
Kjo do te thote qe struktura gramatikore,si zgjedhim foljesh dhe lakim emri,te jete njesoj, ketu përfshi edhe Kosoven. Keshtu,kur shqipja norme thote Une po iki, gegnisht mos thuhet une po iku. Ketu nuk behet fjale vetem per gegerishten, por edhe per dialekte nga zona te ndryshme te Shqiperise, ku ka raste duhet nje perkthyes per ti kuptuar ata qe flasin me nje gjuhe te deformuar.
Persa i perket fjaleve, shprehjeve shqiptare veri-jug, ato jane pasuri kombetare dhe duhet ,domosdoshmerisht, te perfshihen ne fjalorin e gjuhes shqipe. .
Per te gjithe ata qe Metanës po perpiqen ti vene parfum, ajo kenge eshte banale, jo se eshte gegnisht. Nuk ishte Mihrija qe aq shume na magjepsi me muziken e bukur dhe fjalet, edhe pse gegnisht, shume vite perpara.
Keshtu ju korri i sorrave te Elvanes nuk eshte gegnishtja, por banaliteti i servirur nga Elvana dhe te gjitha ata qe paten “besim”te ajo.
E sakte Artan, ne dialektin geg jane shkruar kryevepra te letersise shqipe!
Nese do te kishte interes kulturor, akademik, e sidomos artistik, vlen rikthimi ne zbulimin e formave gjuhesore dhe termave qe gradualisht po zhduken.
Ajo qe po ndodh nderkohe, eshte keqperdorim i formave me te varfera dhe primitive te dialekteve!
Persa i perket gjuhes letrare, ne parim, mjaft te shohim gjuhen italiane, e unifikuar ne menyre te pakompromis ne planin e gjuhes letrare e zyrtare, nderkohe qe ne art kemi kryevepra ne dialekte, p.sh. muziken dhe poezine napolitane.
O Artan,ku e mbeshtet faktin qe ne ,1972 gegenishtes ju be padrejtesi..?? Ndersa artikulli ne teresi eshte i drejte,ideja e mesiperme te sjell ne kundershtim te vehtes.Njehesimi i gjuhes letrare ne te gjithe boten moderne,pavaresisht sistemit,nuk eshte vendim politik por proces objektiv dhe subjektiv shoqeror ne perputhje me zhvillimin historik.Pra ne cdo vend ka fituar statusin e gjuhes letrare nje kombinim dialektik midis nje berthame te nje dialekti me shkrirjen natyrale te elementeve te dialekteve te tjere. Sepse ne te kundert,kurre nuk mund te afirmohet nje gjuhen letrare bazuar ne nje mbledhje aritmetike te pjeseve te dialekteve..Nderkohe cdo gjuhe eshte nje dukuri njerezore e ,,gjalle,, qe me zhvillimin shoqeror,ekonomike,kulturor,teknologjik,shkencor peson transformime graduale ,si rregull pozitive ,por ne ndodhin periudha ,edhe negative.Kaq per sot.
.Harrova,pershendetje avokatit nga Manastiri.Gjithesesi shqiptaret e Maqedonise flasin shume bukur shqip.Njoh persona ,shqiptare nga Shqiperia ,te rinj te cilet nuk i kuptoj shqip,detyrohem te flas ne gjuhen te huaj.
Rrespekte brravo artikull i goditur , problemi gjuhes esht alarmant sot , se gjuha jon zyrtare po shkaterrohet totalisht , duke filluar nga parlamentaret politikanet qe flasin si i do bytha deri tek shkolla dhe arti , RRESPEKTE autorit per kte shkrim.
Tha Doda plot me gabime drejtshkrimore….
Sakte, sa ska ku te shkoje ! Te faleminderit zoteri qe mbron gjuhen se mbron shqiptaret qe te mos bastardohen. Ketu ku jam degjoj nga njerez te ndryshem fjale shqipe te perziera. Nje here e pyeta njerin se nga ushte dhe mu pergj : shqiptar. Ka shume te tille vecse ishin arixhij nga Maqedonia, Kosove e Serbia d Bosnja qe merren me tregeti ne rruge. Nuk me vjen mire qe degjoj shqipen e tyre kaq te perdhunuar, por skam cte bej. Edhe nje here te faleminderit
Gjigand ne ato qe shkruan Tan Hasani.
undefined
Po lu paske qene o burre ! Me sakte dhe me shkencerisht nuk kam degjuar asnje gjuhetar apo politikan te flase keshtu per gjuhen shqipe.Te gjithe e pranojme, madje edhe standardi u gjuhes e ka lene te hapur, pasurimjn e shqipes standarde, por te nje shqipeje te shkruar, jo te dy shipeve.
Dialektet e Italise se jugut nuk kuptohen nga italianet e veriut dhe anasjelltas,prandaj u pranua me unanimitet dialekti i Toscanes jo se ne ate dialekt shkruajti Dante Aligeri por eshte nje dialekt qe kuptohej nga te gjithe italianet,por edhe nga disa vende fqinje qe kane gjuhen me baze latine., dhe me kohe ajo u pasurua me me te miren e dialekteve te tjera pa ndryshuar strukturen dhe bazen.Ne te gjitha krahinat italiane kendohet me dialekt qe nje dreq i kupton,p.sh. ne Napoli,por kur kendohet ne festivale kombetare si San Remo etj.tekstet jane ne italishten zyrtare.Ne Shqiperi eshte e kunderta,ne pothuajse te gjitha tv publike flitet simbas qejfit te njerit dhe te tjetrit me terma te huaja apo bastarde qe masa e gjere nuk i kupton,dhe se shume fytyra jane bere te bezdishme dhe te neveritshme,kurse e kunderta ne tv publike ne Kosove apo Maqedoni ku shqipja e folur ne pergjithesi eshte shume e sakt dhe e paster. Duhet urgjentisht te unifikohet gjuha e detyrueshme zyrtare shqipe ( nje kombinim i toskerishtes me gegenishten), sepse eshte e vetmja pasuri qe i ka mbetur ketij populli te varfer dhe te vuajtur nga e kaluara.
PIKË… Tano, Nuk mund ti shtosh asnjë gjë… Ju uron:” Gëzuar Vitin 2020″ –Perlat Sadikaj–Suksese…
Te lumtë,Artan!Ndjehem mirë,kur lexoj,mendimet e njërëzve të ditur dhe te lirë……. je i madh….
SA POSHTE KA REN AJO SHOQERI
QE MERRET ME TE TILLA BASTARDE QE S’KAN ASNJI LLOJ VLERE
PER NJI SHOQERI TE VERTETE QYTETARI E SHQIPTARI
SI KA SURRATIN KA ENE MEDIMET TRAPI PLAK
–
JAM KURJOZE CFAR THOTE AI SURRAT PLONCI IRANI
PER KTE TEME HAHAH SA SHKANDALOZE ESHTE AJO BOTE NASTRADINASH ME QIME
Plakut ti rruah bythën. Nuk i vjen as tek maja e gishtit, Artanit. Trap….
huri ,+je tu e leviz shume bythen .
kujdes mos te thyjhet e ngec brenda .
–
Me kte surrat Bajge Orinetale un nuk fshij Asgje pervec halese.
Ky djali i turkoshakut Gjyzel, ka qene dhe mbetet karagjyzel qe vetem per shqiptaret nuk perpiqet. Po te jete per osmanllinjte, behet copash.
Nje Komb mor karagjyzel, ka gjuhen e tij zyrtare dhe te njehtesuar dhe jo dialektet qe pretendon ti. Ti dhe shume te tjere si ty, mister Wisper, mendojne traplleqe qe vetem shqiptarve nuk i vlejne. Gjuha letrare shqipe eshte gjiha zyrtare qe do vazhdoje te njihet e tille edhe qindra vite pas ngordhjes te karagjyzeleve si ty. Me llogjiken tende prej suniti, i bie qe cdo krahine shqiptare, te kerkoje gjuhen e saj si gjuhe zyrtare. Percaresit jane fara me e ndyre qe la Turqia ne keto troje.
ESA pije nje gote uje te ftohte dhe lexoje artikullin dhe njehere!
Ky djali i turkoshakut Gjyzel, ka qene dhe mbetet karagjyzel qe vetem per shqiptaret nuk perpiqet. Po te jete per osmanllinjte, behet copash.
Nje Komb mor karagjyzel, ka gjuhen e tij zyrtare dhe te njehtesuar dhe jo dialektet qe pretendon ti. Ti dhe shume te tjere si ty, mister Wisper, mendojne traplleqe qe vetem shqiptarve nuk i vlejne. Gjuha letrare shqipe eshte gjiha zyrtare qe do vazhdoje te njihet e tille edhe qindra vite pas ngordhjes te karagjyzeleve si ty. Me llogjiken tende prej suniti, i bie qe cdo krahine shqiptare, te kerkoje gjuhen e saj si gjuhe zyrtare. Percaresit jane fara me e ndyre qe la Turqia ne keto troje.
Te fala Gjyzelit dhe gjyzeleve wisper
Teorikisht je ne rregull praktikisht nuk je koherent. Muzika tallava sot eshte bizineeees. GAM,GAM,STAIL
Ti opa…e di qe nuk ha mut kot?
Me siguri,qe edhe gruan,vajzen,motrat etj duhet t’i kesh nxjerre tek semafori,se tani eshte biznes edhe pjeshka?
Greta,
maj ,por cpaske nji Goj moj plot jarg
pse profesionin tand ke Semafori kan gjithe Bota thu ti e?!
Jooooooooo prostitt-yt
mir ja thot ai aty nalt
kta jan komiket e perparimit lol
@ hahaha……. tum, je mall i lire “cijp shit” .dukeni qe jeni mendjekarte. “krijimtaria” tate nuk shkon me larg se ajo (ploncit,qimes dhe trapit qe me doj se eshte nje pershkrim perfekt e krijesave si ti) vazhdo se ke nevoje per leke se eshte edhe fundi i vitit. Stakoje ” kapslokun ” o k me zile!
kasapi,
e kuptoj veshtiresine tuaj ne te shprehur .
Jeni Kaps ne Gurrmaze ,
Por mos u merrzit se te kalon .
Fute koken ne Thellesi te Halese
e ngopu qe te lubrifikohet gurrmazi .
nqs s’te del kjo hale ,boj nji xhiro ke halja Dita,
se atje ka prodhimtari te madhe per tipa si ty Kaps
kasapi ,
ma morrsh ne goje “krijimtarine me te tana”
hahaha .
Pse di ti cop muti se cdo te thot Krijimtari ?
Jam i shokuar nga nji gjuhe e tille .
Ne te vertet un s’jam ktu te merrem me plehrat e kazanit
ose banort e Halese se Medies (thene ndryshe)
por me u zbavit hahahahahah
dhe ti nuk je zbavites aspak imagjino per idiotet qe te rrethojne e jo me per mue !
Hajt pra mbytu ne helen ku jeton kte vit ,”te lutna”
hahahahah
Gjuha shqipe ,ne kohën e sotme,eshte bastarduar. Nuk kuptohet deri ku eshte limiti i nje gjuhe letrare dhe dialektit. Sot me teper se kurre studiuesit e gjuhes shqipe ,duhet te nderhyjne. Shkolla ka nevoje per literature letrare ne shqip. Gjuha shqipe duhet ta vazhdoje te studiohet dhe ne shkollat e mesme. Te jepet provim. Te pastrohet gjithashtu, dhe gjuha e komunikimit te gjitha mjeteve te informimit radio ,televizion dhe gazetat. Ka nevoje per nje nderhyrje me rrenje. Po humbet nje nder simbolet e te qenurit komb. Gezuar me te gjithe.
Besoj se asnje komb i perparuar nuk jep shembull se ka dy apo me shume gjuhe zyrtare , por kane vetem nje . Unifikimi i nje gjuhe zyrtare eshte po aq i vlefshem per kombin tone sa eshte edhe vete flamuri i kombit .
Ne kete kuptim edhe kombi shqiptar eshte pozitivuar dhe progresuar qe ka nje dhe vetem nje gjuhe zyrtare qe mundeson shprehi dhe progresim ne vete thelbin e saj gjuhesor . Por kjo nuk do te thote qe keta kombe te perparuar synojne te zhdukin dialektet e gjuhes se kombit te vet . Dialektet JANE PASURI KOMBETARE , ato duhet te ruhen , pasurohen ne teritoret e te folmes (te folures) se tyre .
Une jam nga Devolli dhe kjo krahine ka dukshem dialektin e saj te toskerishtes , por ne cdo grup fshatrash eshte nje dialekt tjeter , aq sa kur ne takohemi si devollinj e kuptojme nga dialekti se nga cila zone e kesaj krahine eshte personi qe flet ne ate bisede bashke-kombesash .
Eshte ne mundesite dhe aftesite e devollinjeve ta ruajne ate dialekt te krahines se tyre . Por askujt nuk i shkon nepermend qe duke ruajtur kete dialekt krahinor ti kundervihet me ndonje forme toskerishtes zyrtare . Dialekti I devollit apo cdo krahine tjeter nuk mund te synoje te perhapet tek ndonje krahine tjeter . E pamundur qe nje dialekt krahinor te mund te gjeje shtrirje jashte atij teritori apo te synoje kundervenie ndaj nje gjuhe te vetme zyrtare .
Por kjo gje nuk eshte e njejte me qendrimin ndaj nje gegerishte qe une do ta thoja thelbesore , krahesuar me gegerishtet e krahinave.
Nga sa une kam kuptuar kjo Gegerishte Thelbesore , si qenie e gegerishtes se prejardhur nga Iliret ka ngjashmeri kuptimore me gjuhen e Homerit . Edhe si e tille gegerishtja e Fishtes dhe te tjereve si ai duhet te ligjerohet duke e mbrojtur si pasuri kombetare . Pra vete ne si komb ose te kerkohet mbrojtja nga UNESKO .
Nese dikush qe mbaron shkollen e mesme ne truallin e gegerishtes do ti duhet te jete I “certifikuar” ne zoterimin e gjuhes se unifikuar te shqipes atehere askush nuk duhet te frikesohet nga instucionalizimi I nje Gegerishte Standarte qe duhet te jete si seksjon ruajtjeje dhe pasurimi tek univesitetet qe pregatisin mesues te gjuhes shqipe , por pa synuar kundervenien ndaj gjuhes se aritur zyrtarisht si nje komb .
Pra eshte nevoje kohore qe te njihet Gegerishtja Standarte , te pasurohet vazhdimisht ky standard I gegerishtes , pra te kete shkollim te mesuesve ne kete gegerishte standarte dhe rjedhimisht edhe publicitet standard te gegerishtes standarte . Pra ashtu si dialekti i devollinjeve nuk duhet te konfliktuoje me toskerishten zyrtare ashtu edhe dialekti , per shembull lumjan apo elbasanas nuk duhet te konfliktuoje me Gegerishten baze , qe duhet te pranohet si standard thelbesor .
Si u gedhive , thote devolliu ; si ke njeh , thote shkodrani por gjuha zyrtare njeh pershendetjen: Miremengjes !
Le te mbaje devolliu apo lumjani ate pershendetje krahinore por cdo kush qe eshte shqipetar duhet te dije te praktikoje gjuhen zyrtare .
Ka edhe nje tjeter rezikshmeri ndaj gjuhes tone zyrtare sepse lejohen praktikimi I fjaleve te huaja kur gjuha jone ose i ka fjalet e veta ose ka ka mundesine e krijimit te fjaleve te reja me baze gjuhen e kombit tone .
Gegenishtja perban 70% te Shqipfolesve, dhe si e tille nuk mund te injorohet. Se si u vendos e folmja letrare e gjuhes Shqipe e dime te gjithe, pamvarsisht se dikush kerkon skjarime. Askush me dy sy ne balle nuk mundet me e pranu se dialekti Toske asht ma i pasur apo evoloi ma teper se dialekti Gege, e ne baze te ketij kriteri u vendos si baze ( ne fakt si e tera ) ne perdorim te asaj qe dikush e quan gjuhe letrare.
Dialekti Gege asht pranu si e folmja ma’ autentike e gjuhes Shqipe dhe qe ruan fosile te pacmueshme te historise se kesaj gjuhe, dhe njekohesisht perban ma teper se gjysmen e historise se letersise Shqipe. Ky dialekt duke qene ne keto pozita tejet organike per gjuhen tone, del dikush dhe e ndalon me autoritet dhe rreptesi perdorimin ( ne fakt harresen ) e ketij dialekti, e dikush po e quan sukses tu i dhane statusin e qyteterimit tu e krahasu me reformat gjuhesore te popujve Evropian !! ( Si gjithmone, zuzaret krahasohen me Evropen vetem aty ku i interreson, edhe pse nuk zen vend ky krahasim ). Nganjehere duket qesharake, tentohet te poshterohen ” maloket ” qe flasin dhe e ruajne kete dialekt te sterlashte, e jo ato qe sabotuan me qellim te keq gjuhen tone Shqipe. O truthate, ketu nuk asht fjala me dominu dialektet por me pasuru gjuhen. A nuk asht i mjaftueshem pothuajse gjysem shekulli per me vertetu mos funksionimin e kesaj ” gjuhe letrare ” jo organike e vendosur ne kongresin e 72-shit ?
A mundet me m’kallxu dikush se cfar te mire kena ba na Shqiptaret me i sherby vedit, e pse jena ketu ku jena ?
PS : Autori i shkrimit duhej te ishte ma pak banal ne percaktimin e dialektit Gege te sotem. Shqipja ka pasuri fjalesh sa te duash me pershkru me dinjitet ate qe don me thane.
O “mik”!
Ku i gjete ti keta 70% qe flasin gegnisht ne Shqiperi?
Ne vitin 1972 rreth 80% e popullsise jetonte ne Shqiperine e mesme e te jugut,pra baze u muar jo dialekti por e folura e Elbasanit dhe e jugut,qe ishin me te perparuara!
Sidoqofte kjo gje u vendos dhe ka mbi 50 vjet qe eshte sanksionuar ne cdo drejtim!
Cfare doni te arrini ju geget turkoshake me genishten tuaj,qe shkodrani nuk e kupton kuksianin ap me keq dibranin?
Se kosovaret nuk i kupton askush ne Shqiperi?
Kongresi i Manastirit 1908 dhe ai i Drejshkrimit 1972 janë ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kombit tonê pasi i dhanë fund kaosit të shkrimit të shqipes.Debati i hapur këto 30 vitet e fundit të krijon idenë se është më tepër politik se shkencor.Kēshtu ndodhi dhe kur mbahej Kongresi i Manastirit,pasi secila krahinë donte një alfabet të dialektit të tyre,tosk ose geg.Dialektet janë pasuri e nje gjuhe dhe kontribuoknë në pasurimin e gjuhës.Dialekti geg,për ata që e njohin gjuhën,është nje mrekulli,me nje leksik fantastik,me forma gramatikore brilante për të folurin letrar e sidomos atë poetik,me një larmi të folmesh.Por në qendër të tyre qëndren gegërishtja Veriperendimore(shkodranishtja)Kjo nuk ia zbeh vlerat të folmeve të gegërishtes Verilindore,qendrore,jugore dhe të mbi 40 të folmeve gege.Kjo pasuri e madhe variantesh të të folmeve të shqipes bashkë me variantet e shumta të toskërishte,si dhe atyre të diasporës kishin nevojë të konvergonin dhe të krijohej nje standart përfaqësues mbarkombëtar me rregulla drejtshkrimore të kodifikuara.Pavarësisht kohës kur u bë njêsimi i rregullave të drejtshkrimit,pavarësisht se kush u privilegjua e kush u diskriminua,Kongresi i Drejtshkrimir mbetet një ngjarje e madhe kombëtare.Sinqerisht mendoj se nuk kanë qenë aspak komunistê,përkundrazi,Eqerem Çabej,Mahir Domi,Shaban Demiraj,profesorë të nderuar nga Kosova,ish Maqedonia,Arbëreshë që hartuan Rregullat e Drejtshkrimit të Shqipes.Kush ka pak njohuri për gramatikën e shqipes e di se shumë nga këto rregulla ishin vendosur para ardhjes në pushtet të komunistëve.Në këtë debat duhen sqaruar disa probleme për të cilat nuk flitet.Ne gegërishten e folur krijohen disa përplasje me gjuheh e shkruar kryesisht fonetike.psh:Tere diftongjet(ua,ue,ye,uo,etj nē gegerisht krijojnë problem:ka punue,punuo,punur,punu. Problemi me disa bashkëtingëllore:Ç-Q, psh.Çekiç-Qekiq,Vuçiç-Vuqiq,Koçi-Koqi,Çimi-Qimi gjë qê sjell keqkuptime.Bashkëtingëllorja gj-xh psh: xhaxha-gjagja,Behxhet-Behgjet,Xhaketë-gjaketë,aq më tepër në fjalët e husja që nuk kanë fare digramen (gj) xhakonda-gjakonda,Xhordano-Gjordano,Buxhet-Bugjet,Xhorxhi-Gjorgji,Dixhitalb-Digjitalb,apo çarçaf-qarqaf,çezêm-qezëm,çlmćakiz-qimqakiz,Rući-Ruqi.Në rastin dh-ll psh.Dhoma-lloma,dhëmballa-llmalla,dhalla -llalla e më tej te grup bashtingëlloret mb,nd,ng,ngj psh mledh,nërtoj,narkoj,njesh etjNë te shkruar gegërishtja nuk ka fenomenin e Rotacizmit dhe shfaq probleme me mazalitetin(hundërsinë),me përdorimin e grykoreve dhe në disa veçori ke më kryesorja është zanorja (ë) mbështetëse dhe ajo fundore. Disa probleme të saj shfaqen në rasat e emrit,në kohët e foljes e sidomos në format e pashtjellura të përcjellores.Në rendin e fjalëve në fjali pra në sintaksë ajo ka forma brilante të cilat krijojnë të shkëlqyera në të shprehurit e figurshëm.Të hapësh një debat të tillë dhe të kërkosh prishjen e standartit do të thotë të kërkosh diçka të pamundur.Ndoshta standarti mund të ketë nevojë për ndonjë ndërhyrje dhe këtë mund ta bëjnë gjuhëtarët dhe jo tifozêt e marrosur,apo njerez të rrugës.Sot.gjuha jonë është kristalizuar dhe ka nivele aftësi shprehëse të pafund.Ajo ka nevojë të mbrohet nga mësymja e fjalëve të huaja të panevijdhme dhe nga deformimet e qëllimshme apo të qëllimshme që po i bëhen nga mediat.Êshtë e turpshme të dëgjosh në televizionet kombëtare,jo ato lokale se si në mënyrë krejt jo profesionale lejojnë në çdo emision,edicion lajmesh etj se si folësit apo gazetarët e tyre shkelin rregullat e drejtshkrimit e të drejtshqiptimit.Organet kompetente nuk duhet t’i lejojnë këto media ta vrasi gjuhën duke ndikuar frikshêm te shikuesit e shumtë.Duhet një ligj shumë i rreptë në nbrojtje të standartit.Në të folmen e përditshme,kushdo mund të pêrdorë dialektin që ai ka.Edhe vende të zvilluara kanë vedosur një dialrkt si standart :Italia atë të Toskanës,Franca të folmen e Parisit,Kina Të të Pekinit e shmë shembuj të tjerë.Shembull nē ruajtjen e standartit besoj ë janë shqiptarêt eMaqedonisë së Veriut.
Te lumte Artan. E ke kapur demin nga briret. Siç thote edhe nje komentues me lart: ku ke qene deri me tani o burrë i dheut?! Megjithese nuk njihemi te uroj jete te gjate dhe me shendet. Dhe nje Vit te Ri plot mbaresi.
LAHUTA E MALCIS e Gjergj Fishtès, ishte dhurata qè iu bè njè kolegut nga fshatrat e Ferizajt. Personalisht, mendova se do ishte mè e lehtè pèr tè, tè hynte nè thellèsinè e vargjeve tè asaj qè èshtè thesari i kulturès shqiptare.
Pas disa javèsh, tek bisedonim pèr gjèra tè sè pèrditshmes, e pyeta nèse i kish pèlqyer ajo qè kish lexuar. Pèrgjigja e tij mè befasoi paksa.
Kam vèshtirèsi ta kuptoj, mè tha. Po e deshe, merre.
Gegnishtja e Fishtès èshtè pasuri kombètare.
Personalisht, mè duheshe tè lexoja 3 herè, vargje tè caktuara, tè kèrkoja kuptimin e fjalès diku tjetèr nè internet , pèr tè arritur tè deshifroj atè shqipe tè mrekullueshme.
JO, gegnishtja e Fishtès, nuk ka tè bèjè me ZHURMÈN ZANORE tè shumè atyre, qè pèrpiqen tè fusin injorancèn dhe analfabetizmin e tyre, nèn mburojèn e gegnishtes.
Bastardimi i shqipes, ndodh edhe nè krahun tjetèr tè Shkumbinit. Aty ku pèrzierja e italishtes, nèntoni i saj nè komunikim “shqiptarèsh” jo vetèm nuk ka çfarè kèrkon por flet pèr inferioritetin e atyre qè e pèrdorin.
E bukur shqipja jonè. Lum ata qè e dinè dhe ua mèsojnè pasardhèsve tè tyre si shenjè identifikimi i tè qènit pjesè e njè kombi tè lashtè.
Tè tjerève, atyre qè “harrojnè” shqipen, atyre qè iu vjen zorr ta flasin me fèmijèt e tyre kur ndjejnè praninè e tè tjerève, iu duhet thènè,,,,nuk èshtè gjuha arsyeja e sjelljes tènde, èshtè inferioriteti qè ndjen ti pèrbrènda. Syresh, kanè nevojè pèr psikiatèr, tè tjerèt, ata tè turbotallavasè, bankèn e shkollès shqipe.
Gegnishtja e Fishtes dhe koloseve te tjere te veriut duhet shkruar ne ate letrare qe te shijohet. Kush mendon ndryshe gabon. Edhe dicka tjeter, sot ka hyre masivisht perdorimi i gabuar i vetes se dyte shumes, kur perdoret per tiu drejtuar dikujt me respekt, si p.sh., shoqen tuaj, ku shpesh ne televizione e degjojme shoqen e juaj. Jo e juaj, por tuaj.
PO DALIN TE GJITHE TRUSHPELARET E RRITUR NE DIKTATURE TE VAZHDOJNE TRUSHPELARJEN E MASAVE EDHE TANI NE DEMOKRACI. ITALIA NUK KISHTE TE BENTE ME DIALEKTE TE NDRYSHME POR ME GJUHE TE NDRYSHME. ITALIA NE PROCESIN E UNIFIKIMIT KA KRYER GENOCID GJUHESOR. ITALIA NUK ESHTE NJE SHEMBULL PER TU MARRE DHE IMITUAR SIDOMOS NGA NJE KOMB KAQ I VOGEL DHE NE TKURRJE SI KY YNI. E NJEJTA GJE NDODHI DHE NE GREQI DHE TURQI. GENOCIDI ESHTE NJE POLITIKE E TE SHKUARES. GLOBALIZMI NUK ESHTE INTERNACIONALIZEM. NE MUND TE BASHKJETOJME DUKE E PRANUAR DHE PERFSHIRE NJERI TJETRIN – KY ESHTE MESIMI QE KEMI NXJERRE NGA HISTORIA E PERGJAKSHME DHE KEMI ZGJEDHUR SI FILLOZOFI PER TE KOHEN TONE MODERRNE DHE TE ARDHMEN. NJEREZIMI EVOLON DUKE MESUAR NGA GABIMET E TE SHKUARES DHE DUKE MOS I PERSERITUR ATO. SHQIPJA LETRARE PA GEGENISHTEN ESHTE E PAPLOTE. SHQIPJA LETRARE DUHET TE PASUROHET DUKE PERFSHIRE GEGNISHTEN. KETA PAPAGALLET DHE DINOSAURET E KOHES SE DIKTATURES NESE NUK DINE TE NDIHMOJNE TE HAPIN RRUGEN PER TE RINJTE QE DO KENE GUXIMIN DHE NJOHURITE SE SI TA BEJNE KETE. NE GLOBALIZEM MUND TE JETOME, PRODHOJME, TREGETOJE ETJ DUKE PERDORUR ANGLISHTEN NE KOMUNIKIM ME TE GJITHE KOMBESITE E TJERA POR NE SHQIPERI TE PERDORIM SHQIPEN E PASTER DHE TE PASURUAR EDHE ME GEGNISHTEN.
O Artan caa…i ti qe din mire te flasesh dhe te shkruash Shqipen. Pse shumica e toponimeve ne Greqi jane ne GEGNISHTE . Hik bej shuurren trap.
Gegnishtja asht gjuhe teper e shprehur.Ndaj asht mire qe gjuhtaret te punojne per te arrite ne nivel gjuhesor letrare sic kane arrite me tosknishten ne vitin 1972.
Mandej vjen faza e dyte bashkimi i dy letrareve gjuhesore ne nji te vetme.
Naimi ka vdekur shume kohe parase te vije viti 1972 i vendosjes se gjuhes letrare shqipe.Per cudi veprat e Naimit rrezultojne origjinal me letraren e shqipes te vitit 1972.
At Fishta propozonte qe gjuha letrare Shqipe te ishte mbi bazen e dialektit te Elbasanishtes.Me kete mbylleshin te gjitha hamendsimet pa i ngelun hatri kerkujt.
Gjuha letrare e shqipes se sotme u arrit nga gjuhetaret e kombit.Por nen diregjimin e PPSH.
Per autorin: Vejushe quhet gruaja te ciles i ka vdekur burri, jetim quhet femija qe mbetet pa prind per te njeten arsye.. Te tjerat jane muhabete.
e po c’na ka gjet mer yahoo me ksi soj nastradinash
O Mero, e ke kthyer gazeten ne facebook, boto ndonjegje te hajrit te te lexojme
Katundaresk!!!? Çfare do te thote katundaresk, çlidhje ka katundarizmi me gjuhen, e para, kjo menyre shprehjeje quhet racizem, dhe ju te temes i perzgjidhni shkrimet, mjaft me tallava facebook-u, dhe e dyta kete shprehje zakonisht e perdorin te kompleksuarit…sepse nuk dua te perdor fjalen qe perdor ky pseudo shkruesi
Stalker ,
a s’po e njef vertet ket surratqimin e ?
ky a aj paeti mar ,qi zhgarravit fjalt ke http://www.peshku nen rryme brenda ne eukuarjum .
vallaj i ngja shum nastradinit ka stil Katunaresk qerrataj sa i dhi tu qesh te gjith peshqit
me vjershat e tijna
shko e ha mut diku ne noj pellg peshqish
hahahahaaa
Ka raste ku duhet te mendohesh mire kur ben nje koment te kesaj natyre . Kjo sepse idete qe ti ke , dhe i shpreh pa qene nevoja ti imponohesh dikujt , mund te kthehet ne te shara e “ulerima” nga fanatiket . Versioni zyrtar i shqipes ka dale nga nje kongres gjuhetaresh , e jo nga militante partie siç pretendohet . Eshte banale , ne kufijte e absurdit kur thuhet ; u vendos toskerishtja me vendim partie . Me gjithe sforcimet per ta pranuar kete version , me lind e drejta e dyshimit , ç’ka eshte njerezore . Çfare interesi do kishte kongresi i perbere me gjuhetare, te shpallte keto rregulla te shqipes qe kemi sot ?. Po nese perfaqsuesit nga Shqiperia paskeshin presionin e partise , çfare obligimesh kishin akademiket nga Kosova , Maqedonia , Mali i Zi , Calabria e tje , te pranonin nje gjuhe qe “nuk i perfshinte ” edhe ata .? Pyetja tjeter eshte pak me provokuese . Ne fund fare , cili do ishte interesi i PPSh per te diktuar punimet e ketij kongresi , dhe per te ndikuar ne aktin perfundimtar , duke anashkaluar gegnishten, e duke inkurajuar toskerishten ? Ka nje tendence gati idioteske kur diskutohet per gjuhen artistike . Jane dy gjera krejt te ndyshme me gjuhen zyrtare . Krijimtaria e nje romancieri , novelisti apo poeti eshte e lire ,dhe shprehja eshte natyrale sipas dialektit ku jeton . Po kjo nuk duhet ngaterruar me gjuhen zyrtare . Gjuhe e cila ka rregullat e veta strikte qe , vlejne per median vizive dhe te shkruar . Vlejne per dokumentet shteterore te gjithe entet , institucionet , perdorimi ne çdo fushe te jetes . Ne nuk bejme perjashtim nga bota . Keto rregulla i kane ne Azi , Afrike , e kudo . Per sa i perket temes aktuale , ketu duket sikur eshte vetem gegerishtja problemi gjuhesor . Autori e thote qarte . Kjo lloj gegnishte eshte bastarduar deri ne degradim gjuhesor . Ky lloj artikulimi e shkrimi qe po tenton te hyje me force ne komunikimin e perditshem , as ka , dhe as ka patur te perbashket me letrat e Fishtes e Migjenit . Po çfare ka ndryshuar qe ne te tjeret s’kuptojme , kush na qenka “persekutimi” i gegnishtes se Elvanes ? A nuk kendonin gegnisht Hafsa Zyberi , Shyqyri Alushi , Tonin Tershana , Nexhmie Pagarusha ? A nuk luanin gegnishte aktoret e permasave boterore , Marie Logoreci, Serafin Fanko , Tinka Kurti , e plote maestro te skenes ? Po pse shqipja e tyre ne trajten e gegnishtes ishte kaq e kendshme , kaq e kuptueshme per Korçarin , Sarandiotin ? Pse ndodh qe ne kete kohe mizerabel , teksti perveçse i rendomte pa kurrfare vlere artististike , por edhe artikulohet ne ca forma qe s’jane as forma , dhe nuk ka perendi qe i kupton fjalet ? Kushdo qe ka minimumin e njohjes se gjuhes , dhe ketu besoj ka nje fare konsensusi , ne je tosk a geg , e kupton qe ne nje mase te konsiderueshme njerezish , shqipja shkruhet ne menyren me te shemtuar . Kjo pjese edhe sikur te mesonte variantin e gegerishtes , prape keshtu do komentonin e shkruanin . Kodra pas bregut , shprehje pa deshifrim . Ashtu si disa komentues na i sjellin me shembuj konkrete . P.sh , i pat ka ba me dije . Ose nje fraze tjeter . U kane tubuar me q’at rast … Apo kur fusin vend e pa vend germen “q”, ne vend te germes “ç” . Ne çati -n’qati . E çliruan ( shq)- e çlirun ( geg) , e qlirune ( ? ) . Kjo gjuhe qe disa e pretendojne si gegnishte , kjo vetem gegerisht nuk eshte . Eshte nje perzierje ne forme banale te perdorimit te gjuhes sipas oreksit . Askush nuk u ankua per perdorim te gegerishtes ne festival . Po ti nuk mund ti paraqisesh publikut kenge tallava e shqipe te cunguar . Ne festivalet tona , ne dialektin geg , kane kenduar edhe Tuķiçi , edhe Mula , Laze , Jubani etj . Po kurre nuk eshte vene ne pikepyetje gjuha shume e kuptueshme , e sidomos permbajtja e teksteve . E gjithe retorika qe disa pseudo gazetare ngrene rreth çmimeve te nje festivali muzikor , prestigjoz per nga rendesia , zhvillohet si nje fortune ne gote te zbrazet . Mendoni qe fjala bie , gazetari Robelli , ka tager te vlersoje e te jape mendim per nje partiture ? Po shume si Robelli , mendoni se kane tagerin e nevojshem te percaktojne çfare eshte e drejte dhe çfare jo ne lidhje me ligjerimin e gjuhes shqipe ? Absolutisht qe jo . Nga te paktet ne Kosove qe flasin qarte shqip , kam degjuar Surroin , Thaçin, Qosen , e ndonje . Qe me gjithe theksin e tyre natyral , prape kur komunikojne mundohen te artikulojne ne kohen e veten e duhur .
E njejta duhet te vleje edhe per italo-toskerishten e diteve tona.
Bukur.Shqetesim e idrejte.
ore jeni e metro ju e
apo keni frik nga komentet dhe na i fshihi neve tlu lexojme !
o maloqias pri fshati katunar ,po si mer s’u bot dot qytetare ?!
hahahah c’jan kto metoda idiote bre kallamoqa !
po si nuk hoqet dor bre nga kto karagjozlliqe hahahaha
hemo dhe ju ,
skeni asji shije humori pfff
pse te gjkitha qe shkruhen ktu duhet mi morr seriozishte e ?
pththththth
qesh mer YAHOO se jeta asht nji xhiro e deshtume ?