Presidenti i Republikës Ilir Meta njofton në faqen e vet në Facebook se ka dekoruar sot me dekoratën e “Flamurit Kombëtar” Vasil Laçin, të riun shqiptar nga Piqerasi i Sarandës që krye atentat ndaj Viktor Emanuelit III më 17 maj 1941 në Tiranë.
Në mesazhin e tij, Meta thekson jehonën e këtij akti duke gjykuar se plumbat e Laçit ishin gjuha e një populli të tërë kundër pushtuesit dhe puthadorëve të tij.
Presidenti vë në dukje se dekorata ishte parashikuar si pjesë e festimeve të 75-vjetorit të Çlirimit, por që nuk u realizuan për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.
Përtej vlerësimit padyshim të merituar, bie në sy një preferencë e kreut të shtetit për atentatorët. Pak muaj më parë zoti Meta nuk e hiqte nga goja Avni Rustemin.
Mesazhi i Metës:
Të dashur qytetarë!
Sot po mbyllim vitin 2019 edhe si vitin e 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut nga pushtuesit nazifashistë!
Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare do të mbetet gjithmonë një nga epopetë më të ndritura të popullit tonë në betejat për liri, çlirim, pavarësi dhe dinjitet kombëtar.
Për shkak të fatkeqësisë natyrore të 26 nëntorit nuk mundëm ta përkujtonim me madhështinë që meritonte këtë 75-vjetor të Çlirimit!
Por sot kam kënaqësinë dhe nderin të ndaj me ju vlerësimin me Dekoratën më të lartë, atë të “Flamurit Kombëtar”, të njërit prej heronjve më të guximshëm dhe frymëzues të Rezistencës Antifashiste të popullit tonë, Vasil Laçit.
Në moshën 19 vjeçare, Vasil Laçi në 17 Maj 1941 i foli pushtuesit në emër të mbarë popullit shqiptar në gjuhën që meritonte përmes aktit të tij historik.
Edhe pse një akt tërësisht individual, ai ishte një akt i ndërgjegjshëm patriotik që buronte nga atdhedashuria, por edhe nga ndjenjat e revoltës mbarëkombëtare ndaj pushtuesit dhe puthadorëve të tij.
I bindur në sakrificën më sublime që po bënte, Vasil Laçi me krismat e tij zgjoi fort ndërgjegjen kombëtare të rinisë shqiptare dhe popullit tonë, duke u treguar se rruga e lirisë kërkonte përballje me pushtuesin dhe vendosmëri për sakrificat më sublime.
Përmes këtij akti sublim, Vasil Laçi ndërpreu poezitë dhe rininë e tij për t’i treguar mbarë rinisë se cila ishte rruga për realizimin e ëndrrës së Lirisë.
Akti heroik i Vasil Laçit kundër uzurpatorit të fronit të Shqipërisë ishte demonstrimi më kuptimplotë patriotik dhe atdhetar kundër pushtimit fashist dhe dhunimit të sovranitetit shtetëror dhe kombëtar.
Lavdi të përjetshme heronjve dhe dëshmorëve të Atdheut! ??
Sa rrace e poshter oooo zot.
Ilir Meta ka dobsi per atdhetaret , per kte meriton rrespekt , po ju zgjyra per çin keni dobsi , per mutatet , per viktore manuelet , apo nazistet shkerdhata pa tru , antishqiptarizmi esht kthyer ne hobi nga kta pushta qe hiqen per snobista por qe nuk meritojn atdhe , atdheun e meritonte me plot gojen ai qe ju talleni VASIL LAÇI qe per atdheun fali jeten.plera .
Ilir Meta ka dobsi per atdhetaret , per kte meriton rrespekt , po ju zgjyra , per çin keni dobsi , per mutatet , per viktore manuelet , apo nazistet zogun e tirones shkerdhata pa tru , antishqiptarizmi esht kthyer ne hobi nga kta pushta qe hiqen per snobista por qe nuk meritojn atdhe , atdheun e meritonte me plot gojen ai qe ju talleni VASIL LAÇI qe per atdheun fali jeten.plera .
Ender e keqe kjo ma dalt per hajer o like
Që felliqesire eshte Like idioti kjo dihet po ne kete rast ka te drejte. Po ke te dekoroje more Mero ballisti Dervishet, Kapllanet apo Tufat tend të dashur që na cave b… me artikuj e tyre tek pacavuria jote Tema. Prandaj mos shekoni m.. e tjetrit po gropen e zeze te hales te tende që po qelb vendin Mero se ti nuk je me i paster dhe i mire se Likja njelloj jeni skeni ndryshim ne asgje.
MESAZHI I MALOKUT HAJDUT SKRAPARLLI: DO T’I BEJ ATENTAT EDI RAMES SI VASIL LACI NDAJ VIKTOR EMANUELIT!
PASI HOQI DORE NGA VETEVRASJA E SALVADOR ALENDES, NGA MIC SOKOLI QE IU HODH GRYKES SE TOPIT, NGA VOJO KUSHI MBI TANK, I KANE MBETUR AVNI RUSTEMI DHE VASIL LACI!