FOTOT: Nga Victoria Beckham te Rita Ora, ja VIP-at që shoqërohej gruaja e shqiptarit të vrarë në Londër

29 Dhjetor 2019, 13:39Lifestyle TEMA
FOTOT: Nga Victoria Beckham te Rita Ora, ja VIP-at që shoqërohej

Natën e Krishtlindjes u vra tragjikisht në Londër shqiptari Flamur ‘Alex’ Beqiri në sy të gruas dhe fëmijës së tij të mitur.

Mediat britanike pasqyruan me shpejtësi ngjarjen, duke dhënë detaje në lidhje me krimin që tronditi vendin e tyre.

Kosovari, i lindur në Ferizaj, por që jetonte prej disa kohësh në kryeqytetin britanik, punonte si producent i disa artistëve të njohur në Angli.

Nga fotot në rrjetet sociale shihet se çifti bënin jetë luksoze dhe e shoqja Debora Beqiri shoqërohej me emrat të njohur në Britani.

Ajo është mike me familjen e Rita Orës, ku nuk mungojnë fotot me të dhe motrën e këngëtares.

Por, në llogarinë e saj në Instagram nuk mungojnë as fotot me Victoria Beckham dhe fëmijët e saj.

Sipas mediave britanike, ekzekutimi i 36-vjeçarit është i lidhur me disa vrasje në Suedi, ku Beqiri figuronte ne 2008-tën si njëri prej njerëzve më të kërkuar në vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje