Myfarete Laze: Sot të mbysin antivlerat, ndaj jam tërhequr nga muzika

1 Janar 2020, 12:30Lifestyle TEMA

Është tërhequr me vetëdije nga skena sepse nuk i pëlqen të bëjë kompromise me antivlera.  Por kjo nuk do të thotë se ka hequr dorë nga kënga.

E ftuar në emisionin “Tempora” mbrëmjen festive të 31 dhjetorit, Myfarete Laze tregon surprizat që së shpejti do i vijnë publikut:

“Po bëj disa bashkëpunime shumë të bukura me Mond Zhulalin, me Flamur Shehun, për të sjellë arome shkodre, çamërie dhe festivali. Të trija të grumbulluara në një.

Unë jam  tërhequr me kohë sepse nuk më pëlqen ky ambient, nuk më pëlqejnë abuzimet, kompromiset, nuk më pëlqen tregu. “

Shpreh keqardhje:

“Kemi 30 vite që në televizione të ndryshme edukojmë jo muzikë, por nuk di cfarë është.  Më vjen keq. Nuk e kam gjet veten. Nuk kam bërë asnjë kompromis.

Nuk kam asnjë këngë tallava dhe jam tërhequr në kulmin tim sepse nuk gjeta veten kur nisi playback, pseudokompozitorët, pseudopoetët dhe pseudokëngëtarët.

Nuk më vjen keq për tërheqjen sepse duhet të dish kur tërhiqesh. Por ndryshe nga koha ime kur ishte politizimi i gjithçkaje, sot po mbysin antivlerat. Turma ose të merr me vete, ose të rrëzon.”

5 komente në “Myfarete Laze: Sot të mbysin antivlerat, ndaj jam tërhequr nga muzika”

  1. Bravo ,
    te tilla deklarata i vlejn shume asaj shoqerie
    jovetem sa i takon atyre qe bejn muzike atje ,
    por gjithe shqiptareve .
    Nji qedrim te duhet ta beinin shume shqiptare qe i duan te mire asaj shoqerie ,
    qe po degradon cdo vlere njerezore ,
    e ben te reflektoje eliten e atij vendi ,qe fleh ne prerin e injoraces

  2. gashi says:

    je terheq se tka ra takati. i ndodh gjith artistve mos u boj merak… mbi te gjitha kur te te shkoje mendja me punu nje kenge, mos ik ti boesh deres te mond zhulalit dhe simotrave te tij te lodhura, te vjeteruara

  3. nord.al says:

    Bravo Myfarete, je perfaqesuese e muzikes se vertete shqiptare.

  4. keto kisha... says:

    Megjithese une shume shkodrane nuk i pelqej se jane kthyer ne kerriça, respekt per Mefareten per kengen e saj dhe ato qe shprehe. E veshtire te gjeshe nje shkodrane ne binare, por Mefarete ben perjashtim. Keshtu eshte kur te drejton logjika dhe jo emocioni.

  5. vlonjati says:

    ..pa tjeter dje vleresohej zeri ,sot vleresohet gopi .gjoksi me silikon. buza si byth dhe bythet si buz. sot martohen me dashnoret e njeri tjetrit . dje ishit zonja sot jane zhgere. tallava me goje ,tallava me pidh, tallava me byth.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje