Udhëtimi me tren dhe autobus bëhet falas në… Luksemburg!

30 Dhjetor 2019, 09:18Lifestyle TEMA

Transporti publik lokal në Luksemburg së shpejti do të jetë falas. Nga 1 marsi 2020, udhëtarët nuk do të kenë më nevojë për bileta për autobusë dhe trena.

Zyrat e biletave do të mbyllen dhe inspektorëve do t’u jepen detyra të reja në shërbim. “Thjesht, mendojmë se do të jetë më mirë. Besojmë se kjo nismë do të kontribuojë jashtëzakonisht në imazhin dhe atraktivitetin e Luksemburgut”, tha Kryeministri i vendit Xavier Bettel. Me pagesë do të jetë vetëm “klasi i parë” në trena.

Kjo nismë synon edhe të ndihmojë sado pak në lehtësimin e trafikut në këtë shtet të vogël. Luksemburgu është rreth 2600 kilometra katrorë dhe ka mbi 600 mijë banorë.

Në 20 vitet e fundit, popullsia është rritur me një të tretën. Për më tepër, rreth 200 mijë persona nga Franca, Belgjika dhe nga Gjermania, udhëtojnë për të punuar në Luksemburg çdo ditë. Një rritje prej 140 përqind krahasuar me vitin 2000.

Udhëtimet falas në trena dhe në autobusë pritet t’i kushtojnë buxhetit të shtetit mbi 40 milionë euro.

5 komente në “Udhëtimi me tren dhe autobus bëhet falas në… Luksemburg!”

  1. Bettel says:

    PO HARROVE DHE LÉGALISATION E HASHISH. NA MORI ME QAFE PEDE DO KEMI FRIKE TE MARIM AUTOROUTE .

  2. To be or not to be? says:

    nuk jam i sigurt , jo per te verteten e shkrimit po per gramatiken apo shqipen e shkrimtak arit te ketij shkrimi:

    behe(n) apo beh(e)?
    =
    nese ka ndonje mesues gjuhe na nxirrni na sikleti dhe te shpetojme shqipen nga injorantet dhe analfabete, merci!

    “behen” falas apo “behet falas”?
    =
    une mendoj ” BEHEN falas”

    1. Gaz says:

      Behet (udhetimi, njejes), titulli eshte ne rregull.
      Ama fjalia e fundit duhet te jete “priten” (udhetimet, ne shumes) ?

  3. Zgalem says:

    Kjo mase , qe merr ky shtet I vogel , nuk ka pse te levdohet . Vendet e punes shkurtohen , dashur pa dashur . Keto para mund te perdoren , per rritje pagash e pensionesh . Kapitalizmi ka ligjin e hekurt Mall- para- mall . Ky ligj injorohet me udhetimet falas . Po ta vazhdojme kete llogjike , jepet drita , uji falas , arsimi dhe shendetesia po se po, njerzit duhet te sorollaten ne sheshin e manazgjase . Zgalem

  4. Taku says:

    Udhetimi – behet
    Udhetimet- behen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje